MEDITIMI I DITËS – PRANIMI I FËMIJËVE DHE I TË VEGJËLVE

Written by on February 21, 2022

Mk 10, 13-16 PRANIMI I FËMIJËVE DHE I TË VEGJËLVE

Kërkoj hirin: që të pranoj Mbretërinë e Hyjit që është e pranishme në fëmijë.

Ia sillnin fëmijët që të vinte dorën mbi ta, por nxënësit ua ndalonin. 14 Jezusit, kur i pa, i erdhi keq dhe u tha:

Jezus ti i paraqet këshillat për marrëdhëniet të cilat prindërit duhet t’i kenë me fëmijë. Ti kërkon për fëmijët dhe të përjashtuarit pranimin më të madh. Për marrëdhënien burrë grua kërkon barazinë më të madhe. Për fëmijët që nënat i sjellin tek Ti, kërkon butësinë më të madhe.

I sillnin fëmijën tek ti, o Jezus që ti t’i prekje, e Nxënësit ua ndalonin. Përse? Teksti nuk na thotë këtë gjë. Ndoshta për arsye se rregullat e kohës thonin së nënat dhe fëmijët e vegjël gjithnjë ishin ta papastër në mënyrë rituale. T’i prekesh do të thotë të bëhesh i papastër! Nëse ata të preknin ty, o  Jezus, në ty kalonte papastërtia e tyre! Mirëpo, ti nuk i pranon këto zakone që i përshkruan kjo pastërti rituale. Qorton nxënësit dhe i pranon Nënat më fëmijët. I prek, i përqafon duke thënë: “Lërini fëmijët të vijnë tek unë e mos i ndaloni; sepse atyre u përket Mbretëria e Hyjit! Dhe shton: 15 Përnjëmend po ju them: kush nuk e pranon Mbretërinë e Hyjit porsi fëmija i vogël, nuk do të hyjë në të.” Pastaj 16 i përqafon fëmijët dhe i bekon duke vënë duart mbi ta.

Kështu dëshiron të na thuash:

  1. a) Fëmijët i marrin të gjitha nga prindërit, nuk ia dalin të meritojnë atë gjë që marrin, por jetojnë nga dashuria që ju dhurohet falas.
  2. b) Prindërit i marrin fëmijët si dhuratë të Hyjit dhe kujdesen për ta me dashurinë më të madhe të mundshme. Kujdesi i prindërve nuk është për të zotëruar fëmijët, por për t’i dashur, edukuar në mënyrë që të rriten dhe të realizohen.

Shenjë e Mbretërisë: është të pranosh fëmijët dhe të përjashtuarit. Ka shumë shenja të pranisë dhe të vendosjes, aktualizimit të Mbretërisë së Hyjit në jetën dhe në veprimtarinë tënde o Jezus. Njëra prej tyre është pranimi i fëmijëve dhe i të vegjëlve. Përveç këtij momenti kemi edhe raste tjera të pranimit të të vegjëlve dhe të fëmijëve.

Ti kërkon që t’i pranojmë dhe të mos i shkandullojmë. Kjo është fjala jote kundër atyre që shkaktojnë shkandull në fëmijët, domethënë që janë arsye për shkak të cilave të vegjlit nuk besojnë në Hyjin. Për ta do të ishte më mirë të vendosin gurin e mullirit në qafë dhe të hidhen në det (Mk 9, 42; Mt 18, 6).

Ti kërkon që të bëhemi si të vegjlit. Jezus, i përqafon të vegjlit dhe njëjtësohet me ta dhe na thau “Kush pranon një fëmijë me pranon mua” (Mk 9, 37) “Dhe sa herë që këto gjëra i bënin njërit prej këtyre vëllezërve të mi më të vegjël, ma keni bërë mua” (Mt 25, 40).

Ti kërkon që të bëhemi si fëmijët. Iu kërkon nxënësve të tu që të bëhen si fëmijët dhe ta pranojnë Mbretërinë e Hyjit si ata (Mk 10, 15; Mt 18, 3; Lk 9, 46-48).

Në këtë mënyrë i bën fëmijët mësues të të rriturve! E Kjo gjë nuk është diçka normale, sepse ne përgjithësisht ne njerëzit e bëjmë të kundërtën.

Ti kërkon që të mbrohet e drejta të cilën fëmijët e kanë për të bërtit. Kur hyre në tempull, rrëzove tavolinat e thyesve të të hollave, janë fëmijët ata që më së shumti bërtisnin “hosana Birit të Davidit!” (Mt 21, 15), që i kritikojnë krerët e priftërinjve dhe skribët, e Ti, Jezus ju the “se nëse ata nuk flasin do të flasin gurët” duke ju kujtuar Shkrimet (Mt 21, 16).

Të jemi mirënjohës për Mbretërinë e pranishme në të vegjlit. O Jezus, gëzimi yt është i madh, kur percepton se fëmijët dhe të vegjlit i kuptojnë se gjërat e Mbretërisë të cilat i shpalle para njerëzve. “Të falënderoj, o Atë!” (Mt 11, 25-26) se të vegjlit i kuptojnë më mirë se mësuesit gjërat e Mbretërisë!

Ti kërkon që t’i pranojmë dhe të kujdesemi,  sepse janë shumë fëmijë dhe të rinj që ti i pranon, kujdesesh për ta ose i ngjall. Kështu bëre me bijën e Jairit, 12 vjeçare (Mk 5, 41-42), bijën e gruas kananease (Mk 7, 29-30), djalin e gruas nga Naini (Lk 7, 14-15), djaloshin epileptik (Mk 9, 25-26; birin i Centurionit Lk 7, 9-10), birin i funksionarit publik (Gjn 4, 50), djaloshin që kishte 5 bukë e 2 peshq (Gjn 6, 9).

O Zot, në shoqërinë tonë e në bashkësitë tona, ka shumë të vegjël që janë të përjashtuar, na eja në ndihmë që edhe në t’i pranojmë në të njëjtën mënyrë siç i pranove ti. Më ndihmo që edhe unë ta kuptojë së në jetën e fëmijës kam mundësi çdo ditë ta gjej të pranishme Mbretërinë e Hyjit.

 


Current track

Title

Artist

Send this to a friend