MEDITIMI I DITËS – FITORJA PËRFUNDIMTARE MBI VDEKJEN

Written by on April 15, 2017

E Shtuna e Madhe

 

Mt 28, 1-10 FITORJA PËRFUNDIMTARE MBI VDEKJEN

 

Kërkoj hirin: që të besoj së ngjallja me pret edhe mua

 

Besoj në Hyjin, Hyjin dhe Atin e Zotit tonë Jezu Krishtit. Besoj në Hyjin që e krijon këtë botë, por që e do edhe njeriun, që është i pranishëm çdo çast edhe në të gjitha ngjarjet e historisë dhe të jetës. Besoj në Hyjin që aq shumë e deshi botën sa që e dha Birin e vet për të, Në Hyjin që e dërgoj Birin në botë që njerëzve tu zbulojë se sa shumë i do. Besoj në Hyjin i cili përmes Jezusit është edhe Ati im, Ati ynë, në Hyjin që në mënyrë të pakufishme është i mirë.

Besoj në Jezu Krishtin. Besoj në të gjitha ato gjëra që mi dëshmojnë Ungjijtë, shkrimet e miqve dhe nxënësve të tij. Besoj në Jezusin njeriun për të tjerët, mikun e të varfërve dhe të mëkatareve, në Atë që dashurinë dhe mëshirën ia dhuron secilit. Besoj se ky Jezus është Biri i Hyjit. Besoj se ky Jezus, për mua, për ne, e dhuroj jetën, se që kryqëzuar në kryq që në vete të merrte dhimbjet e botës, që në vete të merrte të gjitha mundimet dhe kryqet e mia. Besoj në Jezusin e kryqëzuar në kryq, në Jezusin që për mua u kryqëzua në kryq.

Besoj që ky Jezus u ngjall prej së vdekuri, që varri i tij mbet i zbrazet, që Ai korri fitore mbi mëkatin, urrejtjen, të keqen dhe errësirën e botës dhe që tani nuk jeton që në mënyrë fitimtare të zotërojë mbi njerëzit, por që tu shërbej njerëzve gjithmonë në dashurinë e zemrës, në dashurinë e dorëzimit të tij. Besoj se Jezusi u ringjall për mua, për ne, dhe se në ringjalljen e Tij u ngjallem të gjithë. Besoj se Jezusi më ringjallje i ngjalli të gjitha shpresat tona, të gjitha pritjet tona të drejta. Ai e shkatërroj në ne farën e mëkatit dhe të vdekjes që përhapet shpejt duke na ftuar që të përcaktohemi për jetën e Tij hyjnore.

Besoj se të gjitha këto janë dhuratë e kësaj nate, dhuratë e kësaj dite të vetme, dhuratë e Ringjalljes! Të gjitha këto është dashur të ndodhin që Biri i Njeriut të hynte në lavdinë e tij. Besoj se Ringjallja e Tij është dhuratë për mbarë botën.

Prandaj gëzohem për shenjat e ringjalljes dhe të jetës së re: flakën dhe zjarrin, qiriun e Pashkëve dhe qirinjtë në duart e të gjithë besimtarëve, ujin e bekuar që përdoret që tu dhurojë jetën e re përmes pagëzimit të gjithë atyre që e marrin, si edhe për stërpikjen e besimtarëve në shenjtë të ripërtëritjes dhe të pagëzimit, petkun e bardhë dhe lyerjen me vaj, ushqimin e bekuar që hahet në shtëpitë tona e lidhet me jetën e re të Krishtit që na thërret që të jetojmë bashkë me Të duke na dhënë shpresën e re dhe bashkëjetesën me njerëzit.

Besoj se kjo dritë e Ringjalljes së Krishtit mund të shkëlqej sot në çdo gjë që njeriu pikërisht sot jeton; sepse Krishti edhe sot jeton në mua, sepse është Biri i përjetshëm i Atit; në Kishë, sepse ajo është trupi mistik i Tij; në secilin prej nesh, sepse me pagëzim jemi rrënjosur në vdekjen dhe ringjalljen e Tij.


Current track

Title

Artist