MEDITIMI I DITËS – PAGËZIMI I ZOTIT

Written by on January 7, 2017

PAGËZIMI I ZOTIT

 

Koha kalon shpejt. Ditët zhdukën se pikat e vesës kur zgjohet dielli. Prandaj duhet shfrytëzuar mirë secilën ditë thonë njerëzit e urtë. Menjëherë në mëngjes duhet bërë atë gjë që në jetë është më e rëndësishmja, që në mbrëmje mos të na bëhet tepër vonë për ta bërë. Menjëherë në mëngjes duhet të bëjmë ndonjë vepër të mirë, të ulësh pesë minuta dhe të shënosh ndonjë gjë në ditarin tënd, zgjoi mendimet e mira dhe të suksesshme në vetvete,  vendose lidhjen me Hyjin, duaj njerëzit dhe fali, dhe në këtë mënyrë krejtësisht i lirë, i pastër, i ri dhe i fortë filloje ditën. Në mëngjes njeriu përcaktohet për krejt ditën dhe për krejt jetën.

Koha e fëmijërisë kalon shpejt. Kështu edhe koha e Kërshëndellave kaloi shpejt, përfunduan këngët e Kërshëndellave, kemi heq pemën nga dhoma, tryeza bëhet më e varfër dhe e përditshmja depërton në ditët tona. Ka rëndësi që jeta jonë të mos jete e vrenjtur dhe e pa shpresë, sepse secila dite është ngritje drejt një gjëje të re dhe shumë të madhe. Jezusi tridhjetë vite jetoi në Nazaret. Askush asgjë të jashtëzakonshme nuk hetoj në të. Punonte punë të zakonshme, të përditshme, djersitej, kishte duart e forta dhe kallet në to ia tregonte Marisë dhe Jozefit. Shoqërohej me shokë dhe komshi, këndonte së bashku me djem dhe vajza, shkonte në Sinagogë, në shkollë, punonte në punëtorinë e Jozefit, hante, pinte, flinte, mërzitej dhe gëzohej. Ngrihej në mëngjes, lutej dhe në këtë mënyrë përgatitej për të marrë vendimet jetësore për vete dhe për mbarë botën. Kulmi i jetës së tij tokësore ishte Pagëzimi në Jordan. Atëherë e përfundoj jetën e vet në Nazaret dhe e filloi jetën publike. Kjo prerje e jetës së tij ndodhi kur mbi të erdhi Shpirti Shenjt që e mbushi me atë fuqi, sa që Shën Luka Ungjilltar shkruan se prej tij dilte fuqia që shëronte gjithçka. Shën Luka thotë se Jezusi me fuqinë e Shpirtit Shenjt shkonte nga fshati në fshat, nga qyteti në qytet dhe i shëronte të gjitha sëmundjet, shpallte Mbretërinë dhe i lironte njerëzit nga shpirtrat e ndyrë.

Një herë në jetë duhet të vij momenti në të cilin përfundon koha e fëmijërisë dhe fillon koha e jetës së pjekur. Edhe feja e ka përfundimin e fëmijërisë dhe fillimin e kohës së pjekur. Ky është momenti i kthimit, këto janë ditët kur jemi pjekur duke medituar, duke u lutur dhe duke e kërkuar Hyjin, në mënyrë kritike duke studiuar fenë tonë fëmijërore dhe fenë e të parëve tanë, duke hulumtuar Kishën dhe religjionet, dhe atëherë në çastin e duhur në bazë të meditimeve tona dhe rezultateve kthehemi tek Hyji i gjallë dhe e fillojmë udhëtimin e pjekur në fe. Kjo gjë në teologjinë katolike dhe në përshpirtëri quhet përcaktim themelor, ky është përcaktimi themelor për të jetuar në miqësi me Hyjin. Nëse kjo prerje nuk ndodh, në qoftë se ky përcaktim nuk bëhet një herë në jetë, atëherë njeriu mbetet në një fëmijëri të vazhdueshme, në përngjasimin e fëmijës në kraharorin e nënës dhe nuk ka mundësi të rritet në fe. Ky njeri as vet nuk e di pse u bë besimtar. Vetëm kur përcaktohet për Hyjin, atëherë ai i përngjan Jezusit, mbushët me Shpirtin Shenjt, atëherë në të fillojnë njohjet e brendshme, të thella, fillon pjekuria që njeriun e bënë të aftë që besimin e vet ta dëshmojë me fjalë dhe më jetë. Atëherë feja shndërrohet në jetë, atëherë njeriu punon suksesshëm punën e vet, sepse e drejton intuita, dashuria, fuqia që ia jep Shpirti Shenjt. Kur njeriu në kthimin e vet e përjeton këtë përvojë të fesë, atëherë është i sigurt se Hyji ekziston, sepse atëherë nuk vepron vetëm mendja që ia dëshmon se ai duhet të ekzistojë, por kemi të bëj me përvojën e takimit me Hyjin, të cilën njeriu kurrë më nuk ka mundësi ta harrojë dhe këtij njeriu askush nuk ka mundësi t’i thotë se Hyji nuk ekziston. Nuk mjafton vetëm të pagëzohesh, por duhet të rilindësh nga ky pagëzim, na thotë Jezusi. Pagëzimi tashmë na bënë fëmijë të Hyjit, pagëzimi e sjell shëlbimin, por përcaktimi jonë për këtë pagëzim, pranimi i fjalës së Jezu Krishtit dhe personit të tij, është vendimtare që të kemi mundësi të rritemi në kraharorin e pagëzimit në përngjasimin e fëmijës, të edukohemi dhe të piqemi në fe, në të cilën edhe të tjerët do të lindin dhe do të jetojnë prej saj. Kjo është ajo gjë që aq shumë dhe aq qartë të krishterëve iu mungon. Kjo është ajo gjë që Kishën e bënë më së shumti të vuaj. Kisha vazhdimisht mbanë në kraharor personat që janë pagëzuar, por nuk kanë lindur nga pagëzimi. I përngjan nënës që mbartë në kraharor fëmijën i cili askurrë nuk lindi. Njëherë duhet dal nga kraharori, nga rrethi i të afërmve, shtëpia, fisi, vendlindja. Njëherë duhet ta braktisim shikimin fëmijëror të Hyjit dhe duhet të hyjmë në veprimin e fesë. Njëherë duhet ta themi para Hyjit «po-në» tonë vendimtare. Këtu fillon jeta e re, atëherë ti mbushesh me Shpirtin Shenjt dhe atëherë njerëzit e dallojnë se ke ndryshuar, se je i suksesshëm, i gëzuar dhe se je në shpirt dhe në trup i shëndosh.

Deri të ky çast vendimtar, njeriu vjen duke medituar, por edhe më shumë duke u lutur. Por kjo nuk ndodh kur ne i recitojmë lutjet, por kur lutet zemra jonë dhe kur e kërkon Hyjin, kur flet më Hyjin dhe e dëgjon atë.

 


Current track

Title

Artist