MEDITIMI I DITËS – TALENTET QË MU BESUAN

Written by on September 1, 2017

Mt 25,14-30 TALENTET QË MU BESUAN

 

Kërkoj hirin: që të punoj seriozisht me dhuratat që i mora për ta realizuar shëlbimin.

 

Në atë kohë Jezusi u tregoj nxënësve të vet këtë shëmbëlltyrë: 14 “Mbretëria qiellore është sikurse ai njeri që, kur deshi të niset për dhe të largët, i thirri shërbëtorët e vet e ua dorëzoi pasuritë e veta. 15 Njërit i dha pesë talenta, tjetrit dy e të tretit vetëm një: secilit sipas zotësisë së tij e u nis për udhëtim.

Menjëherë duhet thënë se ai Njeri – Zotëri, është Jezusi, kurse shërbëtorët, jemi ne të krishterët. Ai iu beson kujdesin që dhuratat e tija të japin fryt për zhvillimin e Mbretërisë së tij. Prandaj njerëzit duhet të japin llogari për përdorimin e tyre.

Secili njeri i mori dhuratat sipas aftësive të veta, prandaj duhet të bashkëpunoi duke punuar më to. Derisa e presim Jezusin, nuk duhet të rrimë pa punë, ose ta kalojmë kohën në sentimentalizëm. Secila shëmbëlltyrë e Jezusit për ardhjen  e tij përfundimtare na nxit përsëri për tu përgatitur për këtë takim.

Jezusi më dha një pjesë të të mirave të veta, unë i zotëroj ato. Sa? A ka rëndësi të madhe kjo gjë? Secili prej nesh mori ndryshe. Ka dallime, para dallimeve nuk kemi mundësi t’i mbyllim sytë. Mirëpo gjithashtu nuk guxojmë t’i shikojmë të gjitha në aspektin material. Në qoftë se shikojmë vetëm kështu, jemi në rrezik që të mos kuptojmë gjënë më të rëndësishme të cilën Jezusi dëshiron të na thotë. Ka rëndësi të madhe të dijë se unë mora sipas aftësive që kam dhe më këtë gjë duhet të punoj.

16 Menjëherë ai që mori pesë talenta u çua dhe i shtiu në punë e me ta fitoi edhe pesë të tjerë. 17 Po ashtu, edhe ai që mori dy talenta, fitoi edhe dy tjerë. 18 Kurse ai që mori vetëm një, shkoi, çeli një gropë në dhe, dhe e fshehu paranë e zotërisë së vet. 19 Pas një kohe të gjatë, u kthye zotëria i atyre shërbëtorëve dhe kërkoi llogari prej tyre. 20 E si doli para ai që kishte marrë pesë talenta, i nxori para edhe pesë të tjerë e tha: ‘Zotëri, ti më pate dhënë pesë talenta, ja, edhe pesë të tjerë që i fitova.’ 21 Iu përgjigj zotëria i tij: Të lumtë, shërbëtor i mirë e besnik! Pse u dëftove besnik në gjëra të vogla, do të bëj të parë mbi pasuri të mëdha: hyr në gëzimin e zotërisë tënd!’ 22 U afrua pastaj edhe ai që kishte marrë dy talenta e tha: ‘Zotëri, ti më pate dhënë dy talenta, ja, edhe dy të tjerë që i fitova!’ 23 Iu përgjigj zotëria i tij: ‘Të lumtë, shërbëtor i mirë, e besnik! Pse u dëftove besnik në gjëra të vogla, do të bëj të parë mbi pasuri të mëdha: hyr në gëzimin e zotërisë tënd!’

Kaloj shumë kohë deri sa Zotëria u kthye. Kjo kohë ka rëndësi të madhe. Ekziston rreziku që njeriu mos ta shfrytëzojë më mençuri. Fatmirësisht, ka mundësi edhe ta shfrytëzojë shumë mirë për të mirën e vet. Ka mundësi të punojë dhe të fitojë dyfishin e asaj që mori ashtu siç bënë dy shërbëtoret e parë nga shëmbëlltyra. Zotëria i shpërblen dhe i lavdëron, sepse ishin të zellshëm, të mirë dhe besnik. I pranon në gëzimin e vet, në gëzimin e Mbretërisë të cilën e merituan.

O Zot, më ndihmo që t’i zhvilloj talentet e mi. Më ndihmo që të jem i kënaqur me dhuratën që më dhe. Më ndihmo që asnjëherë mos të krahasohem, as mos të jem smirëzi ndaj të tjerëve. Më ndihmo që të punoj me të gjitha forcat e mia, sepse vetëm kështu në fund do të dëgjoj duke më thënë se isha i zellshëm, i mirë dhe besnik.

24 Kur u afrua ai që kishte marrë vetëm një talent, tha: ‘Zotëri, duke të njohur se je njeri i ashpër, se korr ku nuk mbolle e mbledh ku nuk hodhe, 25 u frikësova e shkova dhe e fsheha talentin tënd në dhe: ja, tani gjënë tënde!’ 26 Zotëria i tij iu përgjigj me këto fjalë: ‘Shërbëtor i keq dhe përtac! E ke ditur se korr ku s’mbolla, mbledh ku nuk hodha, 27 prandaj të është dashur ta shtiesh paranë time në bankë e në kthimin tim kisha marrë gjënë time me kamatë.

Koha e pritjes është kohë e rrejshme. Ekziston mundësia që të mos e shfrytëzojmë. Kjo gjë shkatërron njeriun dhe i sjell fatkeqësi. Gjykimi i fundit është i qartë. Këtu shihet qartë sa përgjegjësi kemi për shëlbim. Nuk ka rëndësi sa dhurata morëm, nuk ka rëndësi cilën punë e bëjmë. A është kjo punë të cilën shoqëria e konsideron më të pandershme, ose është punë që i tërheq të gjithë, kjo gjë nuk ka aspak rëndësi. Ka rëndësi të madhe që t’i njoh talentet e mia, që t’i pranoj dhe të punoj me ta. Më punë ose pa punë, punoj për ose kundër ndëshkimit tim. Në gjyqin e fundit të Zotërisë, jeta ime do të vlerësohet sipas gjërave konkrete që kam bërë.

28 Prandaj merrjani këtij talentin e jepjani atij që ka dhjetë talenta! 29 Sepse, atij që ka do t’i jepet më e do të ketë me shumicë, e atij që s’ka, do t’i merret edhe ajo pakicë që ka! 30 E shërbëtorin e pavlefshëm nxirreni përjashta në terr, ku do të jetë vaj dhe kërcëllim dhëmbësh!’“

Bashkëpunimi jonë më hirin është shumë i rëndësishëm. Është e rëndësishme gatishmëria dhe përpjekja jonë në përdorimin aftësive tona. Në këtë gjë nuk ka mundësi të na zëvendësojë askush. Nuk ka rëndësi cilën thirrje më bëri Hyji, por është shumë e rëndësishme të përgjigjem në atë thirrje. Nuk ka rëndësi çfarë pune kryej. Ka rëndësi të madhe që të punoj dhe t’i realizoj aftësitë e mia. Ai që mori shumë dhe i shfrytëzoj deri në fund talentet e vet, mori edhe dhuratën e shërbëtorit dembel të cilën ai nuk e shfrytëzoj aspak. Kjo është nxitje e re për secilin njeri që t’i shfrytëzojë dhuratat që mori. Ai që shfrytëzoj deri në fund çdo gjë që iu dhurua, meritoi që të marrë edhe më. Kush nuk bashkëpunon dhe nuk vepron, por në papunësi shpenzon kohën, nuk meritoj gjë tjetër përveçse të hidhet jashtë në errësirë. Më këtë gjë është i ndarë përgjithmonë nga Zotëria dhe gëzimi i amshuar.

 


Current track

Title

Artist