MEDITIMI I DITËS – SOT ËSHTË DITA E PASHKËVE

Written by on March 31, 2018

Gjn 20, 1-9 SOT ËSHTË DITA E PASHKËVE

 

Kërkoj hirin: që t’i jetoj Pashkët me Krishtin e ngjallur.

 

Ti u ringjalle, O Zot, Jezus!

U ringjalle për mua, për ne, për secilin njeri. Korre fitore mbi mëkatin, urrejtjen, të keqen dhe errësirën e botës që edhe ne të ngjallemi me ty.

Na ndihmo që në ne të ngjallet feja, shpresa dhe dashuria jonë! Ngjalle në ne fuqinë e re që të vijmë pas teje dhe të dëshmojmë në fshehtësinë e misterit të Pashkëve, në fshehtësinë e vdekjes, të ngjalljes dhe të ngjiturit tënd në qiell.

Jezus, mos lejo që përvojat e luftës, të së keqes, të humbjeve, mossuksesit dhe frikës të na errësojnë shikimin në dritën tënde. Mos lejo që të zhytemi në jetë pa shpresë duke na përfshi ato ndjenja të këqija mbi të cilat korre fitore me ringjalljen tënde.

Ngjallu, o Zot, në zemrat e atyre që nuk besojnë më në fuqinë e miqësisë dhe të së mirës. Në të gjithë që kanë lejuar që zemrën tua bren urrejtja, dëshira për hakmarrje dhe për sigurinë që fitohet me dhunë.

Jezus, ngjallu në zemrat e fëmijëve që lindin, ngjallu në njerëzit që kërkojnë fuqinë për jetë, për dhurimin e vetvetes. Ngjallu në secilin njeri që e ka të plagosur trupin dhe shpirtin.

Varri nuk pati mundësi që ty, që je fillimi i jetës të mbaj në përqafimin e vet.

Eja, o Zot Jezus! Kemi nevojë për ty. Ngjallja e jote është e reja dhe shpresa e kësaj bote. Ngjallja e jote është e vetmia pikë e qëndrueshme në mbarë gjithësinë që lëviz çdo gjë, nga e cila buron gjithçka dhe tek e cila kthehet gjithçka, sepse gjithçka tërheq tek vetja.

Ngjallja jote është realitet që nuk përfundon kurrë. Duke kremtuar ngjalljen tënde, o Jezus, sot dhe çdo të diele, nuk kremtojmë vetëm një ngjarje që përfundoi, por të kremtojmë ty që je i gjallë në jetën tonë. Të kremtojmë daljen tënde nga koha në ekzistencën e re, të kremtojmë të ardhmen tonë.

Ngjallu, o Zot, sot në Kishën tënde që edhe ajo të shkëlqej me plotësinë e shkëlqimit tënd në të gjithë njerëzit e kësaj bote. Ngjallu në ne, o Jezus, sepse të nevojitemi që njerëzve tu dëshmojmë paqen dhe dashurinë, që të jemi mbartësit e shpresës.

Nxënësit e tu përjetuan kryqëzimin tënd, por pas përvojës së ringjalljes filluan që në botë ta përhapin Lajmin e gëzueshëm për jetën e re, për shpresën e re dhe gëzimin e Pashkëve. Na jep, o Jezus, Zot i ngjallur, që në ketë botë në ne dhe përmes nesh të ndizet gëzimi që do të jetë më i fortë se vdekja, shpresa që do të jetë më e fortë se dëshpërimi, paqja që do të hap hullitë e jetës me të thella se ato që i hapen fuqitë shkatërruese të luftës.

Ti, je i gjallë, o Zot, Jezus!


Current track

Title

Artist

Send this to a friend