MEDITIMI I DITËS – NË KISHË TAKOJ KRISHTIN

Written by on May 31, 2018

Mk 11, 11-25 NË KISHË TAKOJ KRISHTIN

 

Kërkoj hirin: që të përjetoj Kishën si vend të privilegjuar për takim me Krishtin.

 

Në atë kohë, 11 Jezusi hyri në Jerusalem, në Tempull, shikoi çdo gjë dhe, pasi dita ishte në të sosur, shkoi me të Dymbëdhjetët në Betani.

Pjesa e Ungjillit të sotëm nuk e ka pjesën që përshkruan hyrjen e Jezusit në Jerusalem. Këtë pjesë liturgjia e la për të dielën e Larit. Jezusi vetëm shkurtimisht shkon në Tempull, më kujdes i vëren të gjitha gjërat në të, si edhe çfarë bënë me të. Befasohet keq. E lëshon Tempullin dhe nuk rri shumë gjatë brenda në qytet. Shkon në rrethinat e tij.

12 Të nesërmen, kur dolën prej Betanisë, Jezusi ishte urëtuar. 13 Prej së largu pa një fik me gjethe, shiko për të gjetur ndonjë kokërr në të. Por, kur iu afrua, nuk gjeti në të asgjë përveç gjethesh, sepse nuk ishte koha e fiqve. 14 Atëherë i tha: »Askush mos ngrëntë kurrë e për këtë jetë më fryt prej teje!« Nxënësit e tij i dëgjuan këto fjalë.

Ngjarje e pazakonshme dhe enigmatike! A nuk është e çuditshme të mallkohet fiku pse nuk ka fruta në kohën kur nuk mund të ketë fruta? Po pse e bënë këtë gjë Jezusi? Sigurisht, në ketë ngjarje duhet lexuar «porosinë e brendshme të kuptimit të mallkimit të fikut».

Ngjarja është vendosur mes dy qëndrimeve të Jezusit në Tempull, të momentit kur viziton Tempullin dhe shikon me kujdes çfarë bënë nga Tempulli dhe qëndrimit kur e «pastron» Tempullin nga gjërat që nuk i përkasin dhe fillon të mësojë në të. Të gjitha, pra, i përkasin Tempullit që nuk është më ai që duhet të jetë. Gjithashtu më këtë gjë Jezusi tërheq vërejtjen në «thatësirën e brendshme dhe shterpësinë» që është shumë më e rëndë se e jashtmja, sepse në të vdes feja.

15 Dhe arritën në Jerusalem. Kur hyri në Tempull, filloi t’i dëbojë ata që shitnin e blenin në Tempull. Ndërruesve të të hollave ua përmbysi tavolinat e shitësve të pëllumbave ua rrëzoi bankat. 16 Askënd s’la të mbartë ndonjë send nëpër Tempull. 17 I mësonte dhe u thoshte: »Po, a nuk thotë Shkrimi shenjt: ‘Shtëpia ime duhet të jetë shtëpi urate për të gjithë popujt?’ E ju e bëtë shpellë cubash!«

Kur përpara kësaj Jezusi ishte në Tempull pa mirë se çfarë bënë njerëzit me Të. Si të kishte medituar mirë në Betani se çfarë do të bënte dhe si do të paraqitej. Dhe janë tani si e «pastron» Tempullin. Veproj guximshëm e mbi të gjitha konkretisht. Nuk di se cili prej nesh në ato çaste do të dëshironte t’i dilte Jezusit përpara! Pranë kësaj, Ai edhe i mëson njerëzit se çfarë duhet të jetë Tempulli. Vazhdon çfarë thanë Jeremia Isaia, Zakaraia profet duke e paraqitur Tempullin si vend që shërben vetëm për uratë. Tempulli është vend i privilegjuar e takimit me Hyjin. Këtu është shtëpia e lutjes. Nuk guxon askush ta shndërroj në treg, vend biznesi dhe tregtie. Më këtë gjë Jezusi nuk dëshiron të ndaj në mënyrë të plotë sferën e shenjtë nga jeta e përditshme. Ai e kundërshton kultin e njerëzve me të cilin kinse duke e nderuar Hyjin, në të vërtetë i shërbejnë egoizmit të shfrenuar të tyre. Kjo gjë është e rrezikshme. Njeriu ka mundësi të gabojë rëndë edhe duke kryer kultin në qoftë se ky nderim nuk e drejton tek dashuria e vërtetë ndaj Hyjit. Sa e nderoj unë Tempullin e Hyjit? Mos janë shndërruar Kishat tona në vende spektaklesh? Kisha për mua a është vend lutjeje sikurse kërkon Jezusi që të jetë Tempulli i Jerusalemit?

18 Kur dëgjuan kryepriftërinjtë e skribët, kërkonin mënyrën si ta vrasin; por e dronin, sepse populli mbarë ishte i ngazëlluar me mësimin e tij.

Tempulli është vendi në të cilin në mënyrë përfundimtare Jezusi ndahet me kryepriftërinjtë dhe skribët. Për shkak të Tempullit edhe do ta dënojnë. Mirëpo njerëzit e pranojnë dhe janë ngazëlluar për shkak të mësimit të tij.

19 Kur u bë natë, Jezusi e nxënësit po dilnin jashtë qytetit. 20 Kur, në mëngjes, kaluan andej, panë se fiku ishte tharë me gjithë rrënjë. 21 Atëherë Pjetrit i ra ndër mend e i tha: »Rabbi, shiko! Qenka tharë fiku që ti nëme!« 22 Jezusi mori fjalën e u tha: »Kini besim në Hyjin! 23 Përnjëmend po ju them: nëse ndokush i thotë këtij mali: ‘Çohu dhe hidhu në det!’ – e nuk dyshon në zemrën e vet, por beson se do të ndodhë siç thotë, po se ashtu do t’i ngjajë! 24 Prandaj po ju them: çkado që të kërkoni me uratë, besoni se e morët, e do ta fitoni me siguri. 25 E, kurdo të ngriheni për t’u lutur, falni nëse keni ndonjë send kundër ndokujt, që Ati juaj që është në qiell, t’jua falë edhe juve fajet.«

Nxënësit nuk e kanë harruar mallkimin që ia bëri Jezusi fikut. E kanë dëgjuar mirë. Të nesërmen kishin dëshirë të kalojnë pranë fikut për ta parë. Pjetri vërteton se ishte tharë. Në këtë mënyrë porosia e fikut të tharë behet e qartë: nuk është fiku në pyetje, por Tempulli që nuk është më çfarë duhet të jetë. Feja është gjithashtu në pyetje: prej saj varet jeta jonë e brendshme, frytshmëria jonë ose shterpësia. Feja që është e aftë tu shndërroj vend maleve, feja në të cilën dhe sipas të cilës dëgjohet lutja, feja më anë të cilës bëhemi të aftë për të falur të tjerët dhe në të cilën ne na fal Ati ynë qiellor. Jezusi dëshiron që ta kemi fenë e tillë.

 


Current track

Title

Artist

Send this to a friend