MEDITIMI I DITËS – NEVOJAT E SHOQËRISË

Written by on August 4, 2017

Mt 14, 13-21 NEVOJAT E SHOQËRISË

 

Kërkoj hirin: që të angazhohem me guxim për nevojat e vërteta të shoqërisë.

 

Në atë kohë, 13 kur Jezusi dëgjoi për vdekjen e Gjon Pagëzuesit, shkoi prej andej me barkë dhe u shmang në një vend të pabanuar ‑ në vetmi.

Ndonjëherë shumë shpejt e harrojmë natyrën njerëzore të Jezusit dhe e shikojmë vetëm si Hyj. Mendojmë se me hyjninë  e vet ishte i mbrojtur prej të gjitha atyre gjërave me të cilat përballet natyra e jonë. Vërtetë, do të mbetet mister i gjithmonshëm para nesh se si e jetoj në personin e vet bashkimin e natyrës hyjnore dhe njerëzore. Mirëpo tek kjo ngjarje, ai është i ngjashëm me ne në reagim. Jezusi e përjetoj thellë Vdekjen e Gjon Pagëzuesit. Nuk duhet t’i kalojmë shpejt këto çaste në të cilat ai e përjeton në vete vdekjen e Gjonit për të cilin tha se ishte më i madhi që lindi prej gruaje. Ai e ndjente nevojën që të tërhiqej në qetësi dhe vetmi. Do të jetë vetëm. Këto ishin çastet në të cilat e shikonte vdekjen e vet dhe po përgatitej për të.

O Zot, të kam aq afër në këtë ngjarje të jetës sate. Në çastet serioze të vdekjes së padrejtë dhe të dhunshme të pararendësit tënd dëshiron të jesh vetëm me Atin tënd. Këto janë çaste të trishtimit, të lotëve dhe të lutjes. Sa njerëzit i përtojnë sot tragjeditë e ngjashme në jetën e tyre? Sa fort mërzitën në situatë të njëjtë! Po të lutëm për të gjithë këta njerëz që të jenë të qëndrueshëm dhe të dinë që në vetmi dhe në qetësi t’i afrohen Atit që nga ai ta kërkojnë fuqinë dhe ndihmën. Ti bëre kështu, ndihmoi secilit që të bëj si ti.

Por, kur e hetoi populli, u nis pas tij në këmbë prej qyteteve. 14 Kur doli Jezusi prej barke, pa një turmë të madhe njerëzish, pati dhembshuri për ta dhe i shëroi të sëmurët e tyre.

Zotëria nuk pati mundësi të rri më gjatë në vetmi dhe në heshtje. Populli tashmë erdhi dhe po e kërkonte. Jezusi nuk rri i izoluar dhe në njëfarë vuajtje të heshtur. Tek ai vijnë njerëzit me nevojat që kanë dhe ai i pranon. Gjithmonë ka dhembshuri për njerëz të cilët vuajnë dhe kanë vështirësi. Jezusi harron dhimbjen e vet për Gjonin duke u kthye drejt nevojave të njerëzve të cilët e kërkojnë. Në këtë mënyrë me shembull na tregon se si do të mbizotërojmë tragjeditë personale dhe ikjet në vetmi dhe izolim. Madhëria jonë paraqitet kur në çastet e vështira të jetës sonë ia dalim të mendojmë në të tjerët dhe u ndihmojmë atyre.

15 Në mbrëmje iu afruan nxënësit e thanë: Vendi është i shkretë dhe u bë vonë; lëri njerëzit të shkojnë në fshatra e të blejnë ushqim.”

Krejt ditën Jezusi e kaloi me njerëz duke i shëruar dhe duke biseduar me ta. Nxënësve iu bie ndër mend vetëm në mbrëmje se duhet të kujdesen për njerëz që të hanë diçka. Shohin se çfarë duhet bërë, por nuk dinë si ta zbatojnë këtë gjë. Më se miri është të shkojnë rreth e përqark që të gjejnë ushqim. Të tillë jemi edhe ne shumë herë, kur detyrën tonë dëshirojmë ta vendosim në shpatullat e tjetrit ose e detyrojmë të nevojshmin që të kujdeset për vete.

16 Jezusi u përgjigj: Nuk është nevoja të shkojnë: jepuni ju të hanë!” 17 Ata iu përgjigjën: S’kemi këtu veçse pesë bukë e dy peshq.” 18 Jezusi vijoi: M’i sillni këtu!” 19 Pastaj i dha urdhër popullit të ulet në bar.

Jezusi në vend të shkret nuk lejon që njerëzit të kujdesën për vete. Ai dëshiron që edhe nxënësit e tij të marrin pjesë dhe të përpiqen që ta japin kontributin e vet. Ata të dëshpëruar pohojnë se i kanë vetëm pesë bukë e dy peshq. Po çfarë janë këto për gjithë këtë popull?

O Zot, shumë shpesh jemi të pafuqishëm përpara sfidave dhe kërkesave të botës. Pyesim, çfarë mund të bëjmë ne që jemi të paaftë dhe të dobët? Si t’i çrrënjosim vështirësitë shoqërore dhe padrejtësitë? Edhe pse kjo gjë na tejkalon, mos lejo që pjesën e përgjegjësisë që kemi ta vejmë në shpatulla të të tjerëve e ne të rrimë duarkryq.

I mori pesë bukët e dy peshqit, i çoi sytë kah qielli, i bekoi, i ndau dhe ua dha nxënësve, kurse nxënësit turmës.

Ndonjë herë duhet bërë aq pak që të bëhen veprat e mëdha. Po shikoj, o Zot, pesë bukët dhe dy peshqit në duart e tua që i bekojnë dhe bëhen ushqimi i aq shumë njerëzve. Shoh nxënësit e tu se si i mbartin, shoh se si dashuria rritet dhe përhapet vetëm kur ndahet.

20 Të gjithë hëngrën e u nginë. I mblodhën tepricat: dymbëdhjetë shporta plot me copa. 21 E ata që hëngrën, pa i numëruar gratë e fëmijët, ishin rreth pesë mijë meshkuj.

Kështu do të ndodh në secilën Meshë që do të shuaj urinë shpirtërore të njerëzimit. Do të hanë e do të ngihen të gjithë ata që i afrohen sofrës së Zotërisë që thotë: «Merrini e hani, ky është trupi im…»

 


Current track

Title

Artist