MEDITIMI I DITËS – NDIHMA E JEZUSIT
Written by Radio Maria on February 18, 2017
Mk 9, 14-29 NDIHMA E JEZUSIT
Kërkoj hirin: që ta kumtoj se vetëm më ndihmën e Jezusit mund ta kundërshtoj të keqen.
14 Kur arritën te nxënësit, panë mori të madhe njerëzish rreth tyre dhe skribët që po rrahnin çështje me ta. 15 Tërë ajo mori, kur e pa Jezusin, u habit dhe me nxitim vrapoi për ta përshëndetur.
Kur Jezusi është në të përditshmen e zakonshme, menjëherë është në takim me njerëzit. E presin dhe vrapojnë drejt tij që ta përshëndesin. Vetëm pak kohë Jezusi nuk ishte i pranishëm dhe njerëzit e kishin ndjerë këtë gjë. Prandaj shpejtojnë për ta parë, për tu takuar me të dhe që t’i kërkojnë ndihmë.
Dëshira për Jezusin. A kam diçka prej asaj dëshire që njerëzit e kohës së Jezusit e mbartnin në vetvete pasi që aq shumë e kërkonin dhe dëshironin që të takohen më Të? Këtu kam mundësi të lutem me psalmistin: «O Hyj, ti je Hyji im, shpirti im ka etje për ty… »
16 Ai i pyeti: “Mbi çka diskutoni me ta?” 17 Dikush prej morisë iu përgjigj: “Mësues, e solla te ti djalin tim që ka në trup një djall që s’e lë të flasë. 18 Kudo e kap, e shkapet andej këndej e djali shkumon e kërcëllon dhëmbët dhe i ngrihen gjymtyrët. U thashë nxënësve të tu ta dëbojnë, por ata nuk mundën.”
Babai më djalin e sëmur e kërkojnë Jezusin, por ata i gjejnë vetëm nxënësit e tij. Qartë, iu lut atyre që t’i ndihmojnë, por ata nuk patën mundësi të bëjnë asgjë. Në këtë mënyrë u zhvillua diskutimi mes tyre dhe skribëve. Babai me dhimbje i tregon Jezusit se për cilën sëmundje është fjala. Ai vuan së bashku me birin e vet. Çka krejt nuk përjetuan dhe nuk pësuan të dy, e dinë vetëm ata. Ata erdhën tek Jezusi që tu ndihmojë dhe t’i lirojë nga i keqi.
O Zot, edhe unë po vijë që të me ndihmosh, që të më lirosh nga prangat të cilat me lidhin dhe nuk më lejojnë që të rritëm në lirin e birit tënd.
19 “O brezni e pafe ‑ u përgjigj Jezusi ‑ deri kur do të jem me ju? Ma sillni këtu!” 20 Ia sollën.
Në fjalët e Jezusit ndjehet dhimbja për shkak të të gjitha gjërave që ngatërroheshin në misionin e tij, në kuptimin e njerëzve dhe të nxënësve të tij. Jezusi është në konflikt të vazhdueshëm më të keqen që e mundon njeriun, ndërsa njeriu është i paftë që ta kundërshtojë, ai nuk di se si ta luftojë të Keqin. Shpirti i ndytë sa herë që takohet me Jezusin është i vetëdijshëm se u takua më atë që ka pushtet që ta dëboj dhe t’ia marrë pushtetin. Prandaj është i shqetësuar dhe ka frikë. Edhe në këtë rast e shkapet djaloshin duke treguar pushtetin e vet mbi të dhe paaftësinë e vetë para Jezusit. Babai i djalit ia tërheq vërejtjen Jezusit që kjo gjë i ndodh që nga fëmijëria, se e gjuan në zjarr dhe në ujë. Vërtetë dhimbja e babait dhe e djaloshit ishte tepër e madhe. Për këtë arsye babai në dëshpërim i drejtohet Jezusit: «Nëse mund të bësh gjë, na ndihmo! Ki mëshirë për ne!»
” 23 “Nëse mund të bësh gjë… ! ‑ iu përgjigj Jezusi ‑ Gjithçka është e mundshme për atë që beson!” 24 Menjëherë babai i djaloshit tha me zë të lartë: “Besoj, por më ndihmo ti të besoj!”
Jezusi është i vetëdijshëm se krejt e keqja që iu ndodh njerëzve është e lidhur me mosbesimin e tyre. Prandaj dëshiron t’i nxis dhe për këtë gjë dëshiron t’i bëj të vetëdijshëm njerëzit. Dialogu mes Jezusit dhe babait të djaloshit është shumë domethënës dhe e mëson secilin prej nesh. Babai e kupton se në cilin drejtim u nis Jezusi prandaj më guxim e dëshmon fenë që në atë moment është ndezur në të. Shprehja e këtij njeriu është tepër e bukur: «Besoj, por me ndihmo që të besoj!»
25 Kur Jezusi pa se po afroheshin përherë e më shumë njerëz, i urdhëroi shpirtit të ndytë dhe i tha: “Shpirt memec dhe i shurdhër, unë po të urdhëroj, dil prej tij dhe mos u kthe më në të!” 26 Ai bërtiti, e shkapeti fort djalin dhe doli prej tij. Djaloshi mbeti menjëherë, porsi i vdekur, kështu që shumë thoshin: “Vdiq!” 27 Jezusi e kapi për dore, e ngriti dhe ai u çua në këmbë.
Jezusi i kërcënohet shumë rreptë shpirtit të ndytë dhe e urdhëron që ta lëshojë djaloshin pasi që për herë të fundit u hakmor mbi të, aq sa dukej se djaloshi vdiq. Jezusi e merr për dore dhe e ngrit.
Sa e nevojshme është feja e fortë, se vetëm me Jezusin kam mundësi ta kundërshtoj të Keqin. Vetëm kur Jezusi është i pranishëm kam mundësi të lëshohem në luftë më të. Kurrë nuk guxoj të mbështetem vetëm në fuqitë e mia , sepse kjo gjë është tepër e guximshme dhe shumë e rrezikshme.
28 Kur Jezusi shkoi në shtëpi, nxënësit e tij e pyetën veçmas: “Përse ne nuk mundëm ta dëbojmë?” 29Ai iu përgjigj: “Ky lloj nuk mund të dëbohet me asgjë tjetër, përveçse me lutje.”
Jezusi përsëri e thekson rëndësinë e lidhjes së njeriut më Hyjin në luftë me të keqen. Lutja dhe agjërimi janë themeli e këtij bashkimi. Aty e gjejmë fuqinë për luftë dhe gatishmërinë që ta kundërshtojmë të Keqin.