MEDITIMI I DITËS – SHËRBIMI DHE FLIJIMI

Written by on May 29, 2018

Mk 10, 32-45 SHËRBIMI DHE FLIJIMI

 

Kërkoj hirin: që të shkoj pas Jezusit në shërbim dhe flijim.

Në atë kohë, 32 ndërsa po ngjiteshin në Jerusalem, Jezusi u printe. Nxënësit çuditeshin, por e ndiqnin edhe pse me frikë.

Rruga për në Jerusalem. Jezusi e le Galilenë dhe shkon në qytet të flijimit përfundimtar. Nxënësit janë nën ndikimin e fuqishëm të asaj që Jezusi u tha për marrjen qindfish me salvime, ndërsa të gjithë të tjerët janë të tmerruar. Para të gjithëve janë ngjarjet që do t’i tmerrojnë dhe do t’i frikësojnë edhe më shumë…

Jezusi rishtas i mblodhi rreth vetës të Dymbëdhjetët e filloi t’u tregojë se çka do t’i ndodhë: 33 Qe se po ngjitemi në Jerusalem e Biri i njeriut do t’u dorëzohet kryepriftërinjve e skribëve. Ata do ta dënojnë me vdekje e do ta lëshojnë në duar të paganëve. 34 Do ta vënë në lojë, do ta pështyjnë, do ta frushkullojnë e do ta vrasin. Por ai, pas tri ditësh, do të ngjallet.«

Jezusi shkëputet me të Dymbëdhjetët. Ata janë vetëm më Të. Dëshiron tu thotë diçka në besim të plotë. Ky është paralajmërimi i tretë i mundimeve. Kjo nuk ishte për të gjithë, por vetëm për nxënësit. Dëshiron që këtë gjë ta kenë për zemër, që ta kuptojnë. Gjërat janë shumë serioze. Jezusi flet për gjerat e veçanta të mundimeve të veta. Mundimet nuk janë rastësi as fat i mallkuar dhe i pashmangshëm. Ai shkon në Jerusalemi plotësisht i vetëdijshëm, më dëshirë dhe lirisht duke u drejtuar drejt këtyre ditëve të rëndësishme të jetës së vet. Kjo nuk është rruga për në vdekje nënçmuese, edhe pse është vdekje plot me dhimbje dhe përvujtërim. Mirëpo, jeta e Tij nuk përfundon këtu, por fillon në kuptim të plotë. Qëllimi është ringjallja. Kjo është vdekje që korr fitore mbi çdo vdekje tjetër, edhe mbi vdekjen time. A e kam kuptuar këtë gjë? Cilën lutje e frymëzon në zemrën time kjo e vërtetë dhe kjo njohuri?

35 Atëherë Jakobi e Gjoni, bijtë e Zebedeut, iu afruan dhe i thanë: »Mësues, dëshirojmë të bësh për ne çka po të kërkojmë.« 36 »Çka dëshironi – u tha Jezusi – të bëj për ju?« 37 Ata i thanë: »Bëj që në lavdinë tënde të rrimë njëri në të djathtën e tjetri në të majtën tënde.«

Në këtë çast, jehon pothuajse në mënyrë të pabesueshme lutja e dy vëllezërve. Nxënësit përsëri tregojnë se si nuk e kuptojnë aspak fjalën e Jezusit. Në mënyrën e mendimit të tyre nuk ka vend mundimi për të cilin flet Jezusi. Këtë gjë, thjeshtë nuk e kuptojnë. Përkundrazi, nxënësit «shtyhen» se cili do të jetë më afër Jezusit pas fitores dhe triumfit të cilin e presin. Në mendimet e tyre ai është Mesia që duhet të korr fitore mbi kundërshtarët e vet dhe me pushtet do ta vendos qeverisjen në të cilën kërkojnë vendet e para, e jo ndonjë Mesi i përqeshur, i pështyrë, i frushkulluar dhe i vrarë. Çfarë Mesie është ai që mundohet! Për çfarë po flet Jezusi?

Edhe ne, o Zot, edhe sot e kësaj dite mbartim në vetvete mentalitetin e apostujve të tu. Duam që të shfaqësh më pushtet dhe fuqi. Vështirë e pranojmë përvujtërinë, vuajtjen dhe vdekjen, që të vetmet i tregojnë vlerat dhe i japin frytet e vërteta.

8 Jezusi u përgjigji: »Nuk dini çka lypni. A jeni të zotët ta pini gotën që unë e pi? Ose të pagëzoheni me atë pagëzim metë cilin unë pagëzohem?« 39 »Jemi të zotët!« – i përgjigjën ata. Jezusi vijoi: » Vërtet do ta pini gotën që unë e pi dhe do të pagëzoheni me pagëzim të cilin unë pagëzohem. 40 Por të vë ndokënd të më rrijë në të djathtën ose në të majtën time – kjo nuk është në pushtetin tim ta jap – kjo gjë u përket atyre për të cilët është bërë gati.«

Vërtetë nuk dinë çfarë kërkojnë. Jezusi përsëri dëshiron tu tregojë rrugën nëpër të cilën duhet të shkojë që të arrij lavdinë e Atit. Gota simbolizon diçka që realizohet vështirë dhe pihet me vështirësi, ndërsa pagëzimi paraqet zhytjen që ka në vetvete rrezikun. Prandaj i pyet a janë të gatshëm ta ndajnë me të vdekjen e tij.

41 Kur e morën vesh dhjetë tjerët, u hidhëruan në Jakobin e në Gjonin. 42 Prandaj Jezusi i thirri përreth dhe u tha: »Ju e dini se ata që mbahen për sundues të popujve, i sundojnë me ashpërsi dhe qeveritarët e tyre ushtrojnë mbi ta pushtetin e tyre. 43 Kështu veç, nuk duhet të jetë ndër ju. Përkundrazi, kushdo prej jush që do të jetë më i madh, le të bëhet shërbëtori juaj, 44 dhe ai që prej jush do të jetë i pari, le të bëhet skllavi i të gjithëve, 45 sepse Biri i njeriut nuk erdhi për të qenë shërbyer, por që ai të shërbejë e të japë jetën e vet si shpërblim për të gjithë.«

Të dhjetët hidhërohen në vëllezërit, sepse ata vet mendojnë si ata dhe e duan të njëjtën nderë. Dy vëllezërit i tejkaluan në dëshirat e tyre. Të tjerët hidhërohen nga zilia.

Jezusi përsëri i mëson për më të rëndësishmen që përmban dërgimi i tij të cilin nxënësit tani duhet ta kuptojnë e pastaj ta vazhdojnë. Ky mësim ka rëndësi të veçantë por ata e kanë të vështirë për ta kuptuar. Dërgimi i tij përfundon me mundim dhe kryq, por para kësaj duhet shërbyer në bashkësi. Secili duhet të dijë të shërbej në bashkësi, familje, vendin e punës. Të gjitha detyrat të cilat i kryejmë duhet të jenë në shërbim të të tjerëve sado të mëdha dhe të rëndësishme të jenë. Të jesh shërbëtor! Përse? Për arsye se Jezusi bëri kështu! Zotëri, më ndihmo që të vij pas teje.

 

 


Current track

Title

Artist