MEDITIMI I DITËS – PËRKUJTIMI I LINDJES SË ZOJËS

Written by on September 7, 2023

Mt 1, 1-16.18-23 PËRKUJTIMI I LINDJES SË ZOJËS

 

Sot është 8 shtatori. Sot kremtojme festën e lindjes së Virgjërës Mari. Antifona e Psalmit të cilin e lut populli i Hyjit, madhëron këtë moment kremtor: “Kur lindi e lumja Zoja e bekuar, shndriti mbarë botën. Sythi i ri, fizili i shenjëe, fryti i të cilës është i bekuar.” Himni madhëron atë çast: “Të falem, plot me hir, plot me dritë, e madhërueshme. Ditëlindjen tënde kremtojmë, Zonjë plot me hir.”

Sot do të vendos në qendër të meditimit tonë, figurën poetike dhe çka e madheron virgjërën plot me dritë, të madhërueshme, që e plotëson porosia: “ku rilindi virjgëra, u shndrit mbarë bota”.

Jemi duke medituar pra, për lindjen e asaj që do ta shndrisë mbarë botën me dritën e re. Drejt kësaj ngjarjeje të thjeshtë është drejtuar bota mbarë; krejt bota e krishterë. Hyji plotëson fjalën e vet: “Në botë do të vijë një grua, Eva e re; Nëna e Re e të gjithë të gjallëve, në errësirën e mëkatit, të të keqes dhe të paditurisë. Gjatë krijimit të Evës, nënës së të gjallëve, u bë shkëputja e krijimit me Krijuesin. Tani, përkundrazi, me dashurinë e Krijuesit, në mënryë të mrekullueshme kthehet besimi i krijimit ndaj Krijuesit dhe vendos rendin e ri të dashurisë në këtë errësirë të të jetuarit njerëzor.

 

Shkrimtari i njohur Stefan Zëeig shkroi librin: “Çastet e shndritshme të njerëzimit”, në të cilin përmblodhi çastet e punës njerëzore dhe të krijimit që e kanë ndryshuar botën. Dhe neve sot, na duhet të pranojmë, të themi dhe të pohojmë: ky është momenti kur në botë erdhi fëmija, bija e Joakimit dhe Anës, të cilën e ka shndritur bukuria e hirit, që është e zgjedhur pa mëkat, e përcaktuar që të bëhet Nëna e Birit të Hyjit, nëpër të cilën këtë botë e shndriti drita nga qielli, e në të cilin u vendos marrëdhënia e njeriut me Hyjin Krijues.

 

Derisa njerëzit e kësaj bote i quajnë “ditë të shndritshme të njerëzimit” sukseset e mendjes dhe të punës, me të cilat arriten kushtet e jetës më të lumtur dhe më të mirë, dhe derisa mahnitemi ndaj sukseseve të shpirtit dhe të mendjes së njeriut, me të cilat krijoi kushtet për të shkatërruar njeriun dhe natyrën e mrekullueshme të Hyjit. Ky çast vendimtar dhe i shndritshëm i historisë së kësaj bote, në të cilën u zbulua urita dhe dashuria për mbarë botën, si të ishte fshehur diku në një anë, i padukshëm dhe i pavërejtur.

Këtë çast e ndiejnë vetëm zemrat e miliona njerëzve të vegjël; njerëzve të zakonshëm, të cilët të ardhmen e vetme të jetës së tyre e shohin në burimin e tij të vërtetë: Hyjin që e krijoi botën me një rreze të dritës: me lindjen e Virgjërës Mari!

Mari, ti botës ia dhe dritën nga qielli. Në këtë mënyrë u bëre burim drite për të gjithë njerëzit. Ji shpresa jone, dhe na mbro nga e keqja. Maria u luttë që e keqja mos ta prekë jetën tënde.

 


Continue reading

Current track

Title

Artist

Send this to a friend