MEDITIMI I DITËS – TALENTET JANË DHURATA TË DASHURISË
Written by Radio Maria on November 17, 2017
E diela e XXXIII gjatë vitit A
Mt 25, 14-30 TALENTET JANË DHURATA TË DASHURISË
Kërkoj hirin: që me gatishmëri t’i shumëzoj çdo ditë dhuratat e Hyjit
Besoj, o Jezus, se Ti je njeriu që para se të nisesh për udhë i ndanë talentet. Ti e realizove veprën tënde të shëlbimit dhe të dashurisë, e plotësove vullnetin e Atit. Tani kthehesh tek Ati që në përfundimin e botës të kthehesh që të na takosh dhe të na marrësh aty ky je Ti. Besoj, o Jezus, se këtu bëhet fjalë për talentet e shëlbimit Tënd, të dashurisë sate, të jetës së dhuruar për ne duke derdhur gjakun. Këto janë talentet të cilat Ti ia beson Kishës sate, talentet të cilat ia beson secilit prej nesh përmes sakramenteve të fesë dhe përmes takimeve tjera me Ty në fe të Kishës. Këto janë dhuratat që dëshiron t’i rrisësh në të mirën e Kishës dhe në të mirën e mbarë botës. Më siguri është krejtësisht në rregull që kur të vish për së dyti do të kërkosh frytet e këtyre talenteve, të këtyre dhuratave të cilat ia besove Kishës sate.
Secilit i jep sipas aftësisë që ka. Po shoh, o Jezus, se ti i njeh shërbëtorët e tu dhe me urti të madhe i ndanë dhuratat, talentet e tua. Mirëpo, gjithashtu shoh, o Jezus, se secilit i jep aq sa mund të mbartë. Është e qartë që secilit i jep mjaftueshëm dhe askush nuk ka mundësi të ankohet se ka tepër pak në kufijtë e jetë së tij njerëzore. Nuk me përket mua, o Jezus, të mendoj pse njërit i dhe pesë, tjetrit 2, e tjetrit vetëm një talent. Thjesht e di se secili mori mjaftueshëm. Aq më shumë dallimi mes ati që mori pesë dha atij që mori dy është më i madh se sa dallimi mes atij që mori dy e ati që mori një talent. E pra i pari dhe i dyti morën të njetin shpërblim, i lavdërove sepse i përdorën mirë të mirat që ua besove. Ata e kryen detyrën e vet duke dyfishuar dhuratën të cilën ua besove. Ata nuk u kujdesen që të frikësuar të fusin në dhe talentet e Tua që të kenë mundësi të të kthejnë çfarë është e jotja, që të të kthejnë borxhin, që mos të kenë në ndërgjegje barrën e padrejtësisë, por me bujari i fusin në punë dhe në shërbim talentet e tua që të gëzohen në fund që patën mundësi të rrezikojnë me dashuri duke dyfishuar dhuratat e tua.
Ai fundit ta kthen gjen tënde. Ai nuk ka asgjë të të jap nga vetvetja, nga zemra dhe jeta e vet. Ta kthen borxhin, por nuk ta zbulon dashurinë. Njeriu i fundit plotëson drejtësinë e skribëve dhe të farisenjve, por nuk ka asgjë tënden, nuk e ka në vetvete drejtësinë ungjillore. Ky nuk i njeh ligjet e dashurisë, nuk hapet para rrezikimit të dorëzimit. Ai nuk e njeh gëzimin e flijimit dhe të vet dhurimit. Prandaj merr reagimin e ashpër të zotërisë. Sepse talentet nuk përfaqësojnë asgjë tjetër përveç se dhuratat tua hyjnore, hiret e Atit dhe dashurinë e Birit të Hyjit, atëherë është e çuditshme se si këto dhurata nuk e takojnë përgjigjen e dashurisë në zemrën dhe në shpirtin e secilit njeri të cilit iu dhuruan. Vetëm ky veprim është i aftë të dyfishojë dhuratat, sepse në logjikën e dashurisë është e pamundur që njeriu të mbetet në të njëjtën shkallë dhe ta ndal flakën të cilën ujërat nuk mund ta fikin. Dashuria njeh vetëm rritjen të cilën e shpreh fjala e urtë: “të dua më shumë se dje dhe më pak se nesër!” Hyji e pret këtë dashuri të re dhe të dyfishuar!