MEDITIMI I DITËS – MISTERI QË DUHET ZBULUAR

Written by on August 3, 2017

Mt 13, 54-58 MISTERI QË DUHET ZBULUAR

 

Kërkoj hirin: që ta pranoj Jezusin si mister që më duhet vazhdimisht ta zbuloj.

 

Në atë kohë Jezusi, 54 si erdhi në qytetin ku ishte rritur, i mësonte qytetarët në sinagogën e tyre ashtu që, të mahnitur, thoshin: “Nga i erdhi këtij kjo dije dhe kjo fuqi mrekullish?

Një ditë Jezusin e kishin kërkuar më të afërmit e tij. Nuk dimë asgjë nëse atë ditë u takuan më të. Tani Jezusi erdhi në vendin e vet, mes tyre, në Nazaret, qytetin e fëmijërisë së tij. Aty i kishte kaluar tridhjetë vite. Këto ishin tridhjetë vite të qeta pune. Në asgjë nuk dallohej prej bashkëmoshatarëve të vet. Ishte i zakonshëm dhe i thjeshtë. Jetën e vet e kaloj në dëgjueshmëri, duke u rritur në moshë dhe në urti. Nazaretanët mendonin se e njihnin Jezusin ashtu siç e njihnin secili bashkëmoshatar të tij. Mirëpo një ditë ndodhi më të ajo gjë që nuk i ndodhi asnjë nazaretani tjetër. U përshëndet me nënën dhe e la Nazaretin, filloj të predikojë publikisht dhe të bënte mrekulli. I befasoj të gjithë. U mrekulluan. Ishte shndërruar plotësisht. Nuk dinin të shpjegonin se çfarë ndodhi me të. Çdo gjë që filluan të mendojnë për të, paraqitej në një pyetje e thjeshtë: «Nga i erdhi këtij kjo dije dhe kjo fuqi mrekullish?»

O Zot, të afërmit tu në Nazaret nuk dinin të shpjegonin se pse fillove të veprosh ashtu. Nuk pritën që në atë mënyrë ta ndryshosh stilin e qetë të jetës që e kalove në mesin e tyre në Nazaret. Sipas mendimit të tyre, ti duhej të mbeteshe ashtu siç të kishin takuar gjithmonë derisa jetove në mesin e tyre. A thua me këtë gjë nuk u mbyllen përpara çdo gjëje të cilën Ati dëshironte tu dhuronte përmes dërgimit tënd?

Më ndihmo që gjithmonë të jem i hapur në pranimin e Shpirtit të ri më të cilin vazhdimisht e ripërtërinë fytyrën e tokës! Mos lejo që të mbyllëm në disa siguri të mia, mos lejo që të mendoj se më nuk kam as çfarë të mësoj as çfarë të marrë. Më ndihmo që gjithmonë të jem i hapur përpara kthimit tim. Më jep fuqi që t’i mbështes të gjithë ata që në përputhje me Kishën tënde e predikojnë Ungjillin, derisa njerëzit shumë herë të mrekulluar pyesin: «nga u vinë këtyre të gjitha këto, dhe në emër të kujt flasin?»

Po a nuk është biri i zdrukthëtarit? 55 Po a nuk i quhet e ëma Mari e vëllezërit Jakob, Jozef, Simon e Judë? 56 Po a nuk janë ndër ne të gjitha motrat e tij? Nga, atëherë, i erdhën këtij të gjitha këto?”

Shumë pyetje i mundonin njerëzit e Nazaretit kur dëgjuan se çfarë bënte Jezusi. Mateu i paraqet vetëm disa prej tyre, ato më të rëndësishmet, të cilat tregojnë se ata, Jezusin e njihnin vetëm për së jashtmi dhe në mënyrë sipërfaqësore. E shikojnë përmes zanatit më të cilin Shën Jozefi merrej. Ja njohin nënën dhe më të afërmit, vëllezërit dhe motrat si i quanin thjeshtë të gjithë ata që ishin kushërinjtë e tij, por që nuk i kishte vëllezër dhe motra nga babai dhe nëna. I numërojnë emrat e tyre. Si të donin të jenë të sigurt se ai është ai që e ka prejardhjen prej kësaj familjeje të Nazaretit. Në fund, të gjitha këto janë aq të varfra dhe të thjeshta. Asgjë e jashtëzakonshme, vetëm përmendet zanati me të cilin gjatë tridhjetë viteve u mor Jezusi së bashku me Jozefin. Për të afërmit tjerë asgjë tjetër përveç emrave të tyre. Pyetja: «nga i vijnë këtij të gjitha këto?» nuk merr përgjigje.

57 E kjo u shkaktonte mosbesim në të.

Nga pyetjet në të cilat nuk morën përgjigje, mbeti vetëm një hap deri tek përbuzja, shmangja dhe shkandulli. Jezusi askujt nuk  i bëri asnjë padrejtësi, ai nuk bëri asnjë të keqe, por ishte shkaktar i shkandullit. Për Të që ishte i përsosur, i pafajshëm, i shenjtë, Biri i Hyjit, shkandullohen njerëzit e Nazaretit. Mos ishte kjo xhelozia e tyre, zemërngurtësia dhe kundërshtimi përpara çdo të reje që do të vinte nga një anë tjetër e jo nga ajo që kishin menduar dhe paraparë?

 Nuk guxojmë tu çuditemi bashkëkohanikëve të Jezusit. As në kohën tonë nuk është ndryshe. Sa shumë burra e gra të mira mbetën të vetmuar dhe të pa kuptuar në sipërmarrjet e tyre dhe në përpjekjet që i bëjnë? Sa shumë kundërshtime përjetojnë?

Prandaj Jezusi u tha: “Profetit nuk i jepet nderim vetëm në vendlindjen e vet e në shtëpinë e vet!”, 58 Për shkak të mosbesimit të tyre nuk bëri aty shumë mrekulli.

Jezusi nuk ia doli t’i bind bashkëqytetarët e vet në dërgimin që kishte. Mbeti për ta mister dhe shkandull. I tillë do të jetë gjithmonë gjatë historisë së njerëzimit. Feja është mister i cili para së gjithash pranohet me zemër. Në qoftë se të gjitha dëshirojmë t’i shpjegojmë, jemi në rrezik që të arrijmë në situatën e njerëzve të Nazaretit. Për arsye që diçka nuk hynë në kategoritë e të menduarit tonë dhe që na tejkalon ne, atë gjë e refuzojmë lehtë.

O Zot, ti nuk pate mundësi të veprosh shumë në vendin tënd në Nazaret. Mosbesimi pengoj çdo rritje dhe çdo hir. As sot nuk mund të bësh asgjë kur të kundërshton mosbesimi në zemrën njerëzore, sepse vetëm aty mund të ndodh takimi i vërtetë mes teje dhe njeriut.

 


Current track

Title

Artist