MEDITIMI I DITËS – JEZUSI NË BOTË

Written by on February 2, 2017

Mk 6, 14-29 JEZUSI NË BOTË

 

Kërkoj hirin: që me jetën time të dëshmoj se Jezusi është i pranishëm në këtë botë.

 

14 Edhe Herodi mbret dëgjoi për Jezusin, sepse emri i tij u bë i njohur. Thuhej: “Gjon Pagëzuesi u ngjall prej të vdekurish, … 15 Disa të tjerë thoshin: “Është Elia!” Prapë disa tjerë: “Është profet …

Nxënësit shkuan për të shpallur Lajmin e gëzueshëm. Jezusi mbetet vetëm. Sa kohë zgjati misioni i tyre? Nuk e dimë! Disa javë ose muaj? Çfarë bëri Jezusi gjatë kësaj kohe? A u tërhoq në vetmi dhe në qetësi për tu lutur dhe për të medituar për ato gjëra që kishte bërë deri me tani? Ndoshta lutet për nxënësit e vet? Shën Marku nuk na flet për këtë gjë. Derisa nxënësit nuk janë me Jezusin si ta kishte të vështirë të flasë vetëm për Jezusin. Gjatë kohës së dërgimit të tyre nuk flet as për Jezusin as për dërgimin e nxënësve. Në vend të kësaj përshkruan vdekjen e Gjon Pagëzuesit.

Herodi dëgjoi për Jezusin. Njerëzit flisnin për të gjitha ato gjëra që i bënte Jezusi. Tani kanë filluar të predikojnë dhe të bëjnë të njëjtat gjëra që i bënë ai edhe nxënësit e tij. Zëri përhapej me shpejtësi. Nga tregimi i njerëzve shihet se sa shumë e vlerësojnë Jezusin derisa e krahasojnë më njerëzit më të mëdhenj të historisë kombëtare. Edhe Herodi fillon të dyshojë, a thua mos është ngjallur Gjon Pagëzuesi. Thua nuk është ky zëri i ndërgjegjes së tij të ndyrë të cilit mundohej t’ia zinte frymën, por asnjëherë nuk ia doli që ta mbys plotësisht. Tani ky zë i flet fuqishëm. Mirëpo ai «i rri besnik stilit të jetës dhe të meditimit të vet», politikës, stilit, meditimit dhe të veprimtarisë së tij. Nuk u tremb ta vras Gjonin dhe është i gatshëm t’ia bëj të njëjtën gjë «Gjonit të ngjallur», Jezusit, nëse bëhet i rrezikshëm dhe shqetësues.

Kush je ti, o Jezus? Që nga paraqitja e jote në tokë dhe deri tek ardhja e jote mbi re kur do ta gjykosh botën, kjo pyetje do të mbetet e hapur. Por njerëzit do të përgjigjen. Gjithmonë do të ketë përgjigje të ndryshme siç ishte edhe në fillim.

Kjo pyetje është para meje: kush është Jezusi për mua? Nuk kam mundësi të mos japë përgjigje. Kush është vërtetë Jezusi për mua? Lutja është rasti më i mirë që të përgjigjem në këtë pyetje.

Herodi kishte dhënë urdhër të kapej Gjoni, … 18 E pasi Gjoni i kishte thënë Herodit: “S’guxon ta mbash gruan e vëllait tënd!”, 19 Herodiada e urrente dhe donte ta vriste, … 21 Por erdhi dita e volitshme, …

Shën Marku sikur të kthehet prapa. Përshkruan atë gjë që tashmë kishte ndodhur dhe më këtë gjë dëshiron të tregojë domethënien e shpalljes së Lajmit të gëzueshëm të cilit nxënësit veç sa iu përkushtuan. Edhe Gjoni e bëri këtë gjë në mënyrën e vet në brigjet e Jordanit. Mirëpo, një ditë zëri i tij u shua dhe u shkëput dhunshëm.

Për shkak të egoizmit dhe epshit të dashnores së Herodit burgosen Gjonin. Ai mori guxim që edhe mbretit t’i thotë se nuk guxon të bëjë atë gjë që është duke e bërë. Herodi duket se në njëfarë mënyre e duron kritikën që ia bëri Gjoni, por Herodiada jo. Nuk kishte mundësi të duronte që ky profet i patrembur i Hyjit ta shqiptojë më sa zë ka emrin e saj në brigjet te lumit Jordan dhe në këtë mënyrë ta zbulojë mëkatin e saj. Priste rastin dhe aq shumë dëshironte që t’i hakmerrej Gjonit. As vetë se dinte se si do ta realizonte këtë gjë. Një ditë, në një festë të cilën e organizoi Herodi për ditëlindje si të ishte përgatitur çdo gjë vetvetiu. Urrejtja në të ishte e pamposhtur dhe shpërthej në mënyrë fitimtare.

22 Hyri vajza e Herodiadës e kërceu. I pëlqeu shumë Herodit dhe të ftuarve. Atëherë mbreti i tha vajzës. “Lyp prej meje çka të duash dhe unë do ta jap.” 23 Dhe iu përbetua (shumë): “Do të jap gjithçka të më lypësh, qoftë edhe gjysmën e mbretërisë sime!” 24 Ajo doli dhe i tha s’ëmës: “Çka të kërkoj? “Kokën e Gjon Pagëzuesit!” ‑ i tha ajo.

Gjykimi u bë. Përgjigja kishte shkrepur në të. Herodiada e priti këtë çast të hakmarrjes. Sa  e verbër është dëshira për të pasur, e sa shkatërrimtar është pushteti. Ndoshta ishte në atë çast e lumtur. Mirëpo më anë të së keqes nuk mund të ndërtohet lumturia, sepse ajo e shkatërron pikërisht atë që e bën.

25 Vajza u kthye vrik te mbreti e i tha: “Dua të ma japësh tani në pjatë kokën e Gjon Pagëzuesit.” 26 Mbreti u trishtua, por për shkak të premtimit dhënë me përbetim e për shkak të të ftuarve, nuk deshi t’ia mohojë kërkesën. 27 Mbreti menjëherë dërgoi një vrasës dhe urdhëroi t’ia sjellë kokën e Gjonit. Ky shkoi, ia shkurtoi kokën në burg, 28 e solli në pjatë, ia dha vajzës, kjo ia dha s’ëmës. 29 Kur dëgjuan nxënësit e Gjonit, erdhën, morën trupin e tij dhe e shtinë në dhe.

Fuqitë e të keqit edhe këtu u paraqitën në pakuptimin e dëshirës njerëzore që u shfaq në festë. Të gjitha u bënë sipas frymëzimit të satanit. Fuqitë e këqija fituan, por vetëm për momentin. Kështu janë të gjitha fitoret e tyre. Mirëpo askush dhe asgjë, nuk ka mundësi të ndalojë përhapjen e Lajmit të Gëzueshëm që tashmë ka filluar.

Ky përfundim na sjell ngushëllimin, Gjoni, njeriu i Hyjit gjen prehjen në varr. Ai edhe me vdekjen e vet është pararendës i «Gjonit të ri». Nga varri i «Gjonit të dytë», Jezusit, do të dal fitorja përfundimtare dhe jeta e pasosur.

 


Current track

Title

Artist