MEDITIMI I DITËS – SHPIRTI SHENJT DHURATË E VAZHDUESHME E DASHURISË SË HYJIT

Written by on May 18, 2018

Gjn 20, 19-23 SHPIRTI SHENJT DHURATË E VAZHDUESHME E DASHURISË SË HYJIT

 

Kërkoj hirin: që të besoj se Jezusi ma dërgon Shpirtin Shenjt

 

O Shpirti Shenjt, ti zbrite mbi apostuj dhe i ripërtërive!

Ata u bën plotësisht të rinj, të gëzueshëm, të guximshëm, entuziast dhe të aftë për të entuziazmuar të tjerët, sepse ti, o Shpirt Shenjt i ripërtërive!

Çdo gjë ndryshoj, bota u bë më e bukur, njerëzit u bën më të mirë, ndërsa apostujt e tu e kuptuan se ti nuk i braktise as nuk i le vetëm!

Me dhuratën e vizitës sate, o Shpirt Shenjt, u binden se Hyji është babai i tyre, dhe se Jezusi është tani më i pranishëm se kurdoherë tjetër!

Eja, o Shpirt Shenjt! Eja edhe sot në vendin tonë: eja në zemrat tona, eja në familjet tona!

Eja dhe na jep bindjen se Hyji nuk na ka braktisur, se Jezusi është më ne çdo ditë deri në përfundimin e botës! Eja dhe na ngushëllo që familjet dhe bashkësitë tona nuk duhet të frikësohen për të nesërmen, se nuk duhet të frikësohen para secilës jetë të re të cilën ti e sjell në to! Bëj që familjet tona të jenë të pasura me fëmijë, mbushi me paqe.

Eja dhe ndize zjarrin në të gjithë njerëzit që e kanë hapur derën para marrjes së sakramenteve të pagëzimit dhe të përforcimit. Merre këtë gjë, o Shpirt Shenjt, si shenjë të qartë se ke të drejtë në secilin prej nesh si në dëshmitarë të tu, si në njerëz që sjellin paqen dhe gëzimin!

O Shpirt Shenjt, ngjalli zemrat tona që të jenë të afta për të falur, që të kenë guxim për të dashur dhe që të mos frikësohemi që jetën tonë ta braktisim në duart e Hyjit!

Eja, Shpirti Shenjt!


Current track

Title

Artist

Send this to a friend