MEDITIMI I DITËS – PËRGATITEM PËR TAKIM ME KRISHTIN

Written by on November 25, 2016

Lk 21, 34-36 PËRGATITEM PËR TAKIM ME KRISHTIN

 

Kërkoj hirin: që të rri zgjuar në lutje duke u bërë gati që të rri para Birit të njeriut!

 

Në atë kohë, Jezusi u tha nxënësve të vet: 34 »Kini kujdes veten që zemrat tuaja të mos kalamenden prej grykësisë, prej shfrenisë e prej kujdeseve të jetës që ajo Ditë të mos ju vijë papritmas, 35 sepse ajo ditë do të vijë porsi kurth mbi të gjithë banorët e tokës mbarë.

Para syve kemi faqen e fundit të Ungjillit. Edhe këtu kemi një simbolikë të llojit të vet, që flet e kalueshmërinë e çdo gjëje që bëjmë. Nga dita në ditë kemi përcjell faqet e Ungjillit të cilat na i propozoj Kisha. Nesër do të jetë koha e ardhjes. Fillon diçka e re.

Ne shkojmë pas Jezusit që vazhdon mësimin për «mbarimin» e çdo gjëje që ekziston, për ardhjen e tij në përfundimin e kohës, për afërsinë e mbretërisë së Hyjit. Për të gjitha këto Jezusi i jep këshillat dhe i qorton nxënësit e vet, si miqtë të dashur se si duhet t’i përballojnë të gjitha këto.

Pasi që ju tërhoqi vërejtjen se si duhet ta jetojnë virtytin e shpresës dhe se si duhet të kenë besim në Hyjin e në fjalën e tij, fillon t’i qortoj që të rrinë zgjuar. Ka rëndësi të madhe që zemra e tyre mos të lodhet nga të gjitha ato gjëra që i sjell jeta dhe rrugët nëpër të cilat do të kalojnë. Secili lum sjell shumë baltë në jetë. Në qoftë se lejojnë që t’i mbart jeta dhe në qoftë se ata vetë do ta formojnë jetën e tyre, atëherë me siguri janë në rrezik që t’i befasojë Dita e tij. Ju duhet të jenë të lëvizshëm, «kalorësi e lehtë» që është e gatshme për udhëtim të vazhdueshëm. Jeta është tërheqëse. Do t’i tërheq me ngashënjimet e veta dhe do të përpiqet që t’i tërheq në rrugët e saj. Lidhja me ngashënjimet që i ofron bota, kënaqësitë me të cilat i ngashënjen e rëndojnë zemrën. Në qoftë se i dorëzohen kësaj, atëherë do të harrojnë se «Dita» e papritur vjen si kurthi. Kur do që të vij do të jetë befasi dhe do të na tejkaloj. Por nxënësit mund të jenë gati dhe mund të mos jenë gati.

Dita e gjyqit vjen papritmas. Në secilin çast dikush vdes… Nuk di sa çaste më kanë mbetur ende. Kjo është e rëndësishme për takimin tim përfundimtar me Zotërinë. Ti, O Zot, ma tërheq vërejtjen që zemra ime mos të rëndohet me ato gjërat që mi ofron bota. Më qorton duke ma kujtuar zemrën, sepse aty është vendi i takimit me ty por edhe me botën. Prej meje varet cilit takim do t’i jap përparësi. Mirëpo nga kjo «përparësi» varet cilësia e jetës sime. Më ndihmo që mos të më zotëroj bota! Më ndihmo që zemra ime mos të rëndohet! Le të dallohet në të dashuria jote që do ta bej të gatshme për tu takuar me ty.

36 Prandaj, rrini zgjuar e lutuni në çdo moment që të mund t’u shpëtoni të gjitha këtyre që do të ndodhin e të mund të qëndroni para Birit të njeriut.«

Ky është këshilli i fundit të cilin Jezusi na dhuron në faqet e Ungjillit. Pas këtij vjen përgatitja për darkën e Pashkëve dhe ngjarjet e Treditëshit të Shenjtë. Jezusi thekson para nxënësve të vet rëndësinë e lutjes së vazhdueshme. Nuk ju thotë se duhet të lutemi vetëm kur të vijnë ngjarjet për të cilat foli e kur do ta kenë rend. Ne zakonisht lutemi kur kemi vështirësi dhe kur kemi nevojë. Jezusi ju thotë: «Lutuni gjithmonë!» Pali apostull, pothuajse në të gjitha letrat e veta, flet për nevojën e lutjes së vazhdueshme. «Lutuni pa pushim!» u thotë atyre që ju shkruan. Lutja është  nevojshme, sepse në të e zbulojmë atë gjë që ka mundësi të na rëndoj zemrën. Lutja është e rëndësishme sepse e ushqen shpresën dhe besimin tonë. Ajo e forcon fenë dhe sigurinë. Në lutje jemi të zgjuar dhe presim. Ajo na ndihmon që të jemi të përmbajtur. Me anë të saj kemi mundësi të rrimë para Birit të Njeriut. Vetëm me lutje kemi mundësi të përvetësojmë këshillat e Jezusit dhe të bëhemi gati për takimin me të, që «ajo Ditë» mos të na befasoj.

Lutja do të na ndihmoj që të ikim para asaj që do të ndodh «atë Ditë» dhe para saj që ajo e sjell me vete duke u munduar që të na befasoj. Nuk duhet të lëkundemi në ndonjë siguri të rrejshme, besim dhe shpresë. Duhet të jemi në gjendje të përgatitjes. Rreziku është gjithmonë i pranishëm. Duhet të kemi fuqi që t’i shpëtojmë. Nga do të na vij kjo fuqi në qoftë se nuk e kërkojmë në lutje?

Vetëm të zgjuar në lutje mund të rrimë para Birit te Njeriut. Kjo është dëshira e fundit e Jezusit para se ta filloj mundimin. Ai dëshiron që të takohemi me të. Ai në ardhjen e tij përfundimtare e ka fjalën e fundit.

O Zot, të falënderoj që më përmbush me gëzim prania jote. Të falënderoj për secilin takim në të cilin më afrohesh e në të cilin ka mundësi që të dorëzohem në besim. Të falënderoj për takimin në Eukaristi, në të cilin më ushqen dhe më jep fuqi që të qëndroj. Të falënderoj që kam mundësi me plot besim dhe shpresë të eci drejt takimit të mrekullueshëm të fundit që nuk do të përfundoj asnjëherë.

 

 


Current track

Title

Artist