MEDITIMI I DITËS – PROFETIZIMI

Written by on December 10, 2016

Nr 24, 2-7.15.17a PROFETIZIMI

 

Kërkoj hirin: që Zoti të ma japë shikimin depërtues dhe dëgjimin e qartë që të kem mundësi ta dëgjoj fjalën e tij.

 

Në ato dit Balaami 2 i çoi sytë lart, pa Izraelin të tëbanishtuar fis përbri fisi dhe, i rrëmbyer prej Shpirtit të Hyjit, 3 t’ia dha këngës së vet ….

 

Kemi përpara Librin e numrave. I përket Pesëlibërshit të Moisiut që përfshin pesë librat e parë të Biblës. Në Librin e numrave paraqitet udhëtimi i popullit të Hyjit nëpër shkretëtirë, numërimet e popullit që përplotësojnë Ligjin e Sinait dhe përgatisin vendosjen në Kanaan, hyrjen në Tokën e premtuar.

Sot lexojmë, pak a shumë një faqe të çuditshme nga ky Libër. Populli i zgjedhur tashme dyzetë vite është në udhëtim drejt Tokës së premtuar. Arriti në afërsi të Detit të vdekur. Duhet kaluar edhe tokën e Moabit, por mbreti i atij vendi nuk do takim me Izraelin dhe nuk dëshiron ta lejojë që të kalojnë nëpër tokën e tij. Prandaj kërkon ndihmë. Dërgon lajmëtarët që ta thërrasin Balaamin, profetin që jeton në lumin Eufrat, të vijë dhe me profetizimin e vetë t’i mallkojë Izraelitet dhe në këtë mënyrë t’i shkatërrojë. Balaami në të vërtetë është një Shtrigan, profet pagan, që e pranon Javveun për Hyj të vetin. Ai në vend që ta mallkojë popullin e Hyjit, e bekon.

 

 “Parakallëzim i Balaamit, birit të Beorit, parakallëzim i njeriut symprehtë, 4 parakallëzim i atij që ndjeu fjalën e Hyjit, që sheh çka i dëfton i Gjithëpushtetshmi.

 

Profetizim i mrekullueshëm. Njeriu që vjen nga një vend i largët pagan flet Fjalën e Hyjit i frymëzuar nga Shpirti i Hyjit. Kjo është shenjë e qartë se Hyji nuk mbyllet vetëm në një popull as vetëm në një besim. Ai është Ati i mbarë njerëzimit. Ai është Hyji i të gjithë atyre që e dëgjojnë Fjalën e tij. Balaami ishte i tillë. E kërkonte Hyji me gjithë zemër dhe me gjithë shpirt. Prandaj pati mundësi që ta gjej. Ishte i hapur dhe lejoi që Hyji ta përfshij. Hyji e gjeti dhe u takuan së bashku në një moment kaq të rëndësishëm dhe vendimtar për një popull.

Balaami që ftuar për të mallkuar, për të shkatërruar një popull të tërë. Përkundrazi, ai e bekon. Ai nuk i shërben të keqit, por Hyjit. Fatkeqësisht edhe sot e kësaj dite ka shpirtra të errët që janë në shërbim të atyre që dëshirojnë tu shkaktojnë të keqen të afërmve dhe kundërshtarit të vet. Sa «të krishterët» në mosbesimin e vet dhe në besëtytnitë e veta besojnë se njerëzit e tillë mund t’i dëmtojnë. Besojnë se dikush mund tu bëj keq, t’i lidh, të vendos ndonjë gjësend në vende të fshehura dhe kështu ata të përjetojnë fatkeqësi. Vetëm njeriu që nuk beson në fuqinë e Hyjit ka mundësi të përjetojë gjëra të tilla sepse nëse duke mos besuar në Hyjin ju beson atyre, beson se e keqja mund t’i ndodh, sepse është i ngashënjyer. Këtu shohim se si atij që beson në Hyjin, atij që krejt shpresën e vet e ka në Hyjin, siç ishte populli i Izraelit, nuk ka mundësi t’i ndodh asgjë. Hyji është i pranishëm në secilën zemër që hapet para tij dhe që e kërkon sinqerisht.

O Zot, dëshiroj që zemra ime të jetë e hapur dhe e gatshme. Dëshiroj ta pranoj vullnetin tënd dhe ta zbatoj në jetën e përditshme. Vetëm me zemrën e tillë kam mundësi të shërbej ty dhe të afërmve të mi.

 

5 Sa të bukura qenkan tendat e tua, o Jakob,  një bukuri tëbanishta jote, o Izrael! 6 Si breglumi që shkon duke u shtrirë,  porsi kopshtet për anë të lumit,  si aloeja që e ka mbjellë Zoti,  porsi cedri për anë të ujit! 7 Do të rrjedhë ujë nga kovat e tija; farës së tij uji s’i mungon. Mbi Agagun ngallit mbreti i tij,  plot madhëri mbretëria e tij!

 

Balaamin e ka frymëzuar Shpirti i Hyjit dhe ai shikon në të ardhmen. Në kohën e këtij profetizimi të gjitha gjërat janë aq të vogla dhe të parëndësishme. Por në besim shikon se si rritën të gjitha dhe bëhen të fuqishme dhe të pushtetshme. O Zot, në qetësi të zemrës sime e shikoj jetën time dhe të gjitha gjërat rreth meje. Secili ka mundësi të rritet dhe të përparojë në të mirën, të bëhet më fisnik, më i mirë dhe më bujar. Në secilin njeri ka mundësi të rritet Krishti duke u bërë gjithnjë e më i dukshëm. Asgjë nuk duhet të jetë spektakolare dhe e tepruar. Ti kërkon prej secilit prej nesh vetëm hapa dhe shenja të vogla, po shenja më të cilat kryejmë vepra të mëdha dhe hapa me të cilët jemi të aftë të kalojmë udhët e gjata.

 

15 Pra, t’ia nisi këngës së vet e tha përsëri: “Tha Balaami i Beorit,  tha njeriu symprehtë,  16 tha ai që ndjeu fjalën e Hyjit,  që sheh çka i dëfton i Gjithëpushtetshmi,  që bie në ekstazë e sytë i ka çelur!

 

O Zot, po të lutem që të më japësh shikimin depërtues për të kuptuar çfarë është e mirë e çfarë është e keqe. Unë nuk i shikoj në mënyrë të mjaftueshme shenjat e tua as nuk i dëgjoj mirë porositë e tua. Më ndihmo që Fjalët e tua t’i dëgjoj edhe kur jam në zhurmë dhe rrëmujë të brendisë sime. Më ndihmo që të dijë të qetësohem dhe të ndjej çfarë më thua. Çfarë do në atë moment të më thuash? Çfarë me duhet sot të bëj.

 

17 Po e shoh, por jo për tani, po e vërej, por jo për së afërmi: një Yll po lind prej Jakobit,  një skeptër po ngallit prej Izraelit!

 

Balaami profet shikon mrekullueshëm dhe profetizon. Ylli në lindje është shenja e Hyjit. Ky profetizim i përket Davidit mbret, mbretërisë dhe dinastisë së tij prej të cilës do të dal Mesia. Balaami profet e kishte shikimin depërtues. Edhe mua më duhet ta bëj shikimin të depërtueshëm për realitet e Hyjit në Kohën e Ardhjes.

 


Current track

Title

Artist