MEDITIMI I DITËS – ROBËRIMET E MIA
Written by Radio Maria on January 28, 2017
Mk 5, 1-20 ROBËRIMET E MIA
Kërkoj hirin: që t’i njoh robërimet të cilave u robërohem në jetën time dhe i lutem Jezusit që të më lirojë prej tyre.
1 Arritën matanë detit në krahinën e gerazenëve. 2 Posa Jezusi doli prej lundrës (menjëherë) nga varrezat i doli përpara një njeri që kishte djallin në trup. 3 Ky banonte në varreza. Askush nuk mundte më as ta lidhë në hekura. 4 Shpesh e kishin lidhur në pranga e zinxhirë, por ai i copëtonte prangat e i këpuste zinxhirët. Askush s’ishte më i zoti ta zotërojë. 5 Gjithë natën e ditën nëpër varre e nëpër male bërtiste e rrahte veten me gurë.
Jezusi për të parën herë i kalon kufijtë e vendlindjes së vet. Ai është në pjesën pagane, në mision. Sa preku këmba e tij bregun e detit, vjen të takohet më të njeriu në situatë veçanërisht të vështirë. Pushtimi të cilin e ka është vërtetë i dhimbshëm dhe tmerrues. Vjen prej varrezave në të cilat banon. Do të thotë, nuk ka kontakt me njerëzit. Ai jeton në atë pjesë që është «përcaktuar» për shpirtrat e ndytë. Jeta e tij është e tmerrshme. Njerëzit kanë frikë prej tij. Ta dëgjosh britmën e tij që jehonte nëpër kodra ishte gjë që të shkaktonte frikë. Mbarte në vetvete forcën shkatërruese prej të cilës njerëzit frikësoheshin prandaj të gjithë shmangeshin prej tij e shpesh edhe e lidhnin në pranga.
Ky përshkrim i pushtimin në përgjithësi është përplot me simbolikë dhe tregon gjendjen e pashpresë të njeriut të pushtuar. Ai është shërbëtor dhe skllav i fuqive të errëta të të keqit të cilat nëpër të janë shkatërruese. Ai pothuajse është i vdekur për bashkësinë njerëzore, banon në varreza. Atë e lidhin zinxhirtë, kjo do të thotë se është skllav i çdo gjëje që ka në vetvete. Ky njeri nuk është i lirë edhe pse ka fuqi shkatërruese që këput prangat më të cilat dinin ta lidhnin njerëzit, sepse nuk kishin rrugë tjetër për ta qetësuar dhe për tu mbrojtur prej tij si bashkësi.
Fuqitë e këqija gjithmonë janë të pranishme në botë. Fatkeqësisht ka njerëz që bashkëpunojnë me to, ka njerëz që «iu përkushtohen» dhe iu afrohen që të bëhen shërbëtorë të tyre. Sa të shumta janë sektet të cilat i kushtohen dhe i dorëzohen djallit! Sa këngëtarët, sa grupe të rokut janë që i këndojnë Satanit dhe ia ofrojnë bashkëpunimin e tyre, ia kushtojnë këngët e veta dhe albumet! Të rinjtë i dëgjojnë këto këngë dhe entuziazmohen për to duke mos ditur se çfarë fuqish shkatërruese përmes tyre depërtojnë në brendinë e tyre si «idhuj». Mirëpo askujt kjo gjë në të vërtetë nuk i bënë përshtypje, derisa të rinjtë ushqehen më këtë muzikë e cilat ditë për ditë i shkatërron duke i rrënuar plotësisht.
6 Kur prej së largu e pa Jezusin, u lëshua me vrap, ra para tij përmbys për dhe, 7 e atëherë, me sa zë pati, bërtiti: “Çka do prej meje, Jezus, Biri i Hyjit tejet të Lartë? Po të përbej në Hyjin mos më mundo!” 8 Sepse Jezusi i kishte thënë: “Shpirti i ndytë, dil prej këtij njeriu!”
Shpiti i keq ka frikë nga Jezusi. Vjen vet dhe e adhuron. Me dinakëri ia kërkon mëshirën. Jezusi e di se fatkeqësia më e madhe për njeriun është kur atë e ka pushtuar i keqi prandaj nuk ka mëshirë në cilindo takim me të Keqin. Nuk ka pazare. Këtu çdo gjë është e qartë: njeriun duhet liruar menjëherë nga robëria prandaj e dëbon shpirtin e keq.
O Zot, përsëri e tregon pushtetin mbi të keqin dhe dashurinë që ke për njeriun. Erdhe për ta liruar njeriun, për t’i ndihmuar që të jetë fëmijë i lirë i Hyjit. Të falënderoj që kemi mundësi të llogarisim në ndihmën tënde edhe në botën e sotme përplot me robëri bashkëkohore. Do të lutëm këtu duke filluar nga çdo gjë që më pengon në jetën time dhe do të shikoj rreth vetës njerëzit më të cilët jetoj duke shikuar robërit që i zotërojnë që të lutem për ta që Zotëria t’i lirojë.
9 Atëherë Jezusi e pyeti: “Si quhesh?” “Quhem Legjion ‑ u përgjigj ai ‑ sepse jemi shumë.” 10 Ai i lutej shumë Jezusit që të mos i dëbonte prej asaj krahine. 11 Tashti, aty në rrëzë të malit po kulloste një tufë e madhe thish. 12 Shpirtrat e ndytë e përbenin: “Na dërgo ndër thi të hyjmë në ta.” 13 Ai i lejoi. Shpirtrat e ndytë, pasi dolën, hynë në thi dhe tufa, afërsisht dy mijë copë ‑ u lëshuan me turr nga gremina, kërceu në det dhe u mbyt. 14 Barinjtë ndërkaq ikën dhe e përhapën lajmin nëpër qytet e fshatra. Njerëzit shkuan të shohin ç’kishte ndodhur. 15 Erdhën te Jezusi dhe, kur e panë të djallosurin, që kishte pasur në trup një legjion të tërë, ndenjur, të veshur dhe shëndosh në mend, i kapi frika.
Në mentalitetin e popujve semit deti është vendi në fundin e të cilit rrinë shpirtrat e këqij. Prandaj kjo e dhënë e mrekullisë ka domethënie të madhe. Shpirti i keq, emri i të cilit është «Legjion», del nga njeriu dhe hynë në thi që mbytën në det, në thellësi të të cilit e ka vendin. Njeriu u shërua. Jeta e ti u shndërrua në mënyrë rrënjësore. Njëmijë të këqija që e pengonin dhe e bënin të egër tashmë u shkatërruan dhe pësuan humbje. Njeriu është i lirë dhe normal. Ky është lajmi më i gëzueshëm që erdhi në atë anë. Jezusi është më i fortë se fuqitë e këqija. Këtë gjë erdhi t’ia thotë njerëzimit të robëruar.
16 Ata që kishin parë me sytë e vet u treguan si ndodhi puna me të djallosurin dhe me thitë. 17 Atëherë ata filluan t’i luten Jezusit të largohet prej krahinës së tyre. 18 Kur Jezusi hyri në barkë, ai që kishte qenë i djallosur zuri t’i lutej ta merrte me vete. 19 Jezusi nuk e lejoi, por i tha: “Shko në shtëpinë tënde te familja jote e tregoju ç’nder të bëri Zoti dhe si pati mëshirë për ty.” 20 Ai shkoi dhe filloi të tregojë nëpër Dekapolis gjithçka Jezusi bëri për të. Gjithkush mrekullohej.
Nga njeriu pa kurrfarë ekuilibri, Jezusi e bëri njeri normal më baraspeshë të plotë. Njeriu është jashtë vetës nga gëzimi dhe iu tregon të gjithëve se çfarë i ndodhi. Do të lutem këtu që Jezusi të vij në pjesën pagane të zemrës sime dhe ta shërojë që të bëhem dëshmitari i tij i gëzueshëm.