MEDITIMI I DITËS – PRANIMI I DALLUESHMËRISË

Written by on October 2, 2017

Lk 9, 51-56 PRANIMI I DALLUESHMËRISË

 

Kërkoj hirin: që të di ta pranoj tjetrin në dallueshmëri.

 

51 Kur erdhi koha që Jezusi të jetë ngritur nga kjo botë, mori vendim të palëkundshëm të shkojë në Jerusalem.

Jezusi, sikurse e ndjeu çastin se erdhi koha për ta filluar veprimtarinë publike dhe për të dal na jeta e fshehtë në Nazaret, nga heshtja dhe qetësia, gjithashtu tani e ndjen se koha e veprimit publik është në fund dhe se duhet të shkojë në Jerusalem për të kryer udhëtimin e vetë tokësor. Shën Luka, në librin e vet, materialin për Jezusin dhe për Lajmin e gëzueshëm e ka renditur në ketë mënyrë. Më këtë pjesë fillon periudha e re, të cilën e përmbledh më fjalën «ngritur». Sikurse Shën Gjoni flet për periudhën e jetës së Jezusit si për lavdërimin e Jezusit, kështu Shën Luka flet për të ngriturit ose për lartësimin. Këto janë ditët e fundit të jetës së mundimshme të Jezusit dhe ditët e para të jetës së lavdërimit të tij. Përfshin mundimin, vdekjen, ngjalljen dhe të ngjiturit në qiell. Prandaj Shën Luka në mënyrë solemne shpall pjesën e fundit të jetës së Jezusit në këtë tokë.

Jezusi me vendosmëri niset për rrugë që e çon në mundime dhe vdekje. Kjo nuk do të ndodh rastësisht, nuk është diçka dytësore. Drejt këtyre ngjarjeve ai e ka drejtuar krejt veprimtarit dhe krejt misionin e vetë. Të gjitha gjërat që bëri deri me tani, e gjejnë kuptimin në vdekje dhe ringjallje. Jezusi është i vetëdijshëm për këtë gjë dhe më vendosmëri niset drejt Jerusalemit. Kjo është nisje e madhe dhe e rëndësishme. Jezusi merr vendim të guximshëm.

O Zot, edhe mua më duhet ndonjëherë të bie vendime të rëndësishme jetësore. Kam frikë nga pesha e tyre. Më ndihmo që t’i marrë guximshëm dhe t’i zbatoj. Ndjej që më mungon guximi dhe besimi. Ji afër meje në ato çaste në të cilat vendosi për të ardhmen time.

52 Përpara i dërgoi lajmëtarët e vet. Këta shkuan dhe hynë në një fshat samaritanësh për të përgatitur ardhjen e tij. 53 Por ata s’deshën ta pranojnë aty, sepse ishte nisur për Jerusalem.

Nxënësit kalojnë në atë pjesë në të cilën banonin Samaritanët. Ata nuk kishin marrëdhënie të mira më Hebrenjtë. Hebrenjtë i shmangnin dhe i konsideronin tradhtar të fesë së vërtetë. Prandaj Samaritanët e kishin ndërtuar tempullin e vet për lutje që zëvendësonte Tempullin e Jerusalemit në të cilin nuk guxonin as nuk donin të shkojnë. Për këtë arsye Samaritanët nuk i donin shumë Hebrenjtë që shtegtonin për në Jerusalem, e iu duhej të kalonin nëpër Samari. I pengonin dhe iu krijonin probleme gjatë kalimit të tyre. Të njëjtën gjë e përjetojnë nxënësit e Jezusit të cilët i dërgoi si lajmëtar që të përgatisin çfarë është e nevojshme.

Përse Jezusi më qellim kalonte në këtë pjesë, pasi që e dinte se çfarë mund të përjetonte së bashku me nxënës? Jezusi është i vetëdijshëm se Ati e ka dërguar për të gjithë njerëzit. Ai erdhi për t’i shëlbuar të gjithë, edhe Samaritanët. Edhe pse e refuzojnë, ai nuk i përjashton nga flija që shkon për ta paraqitur për shpërblimin e mbarë botës. Jezusi nuk e shmang tokën në të cilën mbretëron nënçmimi ndaj të tjerëve, mos toleranca dhe racizmi i dorës së vet.

Të falënderoj, o Zot, që tregove se i do të gjithë njerëzit. Edhe pse Samaritanët nuk deshën të të pranojnë, ti nuk ju mohon dashurinë tënde. Përkundrazi, Samaritanin e bërë shembull të dashurisë ndaj të afërmit. Samaritanes ia zbulove burimin e ujit të gjallë dhe ia hape sytë për vlerat e pakalueshme. Na ndihmo që të jemi mes nesh më tolerantë dhe që të dimë të pranojmë të tjerët në dallimet e tyre kombëtare, fetare dhe kulturore.

54 Kur e panë këtë gjë, nxënësit – Jakobi e Gjoni, thanë: »Zotëri, a do të urdhërojmë ‘që zjarri të zbresë nga qielli e t’i zhbijë?« 55 Jezusi u kthye kah ata dhe i qortoi. 56 Dhe u nisën për një fshat tjetër.

Dy nxënësit reagojnë në shpirtin e armiqësisë dhe të hakmarrjes. I drejton logjika e Besëlidhjes së Vjetër. Më e keqja e mendimeve të tyre është se ata mendojnë se edhe Hyji do të duhej të vepronte siç mendojnë ata. Ai duhet të kaloj në anën e tyre dhe tu tregojë Samaritanëve se kush ka të drejtë. Ai duhet të përgjigjet me zjarrin nga qielli për t’i bindur Samaritanët e pabesë se po bëjnë keq dhe për këtë arsye e kanë merituar dënimin.

Jezusi nuk vepron sipas shpirtit të nxënësve të vet. Përkundrazi, i qorton dhe i mëson. Ai nuk do që njerëzit të ndahen prej njëri-tjetrit dhe në këtë mënyrë shumë lehtë të ndëshkojnë njëri-tjetrin. Krejtësisht i qetë ju urdhëron nxënësve të vetë që ta vazhdojnë udhën më tej në fshatin tjetër.

O Zot, sa shumë i përngjajmë Jakobit dhe Gjonit. Sa herë dëshirojmë t’i ndëshkosh ata që mendojnë, besojnë dhe veprojnë ndryshe nga ne. Aq shpesh në familjet tona vjen deri tek mosmarrëveshja, sepse nuk dëshirojmë të marrim pjesë në ndjenjat e tjetrit. Nuk dëshirojmë ta dëgjojmë tjetrin! Si kemi mundësi, atëherë ta kuptojmë dhe ta pranojmë! I mbrojmë dhe i paraqesim idetë tona dhe meditimet tona. Nuk dëshirojmë të lëshojmë pe dhe të tërhiqemi. Në këtë mënyrë sillemi edhe në bashkësitë tona, në afërsinë tonë, në vendin e punës, në famulli, fshatra, qytete. Na dhuro Shpirtin tënd! Na ndihmo që të jemi më tolerantë dhe më të hapur për njëri-tjetrin.

 


Current track

Title

Artist