MEDITIMI I DITËS – NXËNËSI NË KUNDËRSHTIME

Written by on July 12, 2017

Mt 10, 16-23 NXËNËSI NË KUNDËRSHTIME

 

Kërkoj hirin: që ta kuptoj se nxënësi i Jezusit për shkak të Emrit të tij has në kundërshtime.

 

Në atë kohë, Jezusi u tha nxënësve të vet: 16 »Ja, unë po ju dërgoj porsi dele midis ujqish! Jini, prandaj të mençur porsi gjarpërinjtë dhe të thjeshtë porsi pëllumbat!

Jezusi, derisa i dërgon apostujt në mision nuk i gënjen. Misioni nuk do të jetë vallëzim i lehtë që do të bëjnë duke shkuar prej vendit në vend. Dërgimi nuk i zvogëlon problemet dhe vështirësitë të cilat do të takojnë. Jezusi nuk dëshiron tu japë paraqitjen e gabuar, prandaj i qorton seriozisht. Krhahasimi është shumë i fort. Kemi mundësi të imagjinojmë se si ndjehet delja midis ujqish. Kush do të jetë më nxënësit e Jezusit në mesin e kundërshtarëve të Mbretërisë së Hyjit. Apostulli do tu nënshtrohet brutaliteteve dhe dhunës së kundërshtarëve të vet. Mirëpo në të gjitha këto do të paraqitet pushteti i Hyjit. Nënë Tereza ishte e vogël dhe e pafuqishme, por përmes saj zbulohej dashuria e Hyjit, mirësia dhe fuqia. Pali apostull thoshte: «Gjithçka mundëm në saje të atij që me jep fuqi!» A besoj unë se Hyji përmes dobësisë sime mund të bëj vepra të mëdha? A i besoj pushtetit të Hyjit që dëshiron të shfaqet në dobësinë time?

Kur Jezusi i dërgon apostujt e vet, Ai nuk do që ata të jenë naiv. Kërkon prej tyre inteligjencën, urtinë dhe shkathtësinë. Nuk guxojnë që të lejojnë për tu gënjyer lehtë. Mirëpo në të njëjtën kohë nuk dëshiron që të jenë të ndryshueshëm, të këqij dhe të panderë. Në paraqitjen e tyre duhet të tregojnë pafajësi dhe thjeshtësi. Të thjeshtët tashmë i ka shpallë të lumtur.

17 Ruajuni prej njerëzve: sepse do t’ju pandehin në gjyqe, do t’ju frushkullojnë në sinagoga të tyre. 18 Për shkak timin do t’ju qesin para sundimtarëve e mbretërve, që të dëshmoni para tyre dhe para paganëve.

Në urtinë e apostujve bënë pjesë aftësia që mos të gënjehen lehtë para të gjithë atyre që dëshirojnë të jenë «miqtë» e tyre. Shumë të dërguar të Hyjit, sharruan pikërisht nga «miqtë e paguar» të cilët i përcollën sipas detyrës që pastaj të kishin mundësi tua dorëzonin gjyqeve dhe të dëshmonin kundër tyre. Historia e Kishës katolike tregon qartë për shumë besimtarë që dolën para pushtetarëve të ndryshëm që t’i gjykojnë vetëm pse besuan dhe iu përkushtuan Ungjillit dhe Kishës. Jezusi i nxit apostujt e vet që të mos frikësohen, sepse kjo gjë është pjesë e pandashme e dërgimit. Edhe ai vet në fund iu dorëzua gjyqit dhe e gjykuan për vdekje.

19 E kur t’ju dorëzojnë, mos u shqetësoni se çka dhe si do të flisni, sepse në atë moment do t’ju jepet çka duhet të thoni, 20 sepse nuk do të jeni ju që do të flisni, por Shpirti i Atit tuaj do të flasë nëpër ju.

Sa mrekullueshëm, më urti dhe më përmbajtje ditën të përgjigjen para gjyqeve të larta besimtarët e thjeshtë! Ata që i gjykonin pyesnin: nga ju vijnë këtyre të gjitha këto? Shumë shpesh mrekulloheshin dhe në brendi i vlerësonin shumë. Sa të guximshëm ishin në proceset e montuara! Kjo është shenjë se ata i kishin kuptuar mirë këto fjalë të Jezusit. Edhe vetë apostujt silleshin jashtëzakonisht guximshëm dhe me urti kur i sillnin në gjykatore dhe i pyesnin për besimin që kishin në Jezu Krishtin. Hyji nuk i braktis të vetët.  Në ato çaste hiri i veçantë i Shpirti Shenjt i frymëzon të gjithë besnikët që të dinin të merrnin qëndrim para atyre që i pyesnin, gjykonin dhe i dënonin.

21 Vëllai vëllanë dhe babai fëmijën do ta dorëzojë në vdekje; edhe fëmijët do të ngriten kundër prindërve të vet dhe do t’i vrasin. 22 Edhe ju do t’ju urrejnë të gjithë për shkak të Emrit tim, porse, kush të qëndrojë deri në fund, ai do të shëlbohet.

Moskuptimi dhe përndjekja do të vijnë edhe nga vetë familjaret dhe më të më të afërmit. Urrejtja  do të lajmërohet gjithkund. Fatkeqësisht, përndjekjen më mizore do ta bëjnë më të afërmit, njerëzit e të njëjtit gjak. Emri i Jezusit do jetë gur në të cilin merret në thua, arsyeja e përndjekjes së nxënësve të tij. Jezusi i nxit apostujt që të jenë të qëndrueshëm. Ai na nxit të gjithëve që ta kemi para sysh qëllimin përfundimtar, shëlbimin e amshuar. Për këtë qëllim ja vlen të flijohen dhe të durohen të gjitha.

23 Kur t’ju salvojnë në njërin qytet, ikni në tjetrin! Përnjëmend, po ju them: nuk do t’i përshkoni qytetet e Izraelit para se të vijë Biri i njeriut.

Nga qyteti në qytet, nga vendi në vend. Apostulli është vazhdimisht në udhëtim. Ai është nxitje për të gjithë ata që i takon dhe ju shpall Ungjillin. Kështu do të jetë edhe deri në ardhjen e dytë të Jezusit. Zotëria do të vijë dhe të gjithë neve do të na marrë tek vetvetja. Ky është mendimi më ngushëllues i jetës sonë. Mirëpo, deri atëherë na duhet të rrimë zgjuar dhe të punojmë që të na gjej të zgjuar dhe të gatshëm për jetën e pasosur.

 


Current track

Title

Artist