MEDITIMI I DITËS – PREMTIMET E HYJIT
Written by Radio Maria on December 3, 2016
Is 35, 1-10 PREMTIMET E HYJIT
Kërkoj hirin: që të besoj se premtimet mesianike do të plotësohen.
1 Le të gëzojnë vendet e shkreta e të papërshkueshme, le të galdojë shkretëtira e të lulëzojë si lili! 2 Le të bulëzojë e le të lulëzojë, le të gazmojë, në hare të shpërthejë!
Këto janë figurat e jashtëzakonshme të gëzimit dhe të haresë. Jeta lind atje ku nuk e kishim pritur. Gëzimi vjen nga atje prej nga se kemi pritur. Para Hyjit janë gjithmonë mundësitë e reja dhe daljet e reja.
Në qoftë se gjendëm në shkretëtirë dhe nuk shoh asgjë por vetëm fusha plotë rërë të pafrytshme, nuk guxoj të ligështohem dhe të mendoj se përfundoi gjithçka. Nuk guxoj të mendoj se është e pamundur në atë situatë të bëj diçka dhe të ndërmarrë. Isaia profet në popull e nxit shpresën se gjithçka do të shndërrohet në të mirë. Edhe shkretëtira ka mundësi të gëzohet. Rëra e tharë, e djegur dhe e pa jetë, që nuk premton asgjë përveçse asgjësimin, jeta pa shpresë dhe me tmerr, ka mundësi të shndërrohet në burim gëzimi. Toka e qarë, e djegur dhe e tharë ka mundësi të sjell gëzim. Stepa në të cilën në pafundësi shtrihet bari i tharë ka mundësi të lulëzojë me lule. Jeta më të vërtetë ka mundësi të jetë e vështirë, pafundësisht e rëndë, sikurse shkretëtira dhe toka e tharë. Jeta ka mundësi të na shkel dhe të na thyej aq sa të mendojmë se nuk kemi mundësi të ngrihemi më. Kërkojmë ndihmë dhe ngushëllim. Edhe kur na dukët se kemi arritur fundin e humnerës së dëshpërimit, duhet të dimë se për ndonjë të çare të saj arrin tek ne rrezja e dritës dhe e shpresës. Kështu errësira nuk është aq e errët, as shkretëtira aq e tmerrshme. Shohim se kemi mundësi të shkojmë më përpara dhe se guxojmë të shkojmë më përpara. Atëherë e falënderojmë Hyji për daljen dhe rrugën e re.
Të falënderoj, o Zot, që kam mundësi të ngrihem nga gjendja e mëkatit. Të falënderoj për çdo gjë të rëndë dhe të padurueshme që i përngjan shkretëtirës por që ka mundësi përsëri të lulëzojë dhe të dhurojë jetë. Të falënderoj që pas humbjes së hovit dhe entuziazmit vjen energjia e re, shikimi i ri, hiri i ri, që në mua formon atmosferën e njeriut të ri.
3 Përtëritni në fuqinë e duarve të lodhura, fuqi jepuni gjunjëve të marrakotur!4 Thuajuni atyre që i ka lëshuar zemra: “Mbahuni! Frikë mos kini! Ja, Hyji juaj! Erdhi hakmarrja! Ia behu shpagimi i Hyjit! Vetë do të vijë e do t’ju shëlbojë!”
Fjalë ngushëllimi dhe nxitjeje. Kur të harxhohet fuqia, kur nuk kam dëshirë për jetë, kur pesimizmi më mbështjellë çdo ditë dhe mbi mbulon ditët, këto fjalë të më bëhen nxitje që mos të dorëzohem, por të matëm me çdo gjë që shfaqet si pengesë në udhën time dhe nuk me lejon që të marrë frymë lirshëm dhe të gëzohem. Atëherë edhe unë se bashku me Tin Ujeviqin në «Vajtimin e përditshëm» do të ofshajë: «O Hyj, Hyj, kujtohu për të gjitha premtimet e shkëlqyeshme të cilat mi dhe».
O Zot, plotësoi premtimet e tua dhe forcoi premtimet e mia! Forcoj duart e mia! Ma kthe guximin. Me ndihmo që ta ndjej mbështetjen tënde, që ta dëgjoj fjalën tënde që më ushqen dhe me nxit: ji i fortë, mos u frikëso! O Zot, po të lutëm për të gjithë ata që kanë humbur shpresën dhe janë dobësuar: për fëmijët tanë që i frikësohen jetës, për burrin që humbi vullnetin për të luftuar, për bashkëshorten, që nuk ka më shpresë, për mikun që u ndal në gjysmën e rrugës, për seminaristin që luhatet në ecje me ty, për meshtarin që nuk ka vullnet dhe është i molisur…
Po, vetë Hyji vjen dhe shpejton. E presim ardhjen tënde në Lavdi, o Zot, e presim në këtë Kohë të Ardhjes. Ti vjen tek ne në secilin sakrament. Në secilën Eukaristi ti je me ne. Kur të marrë në Kungim bashkohesh me mua. Ti vjen në këtë botë edhe përmes meje kur angazhohem për të në dërgimin dhe në punën time.
5 Atëherë sytë do t’u çelen të verbërve, veshët e të shurdhërve do të dëgjojnë; 6 atëherë i shqepti do të kërcejë si dreri gjuha e të pagojit do të shpërthejë në hare…,
Figura të mrekullueshme të të mirave të përplotësuara, të dëshirave të gjithmonshme të zemrës njerëzore. Të gjithë ata që këtë hir nuk e kanë për çfarëdo arsyeje do të shërohen dhe do ta jetojnë plotësinë e gëzimit. Të gjitha këto filluan të ndodhin pas ardhjes së Jezusit: të verbrit filluan të shohin, të shurdhrit të dëgjojnë, të shqepëtit të ecin, memecet të flasin. Zotëria këtë gjë e realizoj në fuqinë e hyjnisë së vetë.
O Zot, po të lutem që kjo vepër të vazhdojë në kohën tonë. Largoje të keqën prej jetës sonë. Na dhuro gëzimin dhe lumturinë. Ti këtë gjë na premtove, o Zot.
sepse në shkretëtirë do të burojnë ujërat, përrenjtë do të rrjedhin nëpër shkretëtirë. 7 Toka e shkrumbuar liqen do të bëhet, … 8 Do të ketë shteg e do të ketë udhë, do të quhet Udha e shenjtë: i papastërti n’për të s’do të kalojë, … Do të hyjnë në Sion me britma gëzimi, do t’u qeshë fytyra me gëzim të përhershëm, do t’i shoqërojë gëzimi e hareja, do të zhduket trishtimi e dënesa.
Kjo është dëshira e amshueshme e njeriut për gëzimin dhe lumturinë e thellë dhe të përgjithshme. Kjo është thirrja për jetën ideale në natyrë dhe në njeriun. Në shkretëtirë uji, në stepë lumenjtë, në tokën e tharë burimet… Më e rëndësishmja e të gjithave është zhdukja e dhimbjes dhe e vajtimit që janë simbole të vuajtjes dhe dhimbjes njerëzore.
O Zot, aq shumë dhimbje ka në mua, në të tjerët, në botën tonë. Ndonjëherë më duket se bota nuk është asgjë tjetër përveçse një oqean në të cilin vlon dhimbja e mishëruar në qeniet njerëzore. Bota i përngjan një shtëpie të dhimbjes në të cilën vajtojnë njerëzit e dëshpëruar dhe fatkeq. Kur do të mbarojë kjo? Eja e na liro! Eja, e dëgjoje britmën tonë.