MEDITIMI I DITËS – SHFRYTËZOJ DHURATAT
Written by Radio Maria on November 21, 2017
Lk 19, 11-27 SHFRYTËZOJ DHURATAT
Kërkoj hirin: që të bashkëpunoj mirë me dhuratat që mora dhe të jap frytet që priten.
Në atë kohë Jezusi u tregoi nxënësve të vet 11 shëmbëlltyrën për arsye se mendonin se do të vinte Mbretëria e Hyjit aty për aty, sepse ishte afër Jerusalemit.
Shumë në Jerihon menduan se erdhi çasti i shpalljes dhe i themelimit të mbretërisë së Hyjit. Jezusi bën mrekulli që janë të denja që kjo mbretëri të realizohet. Pas pak do të hyj në mënyrë kremtore në Jerusalem. Të gjitha këto ndjeheshin në ajër. Jezusi i lexon mendimet dhe dëshirat e njerëzve. Ndjen se janë të padurueshëm. Për këtë arsye fillon tu tregoj shëmbëlltyrën:
12 »Një njeriu prej familjes bujare iu desh të shkojë në një vend të largët për të marrë në dorëzim mbretërinë e vet e pastaj të kthehej. 13 I thirri dhjetë shërbëtorët e vet, u dha dhjetë mna dhe u tha: ‘Tregtoni derisa të kthehem!’
Shërbëtorët nuk i morën mnatë që me to të veprojnë si të duan. Zotëria vetëm i këshilloj se si duhet të përpiqen për t’i shfrytëzuar mirë. Ai ju urdhëroj: Tregtoni! Ky është urdhri, të cilin jua jep. Duhet të përpiqen dhe të japin çdo gjë që ai jua dha. Ai do të kthehet dhe do të kërkoj prej tyre llogari. Çfarë do t’i japin, varet nga puna e tyre. Secili mori në mënyrë të njëjtë. Mnaja është masa e semitëve për peshën. Janë përafërsisht dy libra. Nëse i llogarisim me të hollat janë 100 drahma. Nuk është shumë por kjo gjë në këtë moment nuk ka rëndësi. Shërbëtorët nuk guxojnë të jetojnë me imagjinata dhe të ëndërrojnë, por duhet t’i përvishen punës seriozisht. Si u sollën ata?
14 Por bashkëqytetarët e tij e urrenin dhe dërguan pas tij përfaqësues për të thënë: ‘Nuk duam që ky të mbretërojë mbi ne.’
Tregimi i Jezusit na kujton Arkelaun, birin e Herodit të Madh, zotëruesin e Judesë, Samarisë dhe të Idumesë, të cilit i përkiste Jerihoni. Ai shkoi në Romë te Augusti perandor që të kërkonte titullin e mbretit. Një delegacion i hebrenjve, rreth 50 vetë, u nis në të njëjtën kohë që ta pengonte qëllimin e tij.
15 Kur ai u kthye, pasi e mori në dorëzim mbretërinë, urdhëroi t’ia sjellin shërbëtorët, të cilëve u kishte dhënë të hollat, për të parë sa kishin fituar. 16 Doli i pari dhe tha: ‘Zotëri, mnaja jote dha dhjetë mna.’ 17 Ai i përgjigji: ‘Të lumtë, shërbëtor i mirë! Pasi qe besnik në një send kaq të vogël, sundo mbi dhjetë qytete!’ 18 Erdhi edhe i dyti e tha: ‘Zotëri, mnaja jote dha edhe pesë mna. ‘19 Sundo – i tha edhe këtij – edhe ti mbi pesë qytete!’
Erdhi koha e dhënies së llogarive. Dy prej tyre ishin të zellshëm. I bën të gjitha sipas aftësive të veta dhe frytet ishin të dukshme. Zotëria është i kënaqur dhe i shpërblen aq sa secili ka fituar. Ishin të denjë për besimin, të cilin Zotëria jua dha. Merituan qytete të rëndësishme.
20 Atëherë erdhi një tjetër e tha: ‘Zotëri, qe mnaja jote! E ruajta të mbështjellë në rizë. 21 U frikësova prej teje sepse je njeri i rreptë: merr çka nuk depozitove, korr çka nuk mbolle.’ 22 Ai i përgjigji: ‘Të dënoj shi prej fjalëve të tua, shërbëtor i keq! E dite se jam njeri i rreptë, që marrë çka nuk depozitova, korr çka nuk mbolla! 23 Pse nuk e depozitove paranë time në bankë që, kur të kthehem, ta merrja bashkë me kamatë? 24 Atëherë u tha të pranishmëve: ‘Merrjani mnanë e jepjani atij që ka dhjetë!’ 25 Ata i thanë: ‘Zotëri, ai i ka dhjetë mna!’ 26 Unë po ju them se atij që ka, do t’i jepet edhe më shumë e atij që s’ka, do t’i merret edhe ajo pakicë që ka. 27 Ndërkaq armiqtë e mi – ata që nuk më deshën për mbret – sillni këtu dhe vritni para syve të mi!« 28 Si i tha këto, vazhdoi rrugën përpara duke u ngjitur në Jerusalem.
Shërbëtori tjetër meritoj ndëshkimin, sepse nuk bëri asgjë me mnanë që ju besua. Ai nuk bëri asgjë tjetër përveçse e fshehu. Zotëria e ndëshkon pikërisht për këtë gjë, sepse nuk tregoj interes për fatin e mbretërisë. Nuk deshi të përvetësoj qëllimet dhe dëshirat e Zotërisë së vet. Nuk e pyeti vetveten aspak pse zotëria ja dorëzoji mnanë. Qe ndëshkuar, sepse nuk pati besim në qëllimet e Zotërisë: nuk bëri asgjë që të rritej ajo që kishte fituar.
Porosia është e qartë. Koha që i paraprin themelimit përfundimtar të mbretërisë së Hyjit është gjithashtu koha në të cilën Hyji vepron dhe është i pranishëm. Prania e tij është e fshehtë dhe e padukshme. Kjo është koha e mundimit dhe e punës. Koha e provave dhe e përndjekjeve. Kjo është koha e qëndrueshmërisë. Të gjithë kanë përgjegjësi për ato gjëra që morën. Dhuratat duhet të na i sjellin frytet. Nuk ka rëndësi sa kush mori, por sa punoi me atë gjë që mori dhe sa fryte jep. Detyrat janë të ndryshme, por përgjegjësia është e njëjtë. Nuk guxojmë të mendojmë se nuk kemi mjaft dhe se me atë që e kemi pak nuk na paguhet të punojmë dhe të mundohemi. Zotëria do të më pyes: a kam punuar mjaftueshëm dhe a e kam shumëzuar atë që e mora. Prandaj me duhet të jem besnik edhe ne gjerat më të vogla.
O Zot, më ndihmo që seriozisht ta kuptoj qortimin tënd, të cilin ma drejton përmes kësaj shëmbëlltyre. Koha të cilin ma dhe kalon. Nuk kam mundësi ta ndaloj. Ajo që kalon nuk kthehet prapa. Duhet të bëj çdo gjë që varet prej meje. Ti jep gjithmonë hiret e mjaftueshme por mua me duhet te punoj, të mundohem. Kur bëj çfarë më duhet të bëj, atëherë mund të jem i qetë, sepse edhe frytet do të vijnë. Është e rëndësishme që gjithmonë të jem i vetëdijshëm për ditën e sotme në të cilën më duhet ta zbatoj planin që e ke për mua.