MEDITIMI I DITËS – TË AFËRMIT E JEZUSIT

Written by on January 23, 2017

Mk 3, 31-35 TË AFËRMIT E JEZUSIT

 

Kërkoj hirin: që të kuptoj se vetëm duke zbatuar vullnesën e Hyjit mund të përfshihem në mesin e të afërmve të Jezusit.

 

31 Ndërkaq erdhën nëna e tij dhe vëllezërit e tij. Zunë vend përjashta dhe dërguan dikë ta thërrasë. 32 E kishin rrethuar shumë njerëz.

Kundërshtarët e Jezusit u larguan prej tij pasi që u përgjigj në kundërshtimet e tyre me logjikë të qartë. Turma mbetët. Jezusi është mes tyre. Ajo e rrethon dhe e dëgjon më besnikëri. Asaj i bashkohen edhe më të afërmit  e Jezusit. Mes tyre është edhe nëna e tij. Me emrin vëllezërit nënkuptohen njerëzit më të afërm na ana e nënës dhe e Jozefit. Për dallim nga grupi i përparshëm i të afërmve, kushërinjve,  që e konsideronte «jashtë vetës» dhe të «humbur», këta dëshirojnë të takohen më të. Erdhën nga Nazareti në Kafarnaum dhe kur panë turmën që e kishte rrethuar shtëpinë as që përpiqen për tu afruar, por e lajmërojnë përmes të tjerëve.

 Po i thonë: “Nëna jote dhe vëllezërit e tu janë përjashta e po të kërkojnë.” 33 Ai u përgjigj: “Kush është nëna ime e kush janë vëllezërit e mi?”

A nuk ishte në mesin e këtyre të afërmve të Jezusit frika për Jezusin dhe për të gjitha ato që po ndodhnin rreth tij? Lajmet vinin deri në Nazaret. Edhe Maria u nisë që të takohet më birin e saj. As asaj, edhe pse ishte nëna e tij nuk ju kishte dhënë çdo gjë në mënyrë «automatike» për ta kuptuar misionin e birit të saj. Edhe asaj ju desh të rritet në fe. Pranimi i saj «u bëftë si thua ti» që ia bëri Engjëllit në Nazaret, e drejton nga befasia në befasi. Mirëpo, ajo mbetet përgjithmonë grua e fesë. Kështu ishte edhe në këtë rast kur dëshironte të takohej me birin e vet. Jo, nuk ishte e thjeshtë të pranohej plani i Hyjit për shëlbimi i njeriut. Në këtë mister ishte e nevojshme të hynte ngadalë, të lejonte që Jezusi dal nga dalë të hynte dhe ta merrte nismën. Të gjitha të tjerat shkonin larg këtij plani ose ishin në kundërshtim të plotë me këtë plan.

Kjo është domethënia e rritjes në fe. Duhet udhëtuar vazhdimisht, duhet dal gjithnjë, nuk guxojmë të mbetemi në vend. O Zot, në ecje pas teje më presin shumë befasi. Më duhet të hap duart dhe t’i pranoj. Më duhet të braktisë shumë zakone dhe të shkoj në drejtim të panjohur.

34 Dhe, si ua hodhi sytë rreth e rrotull atyre që rrinin përreth tij, tha: “Ja nëna ime e vëllezërit e mi!  35 Sepse, kushdo e kryen vullnetin e Hyjit, ai është vëllai im, motra ime e nëna!”

Shikimi i Jezusit. Do përpiqem ta përjetoj këtë shikim më të cilin Jezusi i shikon të gjithë ata të cilët e rrethojnë. Ai shkon shumë më thellë se sa mund të përfshij shikimi i thjeshtë, ai shikon në zemër. Ky është shikimi i cili më përcjell edhe mua, ky është shikim që asnjëherë nuk largohet prej meje, më përfshinë dhe më njeh. Para tij jam pa maska, pa fasadë dhe mbulesë. Prandaj kam mundësi të lutem sinqerisht përpara shikimit të tij.

A është ky refuzimi i Jezusit? A është ky qëndrimi i ftohët ndaj nënës dhe më të afërmve të vet? Fjalët nuk dukën aspak të buta dhe nuk interesohen aspak për ta.

Jezusi nuk e refuzon takimin më me të afërmit e vet të cilët e kërkojnë. Më fjalët e veta dëshiron tu thotë se i la për diçka më të lartë, se shkoj prej tyre që të shkonte pas thirrjes së Hyjit. Nuk u nda prej tyre për t’i nënçmuar ose pse nuk i donte, por pse i përkiste Hyjit plotësisht. Kush kishte mundësi që këtë gjë në mesin e të afërmve të tij ta kuptonte si duhet? Në fillim, duket se askush. Më vonë nëna e tij filloj ta kuptojë dalë nga dalë se kështu duhej të ishte.

Jezusi dëshiron të thotë se ekziston diçka më e lartë dhe më e fortë se sa dashuria vëllazërore. Ka diçka më të fortë se dashuria për nënën. Në të vërtetë, nuk ka ndonjë dashuri që ka mundësi të jetë më e fort se dashuria për Hyjin. Vetëm për shkak të kësaj dashurie njeriu ka mundësi t’i braktisë të gjitha dashuritë tjera të cilat i ofrohen në rrugët e kësaj toke. Vetëm Hyji meriton më shumë se sa të gjitha lidhjet, dashuritë dhe miqësitë.

Ekziston diçka që është më e rëndësishme se gjithçka tjetër, por kjo gjë u harrua. Jezusi shfrytëzon çastin më të volitshëm që të tregojë këtë gjë. Gjëja më e rëndësishme për secilin njeri është ta kryej vullnesën e Hyjit. Edhe këtu, Jezusi e paraqet gjerësinë e zemrës dhe të dashurisë së vet. Ai që është i tillë dhe e kryen vullnesën e Hyjit hyn në rrethin e familjes së tij që nuk varet as nga lidhja e gjakut as nga lidhja e mishit. Këtu zgjerohen horizontet e familjes duke u bërë të gjerë sa është bota e gjerë. Arrin pikat më të largëta, arrijnë edhe njeriun e fundit i cili Hyjin e ka në zemër dhe dëshiron ta kryej vullnesën e Hyjit.

Familja e Jezusit është e gjerë dhe e madhe sa është e gjerë dhe e gjatë bota. Kjo familje është shpirtërore e jo trupore. Në të është edhe nëna e tij që ia dhuroi jetën. Kush më mirë se ajo e plotësoj vullnesën e Hyjit? Kush patë mundësi të thotë më mirë se ajo: «Ja shërbëtorja e Hyjit!»

O Zot, e vetmja gjë që po ta kërkoj këtu, dhe nëse ma jep këtë mi dhe të gjitha, është që vullnesa jote të jetë në vendin e parë në jetën time. «Atë, u bëftë vullnesa e jote…»

 


Current track

Title

Artist