MEDITIMI I DITËS – RRINI NË MUA
Written by Radio Maria on April 28, 2018
Gjn 15, 1-8 RRINI NË MUA
Kërkoj hirin: që të dëshiroj që pa Jezusin mos të bëj asgjë
Ti thua, o Zot: “Pa mua nuk mund të bëni asgjë!” A e mendon ketë gjë seriozisht? A nuk është kjo pak e tepruar? Unë kam mundësi të bëj aq shumë gjëra pa ty! Aq shumë njerëz nuk besojnë fare në ty e veprojnë aq shumë. Njeriu nuk ka nevojë për ty që të gjej diçka, që të ndërtojë, që ta punojë tokën, që të zotërojë hapësirat.
Të dëgjoj që me thua: ke të drejtë!
Është e vërtetë që keni punuar shumë pa mua dhe se edhe në të ardhmen to të ndërmerreni punë të mëdha, por nuk do të korrni fitore mbi atë të keqe që është në thellësinë e zemrës suaj, të keqen që plagos dashuritë tuaja, e cila rrënon të gjitha marrëdhëniet tuaja, i prish të gjitha lidhjet tuaja, zbulimet më të bukura duke i shndërruar në fuqi të errëta të cilat do tu shkatërrojnë pikërisht ju.
Po, ju mund të bëni çdo gjë, por çdo gjë që ju bëni është asgjë para vdekjes që është rrugë pa dalje që nuk shmangët dot e cila i errëson agimet e të gjitha veprimeve dhe të planeve tuaja.
Po, edhe pa mua mund të bëni çdo gjë, por nuk keni mundësi që vërtetë të dashuroni dhe të jetoni përgjithmonë.
Unë jam jeta në varret e pluhurit tuaj.
Unë jam dashuria që është më e fortë se të gjitha forcat tuaja shkatërruese, dashuria që korr fitore mbi forcën e urrejtjes në burimin e mëkatit tuaj.
Aftësia e dallimit tuaj, arsyeja juaj, mendja juaj nuk kanë mundësi të mos e nderojnë atë që iu ka krijuar.
Mirëpo, po të kishit mundësi ta humbni dhuratën e çmueshme të dashurisë sime, kur zemrën tuaj nuk do të kishit mundësi ta hapni para trokitjeve të mia të vazhdueshme në dyert tuaja, të gjitha arritjet tuaja të guximshme teknike dhe të gjitha arritjet tjera nuk do të ndërtonin kurrë kënaqësinë dhe gëzimin e njerëzve në botë.
Vetëm frytet e Dashurisë time të cilat do t’i bini, vetëm frytet e Shpirti tim të cilat do t’i shumëzoni, janë të afta që t’i shndërrojnë njerëzit në vëllezër, botën ta bëjnë më të bukur dhe më t jetësore dhe në këtë mënyrë ta lavdëroni në plotësi Atin tuaj.
Vetëm kur të lejoni që tu mbush dashuria ime, kur të lejoni tu ndez flakë zjarri të cilin e hodha në tokë, do ta ndjeni plotësinë e jetës, mund të bëni diçka që do të mbetet përgjithmonë.
Më të vërtetë, pa mua nuk mund të bëni asgjë!