MEDITIMI I DITËS – MOS TA HEQIM GRURIN BASHKË ME EGJRËN

Written by on July 21, 2017

Mt 13, 24-43 MOS TA HEQIM GRURIN BASHKË ME EGJRËN

 

Kërkoj hirin: që të besoj se edhe pse ekziston e keqja Hyji është i mirë.

 

O Zot, a thua nuk e mbolle farën e mirë? Nga erdhi, pra egjra? A nuk krijove Ti, o Zot, çdo gjë të mirë? A nuk je Ti i mirë? Ti je Krijuesi e të gjithave. Nga erdhi pra e keqja? Nga erdhi mëkati? Nga vijnë kaq shumë fatkeqësi, mossuksese, tragjedi mes njerëzve? A thua nuk dalin prej Teje të gjitha? Si të pajtohemi me faktin që në botë ekziston e keqja kaq e madhe?

O Zot, a nuk deshe Ti që ne të jemi të mirë? Që nga çasti i krijimit të parë, kur krijove njeriun, është shkruar: “pa Hyji se çdo gjë që bëri ishte shumë e mirë” (Zan 1, 31). Njeriu që krijuar si qenie e mirë, si kryevepër e dashurisë. Kështu u krijua njeriu. Që nga kraharori i nënës secili njeri është sipas planit tënd, secilin e do sipas shestimit të dashurisë sate. Asnjë njeri nuk është vepër e dështuar e duarve të Tua. Çdo gjë që bën e bën deri në përsosmëri të mirë. Besoj se kjo është e vërteta edhe në rastin tim.

Nga vjen pra e keqja? Si është e mundur që ky njeri të bëj edhe vepra shumë të këqija, të mëkatojë. Nga vijnë, pra vuajtjet e gjata dhe sëmundjet të cilat na helmojnë jetën, shpirtin dhe trupin? O Zot, kemi aq shumë pyetje në të cilat nuk kemi përgjigje. Çdo gjë është aq mirë e përzier, e ndonjëherë edhe jeta është e pamundur, çdo gjë duket e rënd dhe rrezikojmë ta humbim edhe qëllimin e jetës. Si mund të ndodh kjo, o Zot, që njëriu përnjëherë të humb kuptimin e jetës, që përnjëherë të mos drejtohet kah e mira, që aq shumë e keqja të vendoset në zemrën e tij? Nga vijnë të gjitha këto, o Zot?

Nga janë të gjitha këto, o Zot? A mos do që menjëherë ta ndëshkojmë secilën të keqe, secilin njeri që bën të keqen? A do që menjëherë të çrrënjosim çdo gjë që nuk ka vlerë? A kemi të drejtë ta bëjmë këtë gjë? Po kush duhet ta bëj këtë gjë në të vërtetë?

Në ketë mënyrë, Ti, o Zot, e turpëron secilin prej nesh. Ti pret me durim. Ti je Ai që nuk do ta fik shkëndinë që veçse tymon, ti nuk do ta thyesh kallamin tashmë të plasaritur. Ti pret dhe secilit ia jep rastin e jetës, secilit i jep mundësinë që të kthehet dhe ta shndërrojë jetën. Ti beson se është e mundur që edhe në historitë e dështuara njerëzore të gjendet një fije shprese. Ti di që në njerëzit të cilët të tjerët i kanë zhdukur të zbulosh të mirën që mund të rritet në pemë frytdhënëse që do të japë frytin e vet. Në këtë mënyrë në dashurinë tënde zbulove Pjetrin dhe Tomën, kështu zbulove Zakeun dhe Marinë Magdalenë. Në këtë mënyrë nga dogana e thirre Mateun. Ti ke zemër dhe sy për të zbuluar atë të mirë që për ne është shumë larg dhe krejtësisht e padukshme. Na mëso, o Jezus, të duam; na mëso të falim dhe të pranojmë. Bëj që të tillë të jemi ndaj vetes sonë, edhe më shumë, të tillë të jemi edhe ndaj të tjerëve.


Current track

Title

Artist