MEDITIMI I DITËS – FJALA E DHËNË

Written by on June 14, 2017

Mt 5, 33-37 FJALA E DHËNË

 

Kërkoj hirin: që mos të betohem dhe të jem besnik kur jap fjalën.

 

Në atë kohë, Jezusi u tha nxënësve të vet: 33 »Keni dëgjuar gjithashtu se u  qe thënë të vjetërve: ‘Mos e the betimin, por zbato çka i ke premtuar Zotit me betim!’

Jezusi vazhdon tu flet dëgjuesve të vet me të njëjtën ngrohtësi. Njerëzit e dëgjojnë me vëmendje, sepse i thotë ato gjëra të cilat nuk i kanë dëgjuar ndonjëherë. Mësimin e vet e ndërton në ato gjëra që ishin të njohura duke ndërtuar në to elementet e reja dhe kërkesat. Ky ishte mësimi i tij fillestar. Në të paraqet thelbin e mësimit të vet. Bisedën e vet e themelon në Ligjin ekzistues dhe në të vazhdon të ndërtojë. Më fjalët dhe kërkesat e veta plotëson çfarë «u qe thënë të vjetërve» dhe çfarë Ligji kërkonte prej Izraelitëve duke i ngritur mbi ato.

Ligji i Moisiut ishte përparim i madh në shoqëri. Kërkonte prej njerëzve që të jetojnë mirësinë, dashurinë, fisnikërinë dhe nderimin e ndërsjellët shumë më shumë se këtë gjë e përmbanin ligjet tjera. Jezusi shkon edhe më tutje, kërkon shumë më shumë dhe kërkon sjellje më të guximshme. Nuk ka frikë për të plotësuar dhe për të zgjeruar atë gjë që u tha për breznitë e shkuara. Sipas vetëdijes që kishte si Bir i Hyjit, kishte të drejtë në këtë gjë dhe ishte i aftë të fliste kështu. Edhe këtu janë në pyetje marrëdhëniet ndërnjerëzore dhe sjellja. Ligji i vjetër tërhiqte vërejtjen se nuk guxon të ketë betime të rrejshme. Njeriu ka në vetvete ndikime të këqija të cilat e shtynë që të mendojë vetëm për vete dhe vetëm në vetvete. Ndonjëherë është i gatshëm të bëj gjithçka vetëm që të plotësojë interesat e veta. Ai është i gatshëm të betohet, të dëshmojë dhe të flasë rrejshëm. Pa asnjë frikë edhe emrin e Hyjit e merr si dëshmitar në betimin e rrejshëm. Prandaj Jezusi kërkon sinqeritetin dhe pastërtinë e fjalës më të cilën njeriu shërbehet për të folur. Njeriu nuk mbetet vetëm në masën më të vogël të drejtësisë njerëzore të cilën e kërkon Ligji i Moisiut, e cila, qartë, paraqitej si një kufij i butë e njerëzit pikërisht për këtë e shkelnin dhe kalonin mbi të. Prandaj kërkon më shumë sinqeritet dhe nderim që duhet të dalë prej brendisë së njeriut, nga zemra e tij, që mes njerëzve të ketë më shumë jetë të vërtetë dhe dashuri të ndërsjellët.

O Zot, aq shpesh gjatë të folurit tim përdori emrin tënd pa nevojë, aq shpesh betohem në emrin e Hyjit, shpesh nuk jam as i vetëdijshëm se çfarë them. Të gjitha këto dalin nga zakonet e mia të këqija. Më ndihmo që më shumë të mendoj në fjalët e mia, që të luftoj kundër betimit të tillë, e sidomos mos ta shqiptoj emrin tënd kotësisht. O Zot, u shenjtëroftë emri yt!

34 E unë po ju them: assesi mos u betoni; as me Qiell, sepse ai është froni i Hyjit, 35 as me Tokë, sepse ajo është shtroja e këmbëve të tija as me Jerusalem, sepse ai është qyteti i Mbretit të madh.

Betimi është shenj se njerëzit nuk kanë besim një njëri-tjetrin. Kjo do të thotë se nuk janë as objektiv as e sinqertë. Këtë gjë iu tregon përvoja e përditshme. Prandaj kërkojnë «mjetet ndihmëse» si peng të fjalëve dhe premtimeve të veta. Jezusi, përkundrazi, kërkon që aspak mos të ketë betim. Ai i nxit njerëzit që të jenë të sinqertë dhe të ndershëm ndaj njëri-tjetrit. Mos të betohen jo vetëm në emrin e Hyjit por mos të marrin për dëshmitar në premtimet dhe betimet e veta as realitetet tjera me të cilat ata shërbeheshin. Të gjitha këto realitete janë shenjë e pranisë së Hyjit. Jezusi na fton që as ato mos t’i marrim si dëshmitar në betimet tona.

A jam i gatshëm ta flas të vërtetën dhe të dëshmoj për të vërtetën edhe kur ajo është kundër meje? Cilat janë betimet e mia që bëj? Përbërja jonë njerëzore është e tillë dhe ndonjë herë do të kërkoj që mos të betohem, por kjo do të jetë vetëm në të mirë të së vërtetës, mirëpo kjo pastaj me detyron që në atë mënyrë edhe të veproj. Këto janë kërkesat zyrtare të cilat kam mundësi t’i pranoj vetëm në Shpirtin e Jezusit.

36 Mos bëj be as në krye tënd, sepse nuk je i zoti as një fije floku ta bësh të bardhë ose të zezë.

Jo, në të folurit e përditshme nuk është e nevojshme që të betohem as me trupin tim, as me jetën time. Ne nuk jemi zotëruesit e jetës as të trupit tonë, prandaj nuk kemi mundësi t’i marrim për dëshmitarë.

37 Fjala juaj le të jetë: Po, po; jo, jo! Çkado që është më tepër se kaq, vjen prej Qoftëlargut.

Vërtetë, më shumë fjalë njeriu ka mundësi ta hijesojë të vërtetën. Ka mundësi të jetë edhe e kundërta: me heshtje të mohohet e vërteta. Jezusi këtu thekson qartë: Hyji është e vërteta, i Keqi është gënjeshtra. Ai që është i Hyjit, ai është prej të së vërtetës dhe e flet të vërtetën. Ai që lidhet me të Keqin, ai është gënjeshtar dhe e fletë të pavërtetën. Këtu është fjala për të vërtetën dhe për sinqeritetin: nëse është «po»,duhet thënë «po», nëse është «jo» duhet thënë «jo».

 


Current track

Title

Artist