MEDITIMI I DITËS – PËRGJIGJEM NË THIRRJEN E HYJIT

Written by on July 10, 2017

Mt 10, 1-7 PËRGJIGJEM NË THIRRJEN E HYJIT

 

Kërkoj hirin: që të përgjigjem në thirrjen e Hyjit.

 

Në atë kohë, 1 Jezusi i mblodhi rreth vetes të dymbëdhjetë nxënësit e vet e u dha pushtetin të mund t’i dëbojnë shpirtrat e ndytë dhe të mund të shërojnë çdo sëmundje e lëngatë.

Jezusi dëshiron që disave prej nxënësve të vet tu dhurojë një mision të veçantë, prandaj i thërret që tua dëftojë këtë gjë. A ishin vetëm ata në këtë çast më të? Nuk e dimë. Sipas paraqitjes së Shën Mateut, duket se ishte ashtu. Jezusi dëshiron tu besojë diçka të rëndësishme. Dëshiron t’i bashkojë më shumë më dërgimin që iu bënë edhe ata vetë duhet të provohen në këtë veprimtari. Të Dymbëdhjetët do të jenë gjithmonë bashkëpunëtoret më të ngushtë të Jezusit. Ata dallohen në mesin e nxënësve sepse ata shkuan pas Jezusit nga dita në ditë dhe i lanë të gjitha që të kenë mundësi të jenë me të. U përcaktuar plotësisht për të. Ata janë kolegjin apostolik. Do të jenë me Jezusin në darkën e fundit. Do të marrin prej tij pushtetin që të kenë mundësi t’i kremtojnë, që të prinë Eukaristinë në bashkësitë në të cilat do të gjendën. Ju dha pushtetin që te kenë mundësi t’i ndajnë të gjitha sakramentet në emrin e tij. Ju dha pushtetin që këtë pushtet ta përçojnë edhe tek të tjerët duke i fuqizuar që ta bëjnë të njëjtën gjë. Ipeshkvijtë tanë janë pasardhësit e tyre.

Fjalët e Jezusit: «bëjeni këtë në përkujtimin tim» përçohen nga breznia në brezni. Ato jehojnë edhe në kohën tonë.

Jezusi i dërgon të Dymbëdhjetët që të bëjnë mirë. Fjalët më të cilat i dërgon janë të thjeshta dhe të drejtpërdrejta. Ju jep pushtetin mbi shpirtrat e ndytë, që tu ndihmojnë njerëzve që janë në vështirësi. I përfshinë në misionin e vet të luftës kundër të Keqit. Kjo është gjëja më e rëndësishme në dërgimin e Jezusit, sepse për këtë ndihmë më së shumti kanë nevojë njerëzit.

Të falënderoj, o Zot, që njeriun së pari dëshiron ta çlirosh dhe ta mbrosh nga i Keqi dhe nga të gjitha gjërat me të cilat ai e robëron dhe e pengon. Edhe nxënësit e tu i drejton menjëherë tek thelbësorja në misionin e tyre: që njeriun ta lirojnë nga zinxhirtë e të keqes, nga kundërshtari i tyre me i madh, babai i gënjeshtrës dhe vrastarit që nga fillimi. Me ndihmo që edhe unë si besimtar gjithmonë të bashkohem me ty që në mënyrën time, në rrethanat në të cilat jetoj të luftoj kundër të Keqit.

2 Emrat e Dymbëdhjetë apostujve janë këta: i pari Simoni, që quhet Pjetër e vëllai i tij Andreu; Jakobi i Zebedeut dhe Gjoni, i vëllai; 3 Filipi dhe Bartolomeu; Toma e Mateu – tagrambledhësi; Jakobi i Alfeut dhe Tadeu; 4 Simon Kananeu dhe Judë Iskarioti – ai që e tradhtoi.

Ja emrat e nxënësve të parë dhe më të afërm të Jezusit. Për disa dimë diçka më shumë, për të tjerët pothuajse asgjë përveç emrave të tyre. Më e rëndësishmja mbi të gjitha është se këta ishin nxënësit e Jezusit në të cilët ai llogariti dhe përmes të cilëve vazhdoj të veprojë edhe pas të Ngjiturit në qiell. Pjetri është gjithmonë i pari në radhën e të Dymbëdhjetëve. Ai është nxënësi të cilin të parin e thirri Jezusi që do të jetë zëvendësi dhe përfaqësuesi i tij në tokë. I fundit në mesin e tyre është gjithmonë Juda Iskariot pas emrit të të cilit do të mbetet gjithmonë shenja: «ai që e tradhtoi». Kjo gjë thjeshtë lidhet me emrin e Judës. Shpjeguesit thonë se emri i tij do të thotë «njeriu nga Kerioti», të tjerët mendojnë se kjo vjen nga fjala aramaike që do të thotë «gënjeshtar dhe dyfytyrësh». Nëse është kështu, atëherë emri i tij është domethënës. Por edhe pranë kësaj edhe ai që thirrur të jetë nxënës dhe që dërguar në mision. Në fund do ta tradhtojë. Kjo është fshehtësia e lirisë njerëzore dhe e bashkëpunimit me hirin.

Do të lutem për të gjithë ata që e morën dhe e pranuan thirrjen e Hyjit që të jenë besnik dhe që t’i përkasin Mësuesit të vet. Do të lutem për të gjithë meshtarët, rregulltarët dhe rregulltaret. Do të lutem edhe për të gjithë ata që po përgatitën që ta realizojnë jetën e vet në meshtari dhe rregulltari.

Të Dymbëdhjetët një nga një janë njerëz të thjeshtë. Janë të gatshëm për të bërë çdo gjë. Në mesin e tyre nuk ka të ditur të veçantë, por të gjithë e duan Jezusin. Edhe Jezusi ka besim në ta. Llogarit në gatishmërinë e tyre dhe në guximin që kanë. Të falënderoj, o Zot, që me zgjodhe dhe që më thirre. Të falënderoj që llogaritë edhe në mua edhe pranë padenjësisë që unë kam dhe mosbesnikërisë. Ma jep hirin tënd që të kem mundësi ta arsyetoj besimin që ke në mua.

5 Shi këta të Dymbëdhjetët Jezusi i dërgoi dhe u urdhëroi: »Mos shkoni ndër paganë as mos hyni në asnjë qytet të samaritanëve! 6 Por shkoni më mirë te delet e humbura të shtëpisë së Izraelit. 7 Gjatë udhëtimit predikoni: ‘Mbretëria e qiellit është ngjat!’

Jezusi shikon në mënyrë reale në dërgimin e Dymbëdhjetë nxënësve të parë. Ai e di se misioni është i madh dhe i plotë aq sa është e madhe bota. Në misionin e parë nxënësit rrinë brenda kufijve të atdheut të tyre. Kjo mjaftoi sa për të filluar. Edhe vetë ai në misionin e vet u kufizua vetëm në vendin e vet. Do të vij koha kur do t’i dërgojë nxënësit e vet në mbarë botën, deri në skajet e tokës. Në këto rrethana të reja ai do të jetë me ta dhe me të gjithë të tjerët që do të përgjigjen në thirrjen e tij deri në përfundimin e botës. Tash për tash mjafton që ta predikojnë Mbretërinë e Hyjit në Palestinë. Ky është vullneti i Atit! Jezusi e plotëson me bindje të plotë dhe i mëson të Dymbëdhjetët që ngadalë të përfshihen në planin e Hyjit.

 


Current track

Title

Artist