MEDITIMI I DITËS – SHPALLJA E UNGJILLIT
Written by Radio Maria on July 18, 2017
Mt 11, 25-27 SHPALLJA E UNGJILLIT
Kërkoj hirin: që të kuptoj se Jezusi Ungjillin ua shpall të thjeshtëve.
25 Në atë kohë Jezusi mori fjalën e tha: »Po të bekoj, o Atë, Zotërues i qiellit e i dheut, që i fshehe këto gjëra nga të dijshmit e nga të urtit, e ua zbulove të vegjëlve.
Kur Jezusi përfundoj mësimin që ua bëri nxënësve, vazhdoi veprimtarinë e vet në afërsinë e liqenit të Gjenezaretit. Mund ta sodisim në raste të ndryshme të paraqitjes së tij publike. Predikimin e vet dhe punën apostolike nuk e shkëput nga lutja dhe koha e heshtjes në të cilën dëshiron që të jetë në vetmi me Atin. Ndonjëherë, thjesht ndal udhëtimin e vet që para nxënësve ta thotë ndonjë lutje dhe ta përsërisë dorëzimin që ia bënë Atit. Më këtë gjë tregon se sa e nevojshme është që lutja dhe veprimi apostolik të bashkohen në një gjë të vetme. Kështu është edhe kësaj here, në skenën që na përshkruan Shën Mateu.
Kjo është një lutje e veçantë e falënderimit dhe e lavdërimit që ia bënë Hyjit. Ne e dimë se Jezusi nxënësit e vet i mësoj të lutën. Kështu edhe ne e mësuam lutjen e tij, Ati ynë. Mirëpo Jezusi përpara nxënësve u lut edhe herëve të tjera. Ja një nga lutjet e tilla. Kjo lutje është shumë e lartë dhe solemne. Në të Jezusi i drejtohet Atit si Zotëruesit të vërtetë të qiellit dhe të tokës. Ai është Atë, por është edhe Zotërues i të gjitha sendeve në qiell dhe në tokë. Ta përjetosh në lutje Hyjin si Atë, por në të njëjtën kohë edhe si Zotërues të gjithësisë, ka mundësi vetëm fëmija që ka besim të plotë në të dhe që e nderon pambarim. Kjo është ajo gjë që lusim në thirrjen e parë të lutjes së Zotërisë, në lutjen Ati ynë të cilën na mësoj Jezusi për ta lutur. Kjo është gjithashtu, ajo gjë të cilën e lusim në Besoj, e shpesh nuk jemi të vetëdijshëm se çfarë themi. Në fillimin e lutjes Besoj themi pikërisht këtë gjë: «Besoj në Hyjin Atin e gjithëpushtetshëm, Krijuesin e qiellit dhe të tokës…»
Hyji vërtetë është Ati ynë. Ai është Ati i gjithëpushtetshëm. Po të bëheshim të vetëdijshëm çdo ditë për këtë gjë, atëherë shumë frikësime tona do të zhdukeshin. Po të besonim vërtetë në këtë gjë, atëherë nuk do të duhej të fiksoheshim pra asnjë fuqie të keqe që na rrethon. Po ta kuptonim këtë gjë më të vërtetë dhe po të besonim në të sinqerisht, atëherë nuk do të kishim nevojë për asnjë shtesë tjetër për të cilat mbahemi në besimin e turbulluar dhe në besimin e pakët që kemi.
Do të ndalem par këtij fakti dhe do të përpiqem që ta përjetoj në zemrën time. Hyji është Ati im. Ai është Zotëruesi i qiellit dhe i tokës. Ai rri zgjuar mbi jetën time, por ai nuk është zotërues i dhunshëm, po Zotërues i mirë, Atë që interesohet aq shumë për mua. Edhe unë dua ta lavdëroj me lutjen time.
Jezusi e falënderon Atin e vet që i shikon të vegjlit dhe të përvuajturit. Atyre ju zbulohet dhe përmes tyre tregon atë gjë që dëshiron t’ia thotë botës. Nxënësve të tij ju ka zbuluar fshehtësitë e Mbretërisë. Kjo përkundrazi iu mbetet e fshehur farisenjve, skribëve, të dijshëmve, të urtëve, mburracakëve të kësaj bote. Jezusi nxënësit e vet i zgjodh në mesin e të vegjëlve, të thjeshtëve dhe të njerëzve të refuzuar. Edhe Zoja e Bekuar iu përket të thjeshtëve dhe të vegjëlve. Këtë gjë ajo e tregon kur lut lutjen «Shpirti im e madhëron Zotin… që shikoj mbi shërbëtoren e vet të përvuajtur».
Më vonë gjatë historisë së Kishës Hyji në zbulesat private zgjodh gjithashtu të thjeshtët dhe të vegjlit që ta tregojë dashurinë e vet ndaj mbarë botës. Jezusi gjatë gjithë jetës ishte afër asaj që ishte e varfër, e vogël dhe e parëndësishme. Ai komunikoj edhe me të pasurit dhe pat shumë miq në mesin e njerëzve me ndikim, por përcaktimi i tij themelor ishte për të varfrit dhe të vegjlit. Rruga nëpër të cilën erdhi tek ne është e vetmja rrugë e cila edhe ne na çon tek ai. Nuk ka rrugë tjetër. Nëse përpiqemi të nisemi në ndonjë rrugë tjetër, atëherë nuk do të takohemi me të dhe nuk do ta gjejmë derën e cila çon në gëzimet e jetës së amshuar. Do t’i lutem Zotërisë që të dijë të jem i vogël dhe i thjeshtë, i përvuajtur që në këtë mënyrë të jem i gatshëm që ta marr hirin e tij.
26 Mirë, o Atë, pse të pëlqeu ty kështu! 27 Ati më dorëzoi mua gjithçka dhe askush s’mund ta njohë Birin përveç Atit dhe askush s’mund ta njoh Atin, përveç Birit e përveç atij kujt do Biri t’ia zbulojë.
Ati do kështu. Kjo njohje i mjafton Jezusit që ta pranojë vullnetin e Atit. Duke hyrë në botë Jezusi tha: « Ja po vij, o Hyji, ta kryej vullnetin tënd!» Kështu i pëlqeu Atit sepse kjo është për të mirën tonë. Kjo gjë nuk është e njëjtë me atë gjë që bëjmë ne dhe na pëlqen. Për ne kjo do të thotë të përmbushim dëshirat tona edhe pse kjo të tjerëve nuk u pëlqen, edhe pse më këtë gjë të tjerët do të lëndohen. Mjafton që unë të kryej atë gjë që me pëlqen mua. Dhe fatkeqësisht mendojmë, se mirë është vetë ajo gjë që më pëlqen mua. Ku është parimi i jetës sonë.
Jezusi në lutjen e vet na zbulon lidhjen mes tij dhe Atit dhe njohjen e tyre të ndërsjellët. Nuk është e lehtë «të njohësh» Hyjin. Askush nuk e pa përveç Atit. Hyji është mister në të cilin kemi mundësi për të hyr vetëm fal hirit të tij. Na duhet të lutemi çdo ditë dhe ta meditojmë fjalën e Hyjit që të marrim më shumë dritë për të zbuluar fshehtësinë e Hyjit. Këtu shohim çdo gjë si në mjegull dhe si në pasqyrë që një ditë kur të arrijmë tek Ati t’i shohim të gjitha faqe faqas.