MEDITIMI I DITËS – NEVOJAT E TË AFËRMIT

Written by on December 1, 2016

Is 29, 17-24 NEVOJAT E TË AFËRMIT

 

Kërkoj hirin: që të dijë të njoh nevojën e tjetrit dhe t’i ndihmoj.

 

17 Vallë është pak, krejt edhe pak kohë, e Libani a s’do të kthehet në pemishte, e pemishtja a s’do të mbahet për pyll? 18 Atë ditë të shurdhët do t’i dëgjojnë fjalët e librit, të çliruar nga errësira e terri, do të shohin sytë e të verbërve.

 

Në këtë faqe të Bilës, Isaia profet përmbledh pritjet e njerëzimit. Të gjitha këto janë figura konkrete dhe sugjestive të cilat në mënyrë burimore janë shkruar në vargje. Më ardhjen e Mesisë ndryshon gjithçka. Shndërrimit të zemrave të njerëzve iu bashkohet edhe natyra. Vargmalet e Libanonit, plot me lisa, cedra që shndërrohet e bëhet kopsht që japin fryte. Pemët e pafrytshme japin fryte. Ky është premtimi i gëzimit të përgjithshëm dhe i mirësisë së gjithmbarshme.

Prapëseprapë gjëja më e rëndësishme ndodh në njeriun dhe me njeriun. Profeti flet për dy mangësitë më të mëdha të njeriut të cilat do të shërohen dhe do të zhdukën: për shurdhërinë dhe verbërinë. Këto dy mangësi i përfshin të gjitha mangësitë, problemet dhe sëmundjet e njeriut të cilat e shtypin dhe nuk e lejojnë që t’i jetojë në plotësi të mirat trupore dhe shpirtërore. Të jesh i shurdhër, të jesh i verbër. A jam munduar ndonjëherë të hyj në situatën e personit të shurdhër dhe të verbër? Të mos kesh mundësi të dëgjosh, të mos kesh mundësi të shohësh. Të jesh i përjashtuar nga bota e zërave dhe bota e ngjyrave. Do të ndalëm këtu dhe do të përpiqem ta përjetojë këtë gjë: “të dëgjosh” botën e të shurdhërve dhe “të shohësh” botën e të verbërve. Do të përpiqem që thjesht të ndjej çdo gjë që shtyp njeriun e sotëm, krejt barrën që e mbartë mbi shpatullat e veta në të cilën merr në thua dhe rrëzohet. Këtë gjë në asnjë mënyrë nuk e bëj që të krijoj në mua dhe rreth meje figurën pesimiste dhe të sëmur të botës. Këtë gjë e bëj që të kem më shumë ndjeshmëri ndaj atyre që nuk dëgjojnë dhe ndaj atyre që nuk shikojnë ose mbartin në jetë cilëndo mangësi në trup ose në psikë.

 O Zot, para teje meditoj për botën e privuar, për personat që kanë vështirësitë e zhvillimit, për të gjithë ata që e kanë të vështirë të depërtojnë në shoqëri, sepse në vetvete mbartin ”shenjen” që këtë gjë nuk ua mundëson. Si tu ndihmoj? Si ta lehtësoj vuajtjen e tyre? Shumë shpesh ndjehem i paaftë të bëj çfarëdo gjëje për ta. Ti këtu, përmes Isaisë profet thua se njerëzit e tillë do të përjetojnë lirimin nga mangësitë dhe se do të shërohen na të gjitha vështirësitë dhe mundimet. Mirëpo ka shumë njerëz të cilët edhe sot të lutën dhe të kërkojnë shërim. Po të lutem që Lajmi i gëzueshëm të jetë për ta mbështetje dhe ndihmë derisa mbartin kryqin gjatë kohës së jetës tokësore. Bëj që të ketë gjithmonë njerëz të tillë të cilët do tu ndihmojnë e do të jenë pranë tyre, që do të jenë veshtë dhe sytë e tyre.

O Zot, ne nuk na shtypin vetëm mundimet dhe vuajtjet trupore. Mbi ne rëndon padrejtësia dhe të dhunshmit të cilët nuk duan të dinë për të varfrit dhe të dobëtit. Sot në botë ka aq shumë dhunë dhe vuajtje, ka aq shumë njerëz që ëndërrojnë të keqën dhe i vendosin kurthet. Secilën ditë na mbulon shtrëngata e lajmeve të këqija. Na dukët se të gjitha gjërat shkojnë keq. Si të jetojmë me të gjitha këto? Si të matemi me të gjitha këto? Si të jemi të gëzuar në të gjitha këto? O Zot, Fjala jote a sjell ngushëllim dhe shpresë? Çfarë na thua ti?

 

19 Gëzim mbi gëzim do të kenë në Zotin të varfërit, në Shenjtin e Izraelit do të gëzojnë më skamnorët, 20 sepse mujshar më s’do të ketë, përqeshësit do të zhduken, sendërtuesit e së keqes do të zhduken: 21 ata që me fjalë fajtorë qesin të tjerët, që e shtrembërojnë në pleqëri gjyqin e për asgjë poshtë e hedhin të drejtin.

 

O Zot, po e vazhdoj lutjen time i nxitur nga fjala jote. Të falënderoj që një ditë në mënyrë përfundimtare do të përfundojë secila e keqe. Kjo është ajo gjë që aq shumë e dëshirojnë të varfrit dhe të nëpërkëmburit e të gjitha kohërave dhe të gjitha breznive. Përsëri po të lutem për ata që vuajnë që mos ta humbin shpresën se do të vij dita, të cilën e premtove se do të zhdukësh të gjitha të këqijat. Bëj që të besojnë se atë ditë do të gëzohen dhe do të galdojnë. Bëj që të besojnë dhe të shpresojnë ashtu si besuan dhe shpresuan profetët dhe njerëzit përlot me Shpirtin tënd. Maria e dëgjoi dhe i besoj fjalës sate. Ajo u gëzua kur të gjitha këto u plotësuan në Jezusin, Mesinë të cilin e solli në botë. Besoj dhe u gëzua para se të ndodhin këto. Me gëzim dhe besim tha: “Shpirti im e madhëron Zoti…”.

Më jep fuqi që në mënyrë aktive të marrë pjesë në zhdukjen e të gjitha të këqijave. Më ndihmo që tu shërbej të tjerëve, që të jem i dashur, i kujdesshëm dhe i mirë ndaj të tjerëve, në mënyrë të veçantë po të lutëm, që të jem i tillë ndaj të sëmurve, njerëzve me të meta, ndaj të gjithë atyre që janë të hedhur në skajin e jetës.

 

22 Prandaj kështu i thotë Shtëpisë së Jakobit Zoti që e shpërbleu Abrahamin: “Tani e tutje s’do të turpërohet më Jakobi, askurrë më fytyra s’do t’i skuqet, 23 sepse, me të parë veprën time mes tij, të Shenjtë do ta shpallin Emrin tim, të Shenjtë do ta shpallin Shenjtin e Jakobit, frikë do ta kenë Hyjin e Izraelit, 24 shpirtrat e gabuar do ta njohin urtinë e ata që murmurisin do të bien në fije.”

 

Të falënderoj, O Zot, që fjala jote ma sjell dritën. Të falënderoj që ajo është ngushëllimi jonë në çastet e vështira dhe mbështetje kur mbi shpatulla mbartim kryqet e rënda. Të falënderoj që nën dritën e fjalës sate dhe të ngushëllimit të saj kam mundësi të bëj hapin e ri. Me ndihmo që të jem i ndjeshëm ndaj atyre të cilët janë më të varfër dhe më të nevojshëm se unë.

 

 


Current track

Title

Artist