MEDITIMI I DITËS – HYJI FAL GJITHMONË

Written by on September 16, 2017

E diela e XXIV gjatë vitit A

 

Mt 18, 21-35 HYJI FAL GJITHMONË

 

Kërkoj hirin: që të besoj se Hyji është i gatshëm të më fal gjithmonë.

 

O Zot, sa herë…?

Sa herë të fal vëllain tim nëse gabon ndaj meje?

Sa herë t’i tejkaloj disa fjalë të cilat me godasin dhe me shkaktojnë dhimbje?

Sa herë, o Zot,  t’i them njeriut afër meje: po të fali?

Sa herë kam mundësi të dukem i marrë, të lejoj të luajnë me mua, të lejoj të më përqeshin?

O Zot, sa herë dhe sa gjatë me duhet këta njerëz t’i konsideroj vëllezër?

Dy ose tri herë, ndoshta edhe shtat herë?

A thua nuk mjafton kaq? Shtat herë në ditë, shtat herë në të njëjtën ditë; a thua nuk është ky guxim për të falur? A thua falja nuk i ka kufijtë e saj, o Zot, e pastaj edhe ligjet e veta të edukimit? Nëse kaq lehtë jepet falja a thua do të përmirësohet kush? Do të vazhdojë të bëj keq, të fyej njerëzit rreth vetes, sepse falja jepet aq lehtë, me kaq me lehtësi!

Ti me befason, o Zot! Flet për numrin që tejkalon guximin e secilit njeri. Ky numër ia merr guximin edhe atij që ka mundësi për të me fyer, sepse nuk do të arrij që gjatë një dite të më lëndojë shtatëdhjetë herë shtat herë. Kjo gjë është më shumë se guximi të mëkatosh dhe të fyesh. A thua dëshiron kështu të më thuash se mëshira dhe falja janë më të forta se fyerja dhe mëkati? A do të më thuash se fuqia më e madhe është e fshehur në falje dhe në dashuri se sa në gënjeshtër dhe në padrejtësi? A thua nuk me flet kjo për forcën e patregueshme e cila fshihet në falje? Prandaj falja duhet të jetë përmbi çdo mundësi të mëkatit njerëzor.

Ndoshta kështu do të më thuash se kjo është vetëm për Ty, se kjo gjë është e mundur vetëm për Hyjin, sepse njeriu një përvojë të tillë nuk e ka. Ti, o Hyj, e ke, prandaj me duhet të mendoj, o Zot. Sa herë me fale Ti? Sa herë pata nevojë për fjalën dhe të mëshirën tënde? A thua nuk është kjo lutja më e shpeshtë, sepse pikërisht unë të lutem duke u penduar që të kesh mëshirë? Po, o Zot, aq shpesh pata nevojë për falje, dhe me duhet aq shpesh të të kërkoj falje për mëkatet e mia, për mëkatet e përsëritura që bëj, për dobësitë e njëjta që kam. Vazhdimisht vij tek Ti me të njëjtën lutje: më fal! Po, o Zot, më fal. Më fal shpesh, më fal shumë herë gjatë ditës. Mendoj se kjo falje që nuk shprehet dot me numrat shtatëdhjetë herë shtat është përcaktuar vetëm për marrëdhënien tënde me mua! Me fal sot dhe secilën ditë përsëri. Më fal për krejt jetën pa të dhënë pengun se përsëri kam mundësi të të fyej. Nuk dua, o Zot, por vetëm Ti e di se si jam formuar. Faleminderit!


Current track

Title

Artist