MEDITIMI I DITËS – MBARËSHTUES TË TË MIRAVE QË NA U BESUAN

Written by on October 6, 2017

Mt 21, 33-43 MBARËSHTUES TË TË MIRAVE QË NA U BESUAN

 

Kërkoj hirin: që ta kuptoj se Jezusi është i vetmi trashëgimtar.

 

O Zot, Jezus,

Ti je Biri i njëlindur i Atit.

Ti je i vetmi trashëgimtar i mbarë krijimit.

Më fal se shumë shpesh të kam larguar nga trashëgimia jote, nga jeta ime!

Ati yt më shumë butësi dhe dashuri e përgatiti vreshtin e zemrës sime. Ai e punoi, e mbjelli dhe u kujdes për të.

Që nga çasti i pagëzimit tim Ai e ujiti më ujin e gjallë të Shpirtit Shenjt dhe e mbolli në të farën e dashurisë, të faljes dhe të vërtetës. Shumë gjëra prej këtyre, fatkeqësisht i kam shkelur më këmbët e mia. Nuk kam qenë mjaftueshëm i kujdesshëm për trashëgimin tënde.

O Zot, Jezus, ti je i vetmi trashëgimtar i mbarë krijimit.

Më fal se shumë shpesh i kam përjashtuar nga jeta ime shërbëtorët e fjalës të cilët i dërgove tek unë, aq shumë profet të panjohur të cilët u përpoqën që tu flasin thellësive të qenies sime, dëshmitarët e papritur të cilët i konsiderova të mërzitshëm dhe tepër të dhunshëm, por gjithashtu i përjashtova edhe ata profetë të varfër dhe të tërhequr që nuk erdhën deri tek fjala.

Unë as nuk i vrava as nuk i keqtrajtova, si vreshtarët e shëmbëlltyrës sate. Mirëpo, e pranoi, o Jezus, se thjesht i kam nënvlerësuar, e kjo në të vërtetë është një mënyrë tjetër që mos t’i japim mundësi dikujt të jetojë në të vërtetë dhe në liri.

O Zot, Jezus, shumë shpesh vjen dhe e viziton vreshtin e zemrës sime, të qenies sime. Këto janë vizitat e tua të cilat njihen si pëshpëritje e Shpirtit Shenjt, si dhuratë jetësore e sakramenteve, si kalim i Yti i kujdesshëm në misterin e lutjes.

Sa shpesh rri më një anë! Ndjej se shpesh te kam përjashtuar prej vreshtit Tënd që është zemra ime, edhe pse aq shpesh të kam dëgjuar, edhe pse aq shpesh kam ngrenë me Ty, dhe të kam ngrenë  Ty.

Sa shpesh, o Zot, Jezus, kam dashur të jem zotëruesi i vetëm i vreshtit të cilin Ti ma ke besuar. Sa marrëzisht kam dëshiruar të jemi zotëruesi absolut i jetës sime!

Më fal, o Jezus!

Mos ia jep trashëgimin tënde dikujt tjetër! Më ruaj për vete, më ruaj nga vetja ime! Bëj që vreshti i zemrës sime të japë fryte të mira që do të guxoj t’i kushtoj në altarin e dashurisë Sate. Bëj që ta ndjej se të përkas Ty dhe këtu ta gjej gëzimin e jetës sime.

 


Current track

Title

Artist