MEDITIMI I DITËS – QORTIMET E JEZUSIT

Written by on October 5, 2017

Lk 10, 13-16 QORTIMET E JEZUSIT

 

Kërkoj hirin: që t’i marr seriozisht qortimet e Jezusit.

 

Në atë kohë Jezusi tha: 13 »Vaj për ty, o Korozain, vaj për ty, o Betsaidë!

Ata që e shpallin Ungjillin, do të përjashtohen dhe do të hasin në shumë vështirësi. Këtë gjë Jezusi ua tha qartë nxënësve të vet. Shumë prej tyre nuk do të dëshirojnë as t’i dëgjojnë. Do të ngrisin kundër tyre turmat. Nxënësit do tu nënshtrohen sulmeve. Do t’i nxjerrin para gjyqeve. Do t’i dënojnë e do t’i çojnë në vdekje. Pranë të gjithave ata në shpalljen e tyre nuk do ta përdorin dhunën. Nuk kanë as armë as mjete të tjera. Ata e shpallin paqen. Njerëzit që sjellin paqen nuk e përdorin dhunën. Paqja është fuqia e tyre. Prandaj janë aq të lëndueshëm dhe të dobët. Jezusi dëshiron t’i mbroj më vërejtjet serioze të cilat ua drejton qyteteve në të cilat aq shpesh qe i pranishëm.

Korozaini, Betsajda dhe Kafarnaumi ishin në njëfarë mënyre pikënisjet e misionit të Jezusit. Prej tyre nisej e në to kthehej. Në to rrinte, predikonte dhe bënte mrekulli. Këto qytete morën aq shumë nga Jezusi. Në to tha shumë fjalë dhe iu ndihmoi shumë njerëzve. Shumë fituan shpirtërisht nga Jezusi, kush ka mundësi ta masë këtë gjë. Prapëseprapë ato mbetën të mbyllura para të Vërtetës. Në dashuri nuk u përgjigjën me dashuri. Këtu ishte tragjedia e tyre dhe dënimi.

Sepse të kishin ndodhur në Tir e në Sidon mrekullitë që ndodhën në ju, kaherë, të veshur në grathore e të mbuluar me hi do të kishin bërë pendesë! 14 Prandaj, Tiri e Sidoni Ditën e Gjyqit do ta kenë më lehtë se ju!

Fjalët e Jezusit janë shumë serioze. Ato janë të fuqishme dhe profetike, tërheqin vërejtjen. Këto qytete nuk kanë mundësi të jenë pa përgjegjësi për shkak të të gjitha atyre gjërave që kanë ndodhur në to dhe të asaj se si reaguan në pasinë që ua bëri Jezusi. Ato në mënyrë të vetëdijshme dhe të qëllimshme e refuzuan dhuratën që ua bëri Jezusi. Ky është mëkati kundër Shpirtit Shenjt. Për të Jezusi flet si për mëkatin që nuk do të falet. Prandaj ditën e gjyqit do ta ketë më lehtë Tiri dhe Sidoni, qytetet pagane, që nuk i përjetuan ato gjëra që përjetoj Korozaini dhe Betsaida. Tiri dhe Sidoni nuk morën aq shumë hire.

Gjyqi i Hyjit e pret secilin njeri. Të gjithë do të dalim para engjëllit të vdekjes që do të na marrë në pyetje për jetën tonë. Jezusi shumë shpesh flet për Gjyqin dhe dëshiron që ta marrim seriozisht. Breznia jonë më shumë e thekson dashurinë e Hyjit dhe mëshirën duke lënë pas dore drejtësinë e tij. Do të gjendemi të gjithë në peshoren e jetës dhe të vdekjes. E kemi përjashtuar nga liturgjia humbin Dies irae i cili më figura të fuqishme dhe më fjalë serioze përpiqet ta përshkruaj ditën e gjyqit. Do të ishte mirë, kohë pas kohe ta lexojmë e të meditojmë për të. Kjo gjë ndoshta do të na ndihmonte që jetën tonë si besimtarë ta jetojmë më seriozisht. Nuk bëhet fjalë për frikësimin, sepse janë të pranishme fjalët e Jezusit të cilat ua drejton qyteteve që mbetën të mbyllura dhe jobesnike ndaj të gjithave që patën mundësi për të parë.

15 E ti, o Kafarnaum, a thua ndoshta ‘do të lartësohesh deri në qiell? do të plandosesh deri në fund të ferrit!’

Edhe Kafarnaumi është i pranishëm në këtë rreth vicioz. Ishte zemra dhe qendra e shpalljes së Jezusit. Vërtetë pati mundësi të ngrihet deri në qiell. Fatkeqësisht, edhe ai mbeti i mbyllur. E nënçmoj, Jezusin. Refuzoj çdo gjë që iu ofrua. Pasojat janë të tmerrshme: do të plandoset deri nëntokë.

O Zot, bëj që fjalët e tua t’i kuptoj seriozisht. Nuk guxoj të loz më dhuratat që mora, duke filluar nga pagëzimi. Ky është sakramenti themelor më të cilin hyra në Kishë, më dha hirin shenjtërues dhe më pastroi nga mëkati i rrjedhshëm. Çfarë bëra më të? Si sillem përball sakramenteve të tjera, shenjave të hirit dhe të dashurisë tënde, më anë të cilave dëshiron të më vizitosh, të më bësh të lumtur dhe të më pasurosh? A u mbylla para tyre?

O Zot, ti më vjen në takim në të gjitha udhët. Mos lejo që të të tejkaloj. Dëshiroj të të bashkohem me ty që të shtegtojmë së bashku që nga këtu e deri në amshim.

16 Kush dëgjon ju, dëgjon mua. Kush përbuz ju, përbuzë mua. Kush më përbuz mua, përbuz Atë që më ka dërguar.«

Këto janë fjalë ngushëllimi për shpallësit e Lajmit të gëzueshëm. Na flasin në të njëjtën kohë edhe për rëndësinë e misionit apostolik. Jezusi barazon me veten secilin të dërguar. Secili misionar merr pjesë në misionin e Jezusit. Misioni dhe apostullati nuk janë punë private. Hyji ka nevojë për bashkëpunëtor. Të korrat janë të mëdha, nevojitën punëtoret. Misionari nuk e shpall fjalën e vet. Ata që dëgjojnë misionarin e dëgjojnë Jezusin. Gjithashtu, ata që e nënçmojnë të dërguarin, nuk e pranojnë Jezusin, dhe në fund të fundit Atin që është burimi i çdo dërgimi.

Sa përpiqem që vërtetë ta dëgjoj fjalën e Hyjit në fjalët e atyre që e shpallin? A i pranoj ipeshkvijtë. meshtarët, djakonët, katekistet si të dërguarit e Hyjit?

 


Current track

Title

Artist