MEDITIMI I DITËS – KRYQI DHE RINGJALLJA

Written by on September 29, 2017

Lk 9, 43-45 KRYQI DHE RINGJALLJA

 

Kërkoj hirin: që të besoj së Jezusi më shëlboi më kryqin dhe ringjalljen e vet.

 

Në atë kohë, ndërsa të gjithë po mrekulloheshin për gjithçka bënte,…

Këto janë ditët e fundit të Jezusit në Galile. Pyetja e tij nxënësve se çfarë thotë bota dhe çfarë mendojnë ata, është njëfarë pikënisjeje e re në udhën e tij. Pas pak, Jezusi do të niset me vendosmëri drejt Jerusalemit ku do ta dhurojë jetën dhe në këtë mënyrë do ta kryej misionin të cilin ia besoj Ati.

Gjithmonë ka njerëz që janë rreth tij dhe që i mrekullohen. Jezusi për ta ishte i veçantë, bindës dhe i pushtetshëm, si një nga profetët e tyre më të fuqishëm. Ndjenin se përmes tij Hyji i fliste popullit të vet. Pranë asaj që fliste, ai ishte i pushtetshëm edhe në veprimet e veta. Fjalët e tij i vërtetonin veprat. Çdo gjë që bënte ishte në dobi dhe në shërbim të njerëzve. E përjetonin se ishte i përkushtuar plotësisht për njeriun që gjendej në nevojë. Në çdo gjë që kryente shihej se nuk kishte kurrfarë interesi për vete: nuk e kërkonte lavdinë, nuk kërkonte asnjë shpagim për të mirat që ua bënte njerëzve, nuk e kërkonte popullaritetin, nuk priste duartrokitje për veprat që kryente. Ishte aq i thjesht e përsëri aq i lartë dhe i veçantë. Ishte aq i zakonshëm e përsëri aq i jashtëzakonshëm. Si të tjerët e përsëri plotësisht i ndryshëm prej tyre. Prandaj i mrekulloheshin, e nderonin dhe e donin.

O Zot, ti je aq i thjeshtë, e përsëri largohesh aq shumë më thjeshtësinë tënde. Rri me mëkatarë, e je i pamëkatë. Lodhesh duke udhëtuar udhëve tona, e i palodhshëm je në shërbimin e njerëzve. Edhe unë të mrekullohem. Ti je i pranishëm në mesin tonë, e unë nuk të shikoj me sytë e trupit. Ushqehem me ty, e ti gjithmonë përsëri dhurohesh si ushqim në takimet tona eukaristike. Të falënderoj që të pranoj edhe pse më tejkalon pafundësisht. Të falënderoj që je me mua edhe pse unë nuk jam i denjë për ty.

Jezusi u tha nxënësve të vet: 44 “Thadroni mirë në zemër këto fjalë që po ju them: Biri i njeriut do të bjerë në dorë të njerëzve.”

Për të dytën herë, për pak kohë Jezusi flet për mundimin e vet. Kjo është pjesë e rëndësishme e mësimit të tij. Ai ka dëshirë që nxënësit e tij këtë gjë ta kuptojnë sinqerisht. Nuk mjafton që këtë gjë ta kuptojmë me kryet tonë si një të vërtetë të zbrazët. Kemi nevojë që këtë gjë ta kuptojmë me zemër. Prandaj pothuajse ju lutet: ta keni këtë gjë për zemër. Për nxënësit kjo është pjesa më e rëndë e mësimit të Jezusit. Kjo është pjesa më e rëndë e besimit tonë. Kryqi është shumë i rëndë. Nuk kanë mundësi të na kënaqin zgjidhjet teorike. E kemi edhe më të vështirë të përballemi me kryqin praktikisht në jetë dhe ta pranojmë. Të gjithë mbetemi pa fjalë nën peshën e kryqit personal si edhe para atij kryqi që e mbartin të afërmit dhe miqtë tanë. Atëherë paraqiten pyetjet në të cilat askush nuk ka mundësi të jep përgjigje. Përgjigjen nuk e gjejmë në asnjë libër. Nuk është as në Bibël. As Jezusi nuk e dha. Ai vetëm thotë se çfarë e pret: do tu dorëzohet njerëzve. Jezusi këtë gjë nuk e përjeton si ndonjë fat të rastësishëm, ose si pjesë të fundit të jetës me të cilën përfundon udhëtimin e tij tokësor. Kjo është qendra e misionit të tij. Kryqi, mundimi dhe vdekja janë qendra e jetës së tij. Kjo është gjëja që na befason më së shumti. Për të gjitha këto Jezusi flet si për gjëra që i japin kuptim jetës së tij. Këto janë ngjarjet me të cilat ai e shëlboj Botën.

Vërtetë, vetëm për atë që beson se kjo jetë është paradhoma e një jete shumë më cilësore që vjen, mundimi dhe kryqi nuk janë mallkim as errësirë, por e sjellin dritën për ta kuptuar jetën ashtu siç është. Ai këtë gjë nuk e beson, kryqin dhe vuajtjen i ka si errësirë dhe natë në të cilën nuk ka kurrfarë drite. Prandaj duhet të lutemi për besim dhe për fuqi që ta pranojmë kryqin dhe të jemi të qëndrueshëm nën peshën e tij. Më të në njëfarë mënyre lidhet kuptimi i kryqit dhe i vuajtjes.

45 Por ata nuk e morën vesh këtë fjalë. Kjo për ta mbetej fshehtësi e nuk e kuptonin. Madje kishin frikë ta pyesnin për këtë fjalë.

Të Dymbëdhjetët ende nuk e kuptojnë këtë pjesë të rëndë të mësimit të Jezusit dhe të misionit të tij. Prandaj nuk kanë guxim as që ta pyesin që tu shpjegojë. Në të vërtetë, ata përbrenda, në zemrën e tyre dhe në shpirt, nuk e pranojnë mundimin e Jezusit. Prandaj në njëfarë mënyrë Jezusi i lut që këtë gjë ta marrin fortë për zemër. Ata nuk e kuptojnë dashurinë e Jezusit. Nuk mund ta kuptojnë se këtu është e pranishme vepra me e madhe e dashurisë. Jezusi e dhuron jetën për ta dhe për të gjithë njerëzit.

O Zot, ti në secilën Meshë së bashku me ne e përsërit veprën më të lartë të dashurisë të cilën një herë e paraqite në Kalvar. Shumë shpesh të gjitha këto janë të fshehura para meje dhe nuk kuptojë çfarë ka në vetvete secila Meshë. Për fajin tim nuk kuptoj dhe nuk hyj mjaftueshëm në misterin e flisë të cilën e paraqet për mua. Ti je i pranishëm në secilën Meshë. Në të përsëritet ngjarja më e rëndësishme e jetës sate. Më ndihmo që gjithmonë të adhuroj thellë përpara kësaj fshehtësie të besimit tonë. Më ndihmo që ta pranoj sinqerisht këtë vepër të dashurisë sate të madhe.

 

 


Current track

Title

Artist