MEDITIMI I DITËS – THESARI DHE PERLA

Written by on August 1, 2017

Mt 13, 44-46 THESARI DHE PERLA

 

Kërkoj hirin: që Fjalën e Hyjit ta përjetoj si pasuri dhe thesar.

 

Në atë kohë, Jezusi i tha turmës: 44 “Mbretëria e qiellit është e ngjashme me thesarin e fshehur në arë:

Ja përngjasimi i ri për Mbretërinë e qiejve. Përngjasimi është shumë konkret. Jezusi nuk flet në mënyrë teorike dhe abstrakte. Fjalët e tij kanë domethënie, ndërsa përngjasimet dhe shëmbëlltyrat janë plot me simbolikë dhe nxisin për të medituar.

Mbretëria e qiellit është e çmueshme si thesari. Secili e di çfarë do të thotë thesari. Këtë e di i dituri dhe i padituri, shkencëtari dhe punëtori fizik e dinë mirë se çfarë është pasuria. Secili këtë gjë ka mundësi ta kuptojë në mënyrën e vet. Gjithsesi kjo gjë është tërheqëse, diçka që njerëzit e ëndërrojnë dhe e dëshirojnë në thellësinë e tyre. Sa shumë i tërheqin njerëzit lotaritë dhe lojërat tjera të fatit, ato i tërheqin të gjithë blerësit e tyre që në fshehtësi mendojnë se do ta marrin çmimin e parë. Thesari për të cilën flet Jezusi është i fshehur në tokë, në arë. Kjo gjë nuk është diçka e pazakonshme as e panjohur. Njerëzit këtë gjë e bënin, sidomos në kohërat e vjetra kur nuk kishte banka kursimi, kur nuk kishte arka në të cilat familja ruante gjërat më vlerë. Këtë gjë njerëzit e bëjnë edhe sot para kërcënimit të rreziqeve dhe kur ju duhet dhunshëm dhe shpejt t’i braktisin vatrat e tyre. Në këto vështirësi njerëzit e vendosin në dhe pasurinë e tyre që në këtë mënyrë ta ruajnë.

njeriu që e gjen, e fsheh prapë, dhe, plot gëzim, shkon, shet gjithçka ka dhe e blen atë arë.

Ndodh që zotëruesi të vdes para se t’ia zbulojë dikujt vendin në të cilin e vendosi në tokë pasurinë. Kështu kjo pasuri mbetet në dhe derisa mos ta gjej punëtori i rastit. Para një kohe në Kumran gjetën një pasuri të tillë. Tre qypa, që ishin të fshehur në dhe njëri pranë tjetrit plotë më para të hekurit. Qartë se askush nuk e dinte se ku i kishin vendosur në dhe, sepse krejtësisht rastësisht i zbuluan.

Ndodhi që njeriu në të njëjtën mënyrë ta gjej thesarin. Tregoj dinakëri dhe shkathtësi të madhe. A ishte i gëzueshëm? Këtu kjo pyetje nuk ka rëndësi. Ai e fsheh thesarin përsëri duke fshehur pas vetës më kujdes të gjitha gjurmët që të mos shihet se diçka ka prekur, fsheh në dhe ose ia ndërron vendin. Ai është jashtë vetës nga gëzimi. Shkon shet çka ka. Mendon vetëm një gjë: si ta blej sa më parë atë arë. Vetëm më këtë gjë merret. Duhet bërë gjithçka që sa më parë ta blej atë arë që nuk vlen asgjë, është e pafrytshme, plot me ferra dhe gurë. Përndryshe mund t’i ndodh dikujt tjetër ajo që i ndodhi atij. Shpejton në punë.

Si reagojnë më të afërmit e tij, gruaja dhe fëmijët? Ata pyesin a është normal, çfarë i ndodhi? Mirëpo ai nuk dëgjon askënd, nuk ka frikë nga puna që kryen. Ndoshta të tjerët e përqeshin që po e blenë atë arë që nuk vlen asgjë, që është e pafrytshme, më ferra dhe gurë. Ai nuk dëshiron të këshillohet më askënd. Kryen punën i vetmuar, sepse e di se aty është thesari. Ai është i sigurt në vetvete.

O Zot, po më flet për gëzimin e njeriut që e gjeti thesarin. Flet për përcaktimin e tij të rëndësishëm që të shes gjithçka ka që ta blej atë arë. Ky është përngjasimi i njeriut që të gjeti Ty dhe e kuptoj se e gjeti kuptimin e jetës së vet, se e gjeti thesarin. Më gatishmëri i le të gjitha dhe jeton vetëm për këtë thesar që zbuloj e që i mungonte, të cilin aq shumë e kërkonte gjatë jetës së vet. Shumë vet rreth tij nuk kuptojnë dhe e konsiderojnë «të marrë». Mirëpo ai është i sigurt në thesarin e vet dhe nuk e ka të vështirë t’i braktis të gjitha dhe të vë në rrezik çdo gjë, vetëm që të jetë pran Teje.

O Zot, më ndihmo që të kuptoj se Ti je i vetmi thesar të cilin ia vlen për ta kërkuar dhe për të cilin mund të braktis gjithçka. O Zot, po të lutem më ndihmo që të jem i gatshëm të braktis gjithçka vetëm për Ty. Ai që takohet më Ty ai e ka gëzimin dhe harenë e vërtetë. Për ketë njeri asgjë nuk është e rëndë që ta bëj, sepse e di vlerën për të cilën e shpenzon krejt jetën e vet.

 A dallohet në mua ky gëzim pse e mbartë Krishtin? A di t’i gëzohem takimit me Zotërinë që kjo gjë të shihet në mua edhe nga jashtë?

5 Pastaj Mbretëria e qiellit i përngjan tregtarit që kërkon perla të çmueshme. 46 Kur gjen një perlë me vlerë të madhe, shkon, shet gjithçka ka dhe e blen atë perlë.

Tregtari që kërkon gjërat me vlerë, sillet rreth e rrotull më durim dhe shikon. Para syrit të tij nuk mund të fshihen gjërat me vlerë edhe pse në shikim të parë nuk dukën të tilla. Përvoja e tij nuk ia lejon që t’i tejkalojë ato. Kur has në vlerë të vërtetë, në perlë, është jashtë vetës nga gëzimi dhe shpejton për ta blerë. Bashkuesit e vërtetë të gjërave më vlerë sillën rreth e rrotull për të gjet gjëra më vlerë, kërkojnë gjëra që iu mungojnë në koleksionet e tyre.

O Zot, më duhet që gjatë jetës sime t’i kërkoj vlerat e vërteta, perlat që kanë vlerë të pakalueshme. Nuk guxoj t’i dorëzohem moskujdesit, por me duhet të jem i vyeshëm dhe punëtor. Përla nuk gjendet vetëm duke shëtitur. Kërkon durim dhe punë të vazhdueshme. Po të lutem që të jem vërtetë i durueshëm dhe i qëndrueshëm në kërkim të thesarit!

 


Current track

Title

Artist