MEDITIMI I DITËS – FALJA DHE DASHURIA
Written by Radio Maria on September 19, 2018
Lk 7, 36-50 FALJA DHE DASHURIA
Kërkoj hirin: që të kuptoj se marr falje të madhe kur dua shumë!
Në atë kohë, 36 një farise e grishi Jezusin për bukë. Ai hyri në shtëpinë e fariseut dhe u ul në tryezë. 37 Kur, ja, hyri menjëherë një grua që ishte mëkatare e njohur në qytet. Ajo, kur mori vesh se Jezusi gjendej në tryezë, në shtëpinë e fariseut, mori një enë alabastri me parfum, 38 zuri vend pas tij, te këmbët e tij dhe, duke qarë, filloi t’ia lajë këmbët me lot, t’ia fshijë me flokë, t’ia puthë e t’ia lyejë me parfum.
Jezusi e pranon ftesën e fariseut. Shkon për të ngrënë me të. Këto ishin çastet në të cilat edhe farisenjve kishte mundësi tu drejtonte fjalën. Rasti ishte vërtetë i jashtëzakonshëm. Kësaj here ndodhi diçka vërtetë e paparë. Derisa po hanin, u paraqit një grua të cilën të gjithë në qytet e njihnin si mëkatare publike. Hyri në shtëpi pothuajse krejtësisht fshehtas. Në duar mbart diçka më vlerë të madhe. Ndjehej keq për shkak të shikimeve të cilat e shporonin. Por kjo gjë nuk ishte tepër e rëndësishme për të. Në të jetonte vetëm një dëshirë: t’i afrohej sa më afër Jezusit dhe të kishte një komunikim sa më intim më të. Në heshtje, nga prapa, ra në gjunjë tek këmbët e tij dhe filloj të bënte atë gjë që kishte dëshiruar shumë herë të tjera ta bënte, por nuk iu dha rasti. Vepër e dashurisë dhe i përvujtërisë së madhe. Duke mos kuptuar aspak se çfarë po bënte, të gjithë në shtëpi ishin shokuar më veprimet e saj. Jezusi e shikonte i qetë dhe e lejonte që lirisht dhe pa frikë të plotësonte dëshirën e saj. Si ta kishte pritur. Simoni ndjehej më se keqi, sepse krejt kjo po ndodhte në shtëpinë e tij. Ajo që në atë çast mendonte nuk dallohej nga mendimi i të gjithëve që ishin në shtëpi:
39 Kur e pa këtë gjë fariseu që e kishte thirrur, mendoi me vete: “Po të ishte ky profet, do ta dinte se kush dhe çfarë gruaje është kjo që po e përket: se është mëkatare.”
Po, Zotëria e dinte kush dhe çfarë ishte kjo grua. Edhe gruaja e dinte se kush është Jezusi. Mirëpo Simoni nuk e dinte se kush është Jezusi. Në këtë gjë ishte krejt dallimi. Ajo e dinte se Jezusi është Qengji i Hyjit që merr mëkatin e botës prandaj erdhi tek ai. As nuk e pyet as nuk ia thotë asnjë fjalë, mirëpo lotët e saj flasin më shumë se cilado fjalë që mund të thuhet. Ajo që bënë është gjest që paraqet përvujtërinë më të madhe të mundur dhe pendimin më të thellë dhe të sinqertë. Po të kishim diçka nga qëndrimi i kësaj gruaje, nga dashuria se saj gjatë rrëfimit të shenjtë! Jezusi nuk e shikon, por e pranon në zemër. Asaj nuk i thotë asgjë, por i drejtohet Simonit:
40 Jezusi mori fjalën dhe i tha: “Simon, dua të të them diçka.” “Fol, Mësues!” iu përgjigj ai. 41 “Një huadhënës vazhdoi Jezusi kishte dy borxhlinj. Njëri i kishte pesëqind e tjetri pesëdhjetë denarë. 42 Pasi nuk kishin me çka t’ia kthenin, ua fali të dyve. Cili prej tyre do ta dojë më fort?” 43 Simoni iu përgjigj: “Mendoj ai, të cilët i fali më shumë.” “Mirë pleqërove! i tha Jezusi.
A ka në mesin tonë njerëz që falin në mënyrë të tillë? Vështirë! Mirëpo, Ati qiellor është i tillë. Këtë gjë dëshiron ta thotë Jezusi. Ai kërkon edhe prej nesh që të jemi të tillë, në falje edhe në falënderim. Ai secilin e fali shumë., prandaj, e mëson Simonin dhe të gjithë ata që e konsiderojnë vetveten të drejtë.
44 Dhe, si u soll kah gruaja, i tha Simonit: “A po e sheh këtë grua? Hyra në shtëpinë tënde, ti nuk më dhe ujë për t’i larë këmbët. Kjo, përkundrazi, me lot m’i lau këmbët e me flokët e kresë m’i fshiu. 45 Ti nuk ma dhe puthjen e detyruar. Kjo, përkundrazi, që kur hyri, nuk pushon së puthuri këmbët e mia. 46 Ti nuk ma leve kokën me vaj. Kjo, përkundrazi, me parfum m’i leu këmbët e mia.
Jezusi tregon dallimin mes gruas dhe Simonit. Ky dallim është aq i dukshëm. Jezusi për gruan flet me nderim. E lavdëron dhe kështu ia kthen dinjitetin të cilin ia morën të tjerët që nuk e nderuan në këtë mënyrë. Ajo ishte përvujtëruar shumë. Sa shumë vuante nga kjo gjë. E pa situatën e vet dhe gjeti fuqinë e nevojshme që t’i afrohet Jezusit dhe ta bëj atë gjë që e dëshironte dhe e ndjente në zemër. E dinte mirë se vetëm Jezusi ka mundësi t’i ndihmojë.
O Zot, më ndihmo që të gjej fuqi dhe guxim që t’i pranoj mëkatet e mia dhe të takohem me ty në sakramentin e pajtimit. Nuk do të më refuzosh, por do të më pranosh që të më nxitësh përsëri më hirin e ri, nxitjen e re dhe hovin e ri për jetë.
47 Këndej po të them: iu falën mëkatet e shumta, sepse tregoi dashuri të madhe. Ai, të cilit i falen më pak, më pak dashuri tregon.” 48 Atëherë i tha gruas: “Të janë falur mëkatet!” 49 Ata që ishin në tryezë me të, filluan të mendonin me vete: “Kush është ky që po fal edhe mëkatet?!” 50 Por ai i tha gruas: “Feja jote të shpëtoi. Shko në paqe!”
Kështu përfundon takimi i sinqertë më Zotërinë. Jezusi e thekson fuqinë e dashurisë së vërtetë. Ajo e shkakton faljen e mëkateve. Ajo është më e fortë se mëkati. Gruas iu falen të gjitha mëkatet, sepse besoj dhe dashuroj. Ata që ishin në tyezë me Jezusin kuptuan pak nga krjet ajo që ndodhi para syve të tyre. Nuk kishin as fe as dashuri në vetvete. Prandaj e kundërshtonin Jezusin.
Ne për këtë grua nuk dim më asgjë. Ungjilli nuk flet më për të. Si erdhi në heshtje, në heshtje edhe shkoi. Mirëpo gjendja e saj kishte ndryshuar plotësisht. Erdhi e tmerruar, shkoj e pajtuar. Erdhi e mërzitur, doli e gëzuar. U ulë në gjunjë të këmbët e Jezusit nën peshën e mëkatit, u ngrit pa mëkat. Erdhi e frikësuar, shkoj e ngushëlluar. Doli për të jetëuar në qetësi dhe në paqe në botën e besimit të saj që e shëlboj.
O Zot, më ndihmo që të mësoj diçka për jetën time nga ky takim i jashtëzakonshëm: që të dua që edhe unë ta marrë faljen. Ti më fal gjithmonë, bëj që edhe unë gjithmonë të të dua.