MEDITIMI I DITËS – FILLOJ GJITHMONË

Written by on September 7, 2017

Lk 5, 33-39 FILLOJ GJITHMONË

 

Kërkoj hirin: që ta kuptoj se me Jezusin mund të filloj gjithmonë.

 

Në atë kohë, skribët dhe farisenjtë i thanë Jezusit: 3 “Nxënësit e Gjonit agjërojnë shpesh dhe luten, po ashtu edhe ata të farisenjve përkundrazi, të tutë hanë e pinë.”

Jezusi dhe nxënësit e tij më sjelljen e vet zgjojnë pyetje dhe kundërshtime tek të gjitha bashkësitë tjera fetare të asaj kohe. Agjërimet, pendesat e caktuara dhe lutjet tjera ishin pjesë përbërëse e besimit të tyre dhe të praktikave fetare. Ata shikonin më kujdes Jezusin dhe nxënësit e tij ai i mbanin ato. Kjo ishte shenjë a ishin besnik ndaj traditës dhe rrugës së drejtë fetare siç e kishin përcaktuar ata. Pranë kësaj, agjërimi dhe përmbajtja nga vera ishin shenja të rrepta të pritjes së Mesisë. Më këto pendesë dëshironin të tregonin pakënaqësinë e vet me kohën në të cilën jetonin për të treguar dëshirën që të gjitha këto sa më parë të ndryshojnë, që Mesia të vijë e të fillojë koha e plotësisë dhe e gëzimit pa pendesë dhe vetëmohime të tjera. Në këtë kohë u paraqit Jezusi, ai bashkoi rreth vetës nxënësit edhe nuk i praktikonte ato gjëra që praktikonin të tjerët, por përkundrazi më nxënësit e vet e kalon jetën në gëzim, ha dhe pi. Kjo gjë i shqetësonte farisenjtë, aq më shumë edhe i hidhëronte. Ata së paku kërkojnë sqarim.

34 Jezusi u përgjigj: “A mund t’i bëni dasmorët të agjërojnë derisa dhëndri është me ta? 35 Tani vijnë ditët kur do t’ua rrëmbejnë dhëndrin, atëherë, në ato ditë do të agjërojnë.”

Jezusi nuk i arsyeton nxënësit e vet as që përpiqet që më ndonjë përgjigje të turbullt dhe me kuptime të ndryshme ta kthej bisedën në atë gjë që është e rëndësishme. Përkundrazi, ai përgjigjët qartë dhe hapur. Ai përgjigjet më shumë se sa e kanë pyetur. Pendesa dhe lutja që nxënësit e Gjonit dhe të farisenjve bëjnë, janë vetëm shenja të jashtme dhe sipërfaqësore të asaj që është e brendshme dhe e thellë, e që nxënësit e Jezusit e bëjnë dhe e jetojnë. Mesia ka ardhur dhe koha e tij ka filluar. Prapëseprapë, këtu nuk bëhet fjalë për agjërimin as për lutjet zyrtare të cilat Jezusi më nxënësit e tij i kryente më përpikëri. Këtu bëhet fjalë për agjërimin privat dhe lutjet private të cilat ka mundësi t’i bëj secili sipas frymëzimit personal ose sipas përcaktimit të shkollës ose të bashkësisë të cilës i përkasin rregullat që i pranojnë lirisht. Por nuk mund të kërkohet që këtë gjë ta bëjnë të gjithë.

Më Jezusin filloj koha e re. Ai është Dhëndri dhe tani është koha e fejesës. Një nga shenjat më të rëndësishme të kësaj kohe të re është gëzimi dhe hareja. Po a nuk i dëshiron secili njeri në brendi pikërisht gëzimin dhe harenë? Këto gjëra i humbi në fillim dhe Jezusi erdhi që përsëri ta vendos gëzimin që njeriut i përket që nga krijimi i tij. Më Jezusin lidhet gëzimi në mënyrë të pandashme. Kjo është shpresa e pranishme në jetën e të krishterëve kur Jezusi është i pranishëm në ta. E njëjta gjë vlen edhe në të kundërtën: kur nuk është i pranishëm Jezusi, atëherë nuk ka gëzim të vërtetë. Prandaj Jezusi u tha farisenjve se do të vijnë ditët kur edhe nxënësit e tij do të ndjenë se ai nuk është i pranishëm në mesin e tyre dhe atëherë do të ndjenë dhimbje shumë më të madhe se sa kanë në vetvete agjërimi dhe pendesa.

36 U tregoi edhe krahasimin: “Askush nuk e pret një copë prej petkut të ri për t’ia vënë petkut të vjetër, përndryshe shqyen petkun e ri, kurse copa prej petkut të ri nuk përkon me petkun e vjetër. 37 Askush nuk e shtie verën e re në rrëshiqa të vjetër, sepse vera e re i pëlcet rrëshiqat kështu që edhe vera derdhet edhe rrëshiqat prishen: 38 por vera e re duhet të hidhet në rrëshiqa të rinj.

Në këtë çast në mënyrë të prerë dhe vendimtare Jezusi vendos vijën e kufirit mes asaj që vërtetë është vjetruar dhe tashmë ka kaluar dhe të resë që po fillon. Më ardhjen e Jezusit ka filluar diçka absolutisht e re, diçka që nuk ka mundësi të krahasohet më asgjë të deri atëhershme. Thjesht nuk ka mundësi të vazhdojmë më të vjetrën dhe më të kaluarën. Fillon Besëlidhja e re mes Hyjit dhe njeriut, që në mënyrë të pakrahasueshme është më e fortë dhe më rrënjësore se të gjitha besëlidhjet që deri më tani Hyji i bëri me njeriun. Të gjitha besëlidhjet e deritanishme ishin vetëm simbole dhe paraqitje e Besëlidhjes së tanishme që po fillon. Kjo Besëlidhje filloi. E reja, shëlbimi dhe bekimi i Hyjit vërtetë kanë filluar me Jezusin dhe veprimin e tij, më mësimin që bëri, thjeshtë më mishërimin e tij dhe ardhjen e tij në tokë. Kisha në këtë mënyrë u shkëput nga judaizmi i vjetër. Për të ka filluar Besëlidhje e Re, ka filluar koha e fejesës e cila nuk do të kalojë kurrë më. Prandaj thirrja në gëzim dhe hare është pjesë përbërëse e porosisë së Jezusit dhe e shëlbimit. Mirëpo kjo gjë nuk u bë lehtë. Për këtë gjë dëshmon kjo fjalë e Jezusit:

39 Askush, duke pirë verë të vjetër, s’i lakmon verës së re, sepse thotë: “E vjetra është më e mirë!”

Vera e re, nuk është sipas shijes së atyre që janë mësuar me verën e vjetër, në Ligjin e vjetër prandaj nuk e pranojnë Ligjin e ri. Kjo gjë vetëm tregon se në çfarë vështirësishë hasen bashkësitë e para të krishtera duke e shpallur Lajmin e gëzueshëm. O Zot,  më ndihmo që gjithmonë të kthehem drejt të resë që vjen prej teje, që gjithmonë të zbuloj agimet e reja në jetën time si besimtar. Gjithmonë ekzistojnë hapat e ri për kuptim më të mirë në bashkësinë time, në familje, në vendin e punës. Bëj që askurrë mos ta hubi dëshirën për ta përtëri jetën time në Shpirtin dhe në të Vërtetën tënde.


Current track

Title

Artist