MEDITIMI I DITËS – HAKMARRJA DHE FALJA

Written by on June 16, 2017

Mt 5, 38-42 HAKMARRJA DHE FALJA

 

Kërkoj hirin: që hakmarrjen që lajmërohet në mua ta mposht me falje.

 

Në atë kohë, Jezusi u tha nxënësve të vet: 38 »Keni dëgjuar se qe thënë: ‘Syrin për sy e dhembin për dhëmb’. 39 Unë po ju them: Mos u kacafytni me të keqin,

Kemi mundësi të mendojmë se si Fjala e Jezusit në mal ndikoj në njerëzit që e dëgjuan. Fjalët e tij jehuan thellë në brendinë e tyre. Askush deri atëherë nuk foli kështu. Sado që Jezusi thërret në ndihmë traditën dhe Ligjin, gjithmonë thotë diçka aq të re dhe kërkon shumë më shumë se sa Ligji.

Këtu flet për hakmarrjen, për ligjin e hakmarrjes (ius talionis), në të cilin qartë shkruan: «jetën për jetë, syrin për sy, dhëmbin për dhëmb, dorën për dorë, këmbën për këmbë, djegien për djegie, varrën për varrë, damkën për damkë» (Dal 21, 23-25). Ky ligj flet për hakmarrjen e njëjtë, përpiqet të mbaj «baraspeshën» dhe «barazinë», pengon rritjen e hakmarrjes dhe të padrejtësisë. Ndalon hakmarrjen më të madhe se ajo më të cilën personi ishte dëmtuar, por lejon hakmarrjen e njëjtë, «syrin për sy». Edhe këtu kemi përparimin pozitiv të Ligjit të Moisiut, përparimin që ia ndalon njeriut që t’i nënshtrohet hakmarrjes dhe urrejtjes shkatërruese të forcës që në njeriun mund të paraqitet.

Kur Jezusi thotë që të mos kacafytemi me të Keqin, atëherë flet për të keqen me të cilën njeriu e dëmton vetveten. Kjo do të thotë se është e ndaluar që të kundërshtojë me hakmarrje duke kthyer të keqen me të keqe. Nuk guxojmë të kundërshtojmë sipas ligjit të hakmarrjes së njëjtë. Jezusi nuk dëshiron të thotë që mos të luftojmë kundër të Keqit, nuk ndalon që të kundërshtojmë sulmin e padrejtë, as nuk ndalon thjeshtë përpjekjet tona në luftë kundër të keqes në botë. Ai pikërisht për këtë gjë erdhi që ta zbulojë dhe t’i heq pushtetin të Keqit. Krejt jetën e vet e shpenzoj për këtë gjë.

Kemi mundësi të pyesim: këto fjalë a kanë ndonjë lidhje me botën? Mos janë këto fjalë aq larg nga mentaliteti jonë? A nuk i përkasin këto fjalë një kohe tashmë të harruar për ne? Nuk duhet të jemi shumë të urtë që të shohim se si ligji i hakmarrjes dhe e drejta e të fortit është aq e pranishme në shoqërinë tonë. Sa shumë e shënon hakmarrja shoqërinë tonë së pari në jetët e vogla në të njëjtën familje mes vëllezërve dhe motrave, fëmijëve dhe prindërve, pastaj mes komshive me komshi, qytetit me qytet! Çdo ditë kemi mundësi të lexojmë në gazeta ose të shikojmë në Televizor për vrasje për hakmarrje, urrejtje dhe për borxhe që njerëzit i kanë. Këtu bëhet fjalë për hakmarrje që tejkalon shumë herë edhe atë gjë që lejon Besëlidhja e Vjetër, «syrin për sy». Pastaj për marrëdhëniet mes popujve të veçantë, interesat politik, tregun ekonomik, sa luftërat e ashpra bëhen dhe sa dituri dhe maturi nevojitet që mos të arrin luftërat e vërteta.

Por atij që të bie shuplakë faqes së djathtë, ktheja edhe të tjetrën. 40 Atij që do të qesë në gjyq për të marrë këmishën, jepja edhe mallotën.

Jezusi shkon në thelbin e problemit. Hakmarrjen duhet zhdukur në rrënjë. Po tu përmbaheshim pikë për pikë, fjalëve të Jezusit, shumë njerëz do të çarmatoseshin në dhunën e tyre. Vërtetë, kam qenë i pranishëm kur dikush që i ranë njërës faqe e kthej edhe tjetrën. Ai që i ra u befasua dhe nuk dinte çfarë të bënte. Kur në ngatërresë ndalem dhe nuk përgjigjem në të njëjtë mënyrë, atëherë e kthej faqen tjetër. Ka situata në të cilat duhet të mbrohemi dhe kemi të drejtë ta mbrojmë vetveten dhe të tjerët. Vetëm një gjë është e sigurt, se e keqja kurrë nuk do të mposhtet me të keqën tjetër. Me atë gjë vetëm mbyllemi në rrethin vicioz të shfarosjes së ndërsjellët, rreth prej të cilit mund të dalim vetëm kur në të keqën përgjigjemi me të mirë, kur më dashuri përgjigjemi në urrejtje. Rrethi vicioz duhet të ndërpritet. Këtë gjë mund ta bëj vetëm dashuria. Rrugë tjetër nuk ka, sado e rëndë që të jetë dhe e papranueshme. Për këtë gjë duhet të lutemi më së shumti që ta marrim hirin dhe forcën. Këtu sheh secili më se miri se sa e jeton Ungjillin ose sa biem në provimin e Ungjillit.

41 E nëse ndokush të shtrëngon të ecësh me të një milje, ti bëji dy; 42 atij që të lyp, jepi, e atij që të kërkon hua, mos ia kthe shpinën.«

Jezusi kërkon altruizmin e plotë dhe kthimin e plotë drejt tjetrit. Të gjitha këto drejtohen kundër individualizmit tonë dhe vetjakisë. Këtu është lufta më e madhe, prandaj edhe fitoret janë shumë të ëmbla. Këtu jemi në pikën më të ndjeshme dhe në provimin më të madh të jetës. Prandaj duhet të lutemi shumë që të kemi forcë dhe ndihmë. Këta rreshta të Ungjillit, pra, krejt Fjalimi i malit nuk mund të pranohen me mësime të ditura, e edhe më pak me biseda të bukura duke pi kafe dhe cigare. Këto janë pjesë të Ungjillit që kanë mundësi të lexohen vetëm në gjunjë dhe mund të pranohen pas lutjes së gjatë në të cilën mësojmë për ta mohuar vetveten. A e bej këtë gjë unë në jetën time?

 


Current track

Title

Artist