MEDITIMI I DITËS – HYJI IM, PËRSE HOQE DORË PREJ MEJE?

Written by on April 8, 2017

E diela e Larit

HYJI IM, PËRSE HOQE DORË PREJ MEJE?

 

Kërkoj hirin: që të besoj se Hyji kurrë nuk më braktis.

 

“Hyji im, Hyji im, përse hoqe dorë prej meje?”

O Zot, çfarë pate në shpirt në atë çast? Çfarë boshllëku ndjeve në shpirt, cilën errësirë e përjetove në çastin e kryqëzimit?! E di se Hyji nuk ka mundësi të braktis askënd askurrë, por mund të ndaj përjetimin e braktisjes së plotë. Ndjej, o Jezus, se më këtë përvojë dëshiron të më shëlbosh mua dhe të gjithë njerëzit e secilës brezni. Dëshiron të na shpëtosh nga ndjenja e braktisjes, dëshpërimit dhe e vetmisë. Më mëkat ne jemi larguar prej Hyjit dhe e kemi merituar këtë braktisje, dhe ti, që nuk bëre mëkat, more mbi vete mallkimin e mëkatit. Më tërhiq tek kryqi, o Jezus, dhe më mundëso që me ty të ndaj këtë ndjenjë me të cilën ti e shëlbon botën. Më shëlbo, o Jezus, nga të gjitha ndjenjat e dëshpërimit, mosbesimit, braktisjes, mospranimit dhe urrejtjes. Të falënderoj për premtimin tënd: “Nuk do tu lë bonjak!” Dhe për premtimin tjetër: “Unë jam me ju në të gjitha ditët!”

Atë fali se nuk dinë ç’bëjnë!”

Të falënderoj, o Jezus, që me fale. Të falënderoj që me arsyeton! Po, o Jezus, nuk e di ç’bëj kur mëkatoj, kur e kundërshtoj hirin. Nuk di ç’bëj kur ta kthej shpinën. Nuk di ç’bëj kur e mbylli zemrën time para dashurisë sate. Më fal, o Jezus, sepse edhe unë jam aty të këmbë e kryqit tënd, pasi që ti vdes për mëkatet e mbarë botës. Më fal edhe mua, pasi që edhe mëkatet e mija rënduan mbi ty. Të falënderoj, o Jezus, që mua më shëruan plagët e tua.

Kam etje!

Ke etje, o Jezus, për besimin tim, për dashurinë time, për besnikërinë time! Ke etje për zemrat e njerëzve dhe për kujdesin e tyre. Ke etje për veprat tona të bamirësisë. Ke etje për të gjithë ata të cilët lirisht do ta pranojnë rrugën tënde dhe do të nisën pas teje për t’i bërë mirë mbarë njerëzimit. Ke etje për mua! Më fal, o Jezus, që nuk jam në gjendje ta shuaj etjen tënde. Më, fal, o Zot, që sot shumë vëllezër mbetën të etur këtu pranë meje.

Atë, në duart tu po e dorëzoj shpirtin tim!

Dua që shpirtin tim ta vulos kjo lutje e dorëzimit tënd. Edhe unë dëshiroj që pa asnjë përmbajtje t’i dorëzohem Atit. Me prano, o Jezus, dhe bëje jetën time dhuratë të amshueshme për ty! Më jep që i dorëzuar të kem mundësi ta pranoj dhe ta jetoj secilin kryq në jetën time dhe secilin çast të jetës sime.

Po të adhuroj, o Jezus, dhe po të bekoj, sepse me kryqin tënd të shenjtë e shpërbleve botën mbarë.

 


Current track

Title

Artist