MEDITIMI I DITËS – FIGURA DHE MBISHKRIMI I KUJT JEMI?

Written by on October 16, 2017

Mt 22, 15-21 FIGURA DHE MBISHKRIMI I KUJT JEMI?

 

Kërkoj hirin: që të dëgjoj që t’i jap Hyjit çka i përket.

 

Jezus, në pagëzim në secilin prej nesh është skalitur vula e pashlyeshme se të përkasim Ty. Kjo është vula e dashurisë, vula e Shpirtit Shenjt. Me pagëzim hoqe prej nesh peshën e mëkatit të vjetër me të cilin u rrënua figura e Hyjit në njeriun. Njeriu është krijuar në përngjasimin dhe në figurën e Hyjit, mirëpo ky përngjasim me mëkat u errësua. Me pagëzim na liron nga ky mëkat dhe kështu na kthen denjësinë e bijve të Hyjit dhe në vete ndjejmë përsëri praninë e bukurisë sate. Përmes pagëzimit, o Zot, Jezus, lejon që të përngjajmë Ty, pasi që në Ty jemi bijtë dhe bijat e të njëjtit Atë, thellë më Ty në afërsi shpirtërore sipas dashurisë dhe përkatësisë sate. Kështu mbartim në vete shkëlqimin e bukurisë sate. O po të kishin mundësi që këtë gjë ta marrin të gjithë njerëzit e kësaj toke! O po të bëhej e dukshme në të gjithë!

Sipas përngjasimit Tënd, Ti, o Jezus, do me njohësh. Unë jam i yti, sepse Ty të përkas, Ti nuk do të më mohosh. Unë jam përkatësi e jotja. Vula e dashurisë sate është në mua dhe përjetësisht të përkas Ty që je Shëlbuesi im. Të falënderoj për dhuratën e pagëzimit, për këtë dhuratë të jetës së re përmes të cilës kam sigurinë e dashurisë sate. Të falënderoj, o Jezus, që në këtë mënyrë me thirre në jetë, në jetën tënde hyjnore të re.

Me ndihmo, o Jezus, që përngjasimin tënd ta mbarti me denjësi duke e ruajtur krejtësisht të pastër. Me ndihmo, o Jezus, që kjo figurë të jetë ikonë besnike, shkëlqim besnik e lavdisë, i dashurisë sate dhe i dorëzimit tënd Atit. Me ndihmo, o Jezus, që kjo vulë në mua të forcohet dhe të bëhet peng i bashkësisë së përjetshme me Ty.

Mos lejo që ajo gjë që të përket vetëm Ty, që është e jotja, t’i përkas tjetrit. Unë jam i yti, Ty të përkas, prandaj edhe sot po të dorëzohem Ty. Ty po ta besoj jetën time, ty po t’i jap aftësitë e mia, në shërbimin tënd po e vendos krejt qenien time. Unë pa Ty nuk kam jetë. Ti je jeta ime, sepse në Ty dhe nëpër Ty unë jetoj. Mos lejo, o Jezus, që në këtë mënyrë të vetme t’i përkas askujt tjetër, pasi që Ti me krijove në përngjasimin tënd dhe me ripërtërive. Unë jam i yti! Hyjit i përkasin gjërat që janë të Hyjit!

Derisa në mëngjes lahem, derisa bej kryq me ujë të bekuar, derisa përmend emrat e personave të Trinisë së Shenjtë, derisa lutem, më jep, o Zot, që të kujtohem se në mua është e pranishme figura jote dhe mbishkrimi yt. Derisa eci nëpër këtë botë bëj që të ndjej se jam përkatësi e Mbretërisë sate. Derisa jetoj në ritmin e njerëzve të kësaj bote le të jetë e qartë se thesari im është në qiell. Derisa paguaj tatimet dhe taksat, derisa paguaj kuotën dhe sigurimet; më jep, o Zot, që të kujtohem se pikë së pari të përkas Ty dhe se secilin çast jam i yti. Le ta shohin këtë gjë, o Zot, edhe njerëzit rreth meje kështu që shkëlqimi i lavdisë sate të paraqitet gjithnjë e më shumë në këtë botë.

 

 


Current track

Title

Artist

Send this to a friend