MEDITIMI I DITËS – FALËNDERIMI DHE PËRKATËSIA

Written by on December 29, 2016

1 Gjn 1, 18-21 FALËNDERIMI DHE PËRKATËSIA

 

Kërkoj hirin: që ta falënderoj Zotin për vitin që kaloi, e falënderoj që jam përkatësi e tij dhe kundërshtar i kundërshtarëve të tij!

 

18 Fëmijëzit e mi, është ora e fundit! Dhe, siç keni dëgjuar, Antikrishti po vjen!

Përcaktimi jonë për Hyjin, për shkak të jetës hyjnore dhe dritës vazhdimisht duhet të vërtetohen. Kundërshtarët e Krishtit, profetët dhe mësuesit e rrejshëm përpiqen të na largojnë nga përcaktimi jonë dhe të na tërheqin pas vetës. Që në kohën e Shën Gjonit bashkësitë kaluan kriza të tilla. U paraqitën kundërshtarët e Krishtit, Antikrishtat, shërbëtorët e të Keqit i cili përgjithmonë mbetet tundues, kundërshtarë e Hyjit dhe i njeriut. Kjo gjë zgjat që nga koha e të krishterëve të parë dhe do të vazhdojë deri në fund, deri tek ardhja e dytë e Krishtit. Mjafton t’i hapim sytë dhe ta shikojmë kohën tonë.  Në sa mënyra të mundshme kundërshtarët e Krishtit veprojnë dhe përpiqen të shkatërrojnë çdo gjë që është e Hyjit! Sa shpesh këto gjëra janë aq të fshehta dhe të padukshme, herëve tjera janë aq të hapura dhe publike.

Tashmë erdhën shumë antikrishta: këndej e dimë se është ora e fundit. 19 Prej nesh dolën, por nuk ishin prej tanëve. Sepse, të kishin qenë prej tanëve, do të kishin qëndruar me ne, por duhej të shfaqej se jo të gjithë ishin tanët.

Në kohën e krizave dhe të dobësive rëniet janë të pashmangshme, por edhe shtrembërimet në besim. Në secilën kohë historike kanë ndodhur gjërat e ngjashme të cilat Shën Gjoni i ka parë në kohen e tij. Neve na duhet t’i hapim sytë dhe të shohim çfarë sjell koha jonë dhe më çfarë është e ngarkuar. Nuk guxojmë shpejt dhe lehtë t’i gjykojmë të tjerët dhe të bëjmë me gisht në ta si në «mësues të rrejshëm», ngashënjyes dhe kundërshtarë. Qëllimet e tyre do i njohin më së miri sipas fryteve. Mirëpo nuk guxojmë të jemi as njerëz naiv në vlerësimin e mësimeve të gabuara as të turpshëm në gjykimin e asaj që e kundërshton të vërtetën ungjillore të Krishtit. Të gjitha gjërat që e shkatërrojnë njeriun dhe vlerat e themeleve të tij e kundërshton Krishtin. Në qoftë se paraqitja të cilën sot e quajmë globalizim është e drejtuar drejt faktit që më i madhi dhe më u pushtetshmi të shfrytëzojë më të dobëtin dhe më të pazhvilluarin në funksion të rritjes së kapitalit të vet, atëherë ky është rreziku më i madh që i kërcënohet njeriut. Në qoftë se në mënyrë të vazhdueshme përmes mjeteve të komunikimit nxitet konsumimi dhe harxhimi i paarsyeshëm në të gjitha nivelet, atëherë ato janë në shkatërrimin e njeriut, sidomos të breznive të reja.

Fatkeqësisht, shumë persona në Kishë që nga fillimet e deri në kohën tonë janë ngritur kundër mësimit të vërtetë të Kishës duke mësuar mësimet e veta. Shumë, gjithashtu përbrenda Kishës, kanë dëshmuar mësimin e vërtetë të Kishës deri në fund. Kur Shën Justinin, që u përkiste breznive të para të të krishterëve, e pyetën në gjyq se cilit mësim iu përkushtua, ai u përgjigj: «Kam mësuar njërin pas tjetrit, dhe e kam përqafuar mësimin e vërtetë – mësimin e krishterë». Të tjerët, përkundrazi, e lan Kishën dhe shkuan pas të «vërtetave» të tjera ose e shpallën vetën «mbartës të të vërtetave» dhe predikuan mësimet e veta.

O Zot, po të lutem për vetën time që t’i mbetem besnik të Vërtetës sate. Që të jem besnik ndaj teje, sepse ti je e Vërteta. Po të lutem edhe për të gjithë ata që janë të luhatur në të vërtetën dhe janë në rrezik për ta braktisur Kishën, për të braktisur meshtarinë, jetën rregulltare ose bashkësinë e vet të besimtarëve.

20 Ju keni Shugurimin prej Shpirtit Shenjt e keni edhe dijen. 21 Nuk ju shkrova pse ju nuk e dinit të vërtetën, por pse e dinit dhe pse asnjë gënjeshtër nuk vjen prej së vërtetës.

Ne jemi të shuguruar me Shpirtin Shenjt. Ai është në ne dhe na frymëzon. Ai na ndihmon që dija jonë të jetë e drejtë. Ai na ndihmon që të shohim çfarë është e mirë e çfarë është e keqe. Ai na ndihmon që ta dallojmë të vërtetën dhe gënjeshtrën. Shpirti vepron në Kishë dhe përmes Kishës. Në Kishë shohim prej cilit shpirt jemi. Dallimi i shpirtrave është një përmasë tepër e rëndësishme në jetën tonë si besimtarë dhe në rritën tonë shpirtërore.

O Zot, bëj që zemra ime të jetë e fortë që me vendosmëri ta ruaj thesarin e fesë të cilin e mora. Më ndihmo që të di për ta mbrojtur. Më ndihmo që ta përçoj tek të tjerët. Unë nuk jam zotëruesi i thesarit të cilin e mora prej teje dhe nuk kam mundësi ta zotëroj sipas dëshirës sime. Unë kam përgjegjësi për të.

Thesarin i fesë që e mora dhe e trashëgoj më duhet tua dhuroj të tjerëve. Në besim i marrë sakramentet që ma forcojnë fenë time. Ato vetëm në fe kam mundësi t’i kuptoj. Në përfundimin e këtij viti kam rastin të pyes për besimin tim dhe sakramentet që mi dhuron Kisha në të cilën jetoj. Cila është gjendja e jetës sime si besimtar? O Zot, të falënderoj për Kishën në të cilën gjej fuqi dhe siguri. Të falënderoj që në vitin e ri kam mundësi të vazhdoj më shpresë të re dhe me besim të ri. Të falënderoj që bashkë me ty kam mundësi të ndryshoj zakonet e mia të vjetra dhe se ti ke mundësi të mbizotërosh mbi dobësitë e vullnetit tim. Të falënderoj që në sakramente gjej shenjat të cilat me drejtojnë në rrugën e besimit që nga lindja e deri në vdekje. Të falënderoj që me përcjellin në të gjitha çastet e rëndësishme të jetës sime. Të falënderoj që i përkas Kishës të cilën e themelove dhe në të cilën gjej çdo gjë të nevojshme për jetën time shpirtërore. Në këtë ditë të fundit të vitit dëshiroj thjeshtë të të falënderoj për çdo gjë që me jep, e unë nuk e shoh dhe nuk di të të falënderoj. Të falënderoj, o Zot.

 


Current track

Title

Artist