MEDITIMI I DITËS – LUMTURITË
Written by Radio Maria on January 28, 2017
Mt 5, 1-12 LUMTURITË
Kërkoj hirin: që të besoj se mund të jem i lumtur.
Jezus, dua të jem i lumtur, i gëzueshëm, por nuk di të jem i varfër. Frikësohem nga varfëria. Nuk di të ndaj nga gjërat që mi dhurove. Jam i varfër, e nuk jam i lumtur, sepse nuk di që të jem i varfër në shpirt, o Jezus. Më jep diçka nga Shpirti yt i varfërisë që të jem i lirë për ty dhe i lirë për vëllezër. Më jep dhuratën që të dorëzohem ty dhe dhuratën e dashurisë ndaj vëllezërve.
Dua që të jem i lumtur, o Jezus, e nuk mbështetem gjithmonë në ty, që je ngushëllimi i Izraelit, ngushëllimi i popullit tënd dhe i secilit njeri. Unë nuk di çfarë të bëj më kaq shumë situata pa ngushëllim dhe shumë të dhimbshme. Ti ma premton ngushëllimin, por e kam shumë të vështirë ta njoh dhe ta pres në shpejtësinë e vazhdimësisë së tashme të jetës. Ma dërgo edhe mua, o Jezus, që tani engjëllin e ngushëllimit dhe të dritës në shumë situata jetësore.
Dua të jemi i kënaqur, por nuk dëshiroj të vij pas teje, o Jezus, në përvujtëri. Shikoj se si të fuqishmit e përvetësojnë tokën, se si njerëzit që përdorin bërrylat arrijnë në pozitat më të larta dhe tek privilegjet fitimprurëse. Ndërsa ti më thërret që të jem i përvuajtur. Ti vetë ishe i përvuajtur si qengji. Rruga jote e përvujtërisë të solli në Kalavar. Kam frikë o Jezus, që në këtë rrugë të përvujtërisë do të humb të gjitha rastet që paraqitën në jetën shoqërore, se do të luajnë me mua, se do të mbetem pa asnjë trashëgim këtu mbi tokë. Më ndihmo, o Zoti im, që të besoj ty.
Drejtësia jote është larg prej meje. Unë nuk kam uri e etje për ketë drejtësi të re, për drejtësinë tënde. Nëse të kuptoj mirë, kjo do të thotë, o Jezus, hapje të plotë para ligjit tënd, sidomos para ligjit të dashurisë sate, jetë e cila digjet për të tjerët në shenjtëri. E dua këtë gjë por çmimi i saj për mua është tepër i lart. Nuk ka uri dhe etje aq sa këtë gjë edhe pranë çdo çmimi të dëshiroj ta arrij. Ma kthe guximin që të vij pas teje.
Dua të jem i lumtur, por nuk di të jem i mëshirshëm. Sa gjyqtar i rreptë është ende zemra ime ndaj të tjerëve! Sa i mbyllur jam në vetvete, aspak i gatshëm për mëshirë ndaj të tjerëve! Jezus, na dhuro mëshirën tënde, ki mëshirë për mua.
Ndonjëherë me duket, o Jezus, se do të jetoja në paqe më të madhe sikur rreth meje mos të kishte njerëz. Por ti më thërret në paqe, në ndërtim të paqes, në përpjekje të vazhdueshme për ta ndërtuar paqen. Nuk jam mbartës i paqes. Gjithmonë në mua dhe rreth meje është lufta. Bëj që të jem biri i atij që të dërgoi ty në botë si Princ të paqes! Ma dhuro paqen!
Dua të jem i lumtur, por zemra ime nuk është e pastër. Mbaj në vetvete mendime të ndyra, gjykime dhe përfolje, nuk besoj në kthimin e të tjerëve as në vullnetin e tyre të mirë. Shumë shpesh, nuk besoj në sinqeritetin e të tjerëve. Zemrën e kam të mbyllur në dyshime. Së pari ma pastro zemrën, që të jem i pastër, që të kem mundësi të jem i lumtur.
Jam i përndjekur, por kjo nuk ndodh, o Jezus, për shkak të emrit tënd. Kjo shumë shpesh ndodh për shkak të çmendurisë sime, për shkak të egoizmit tim. Prandaj nuk jam i lumtur. Ma jep hirin, o Jezus, që në secilin çast të jetës të kem mundësi të përcaktohem plotësisht për ty, dhe për ty dhe për shkak tëndin të duroj guximshëm çdo kundërshtim. Atëherë do të jem i lumtur, sepse ti këtë gjë e premtove.