MEDITIMI I DITËS – E NGRITUR NË QIELL

Written by on August 13, 2018

Lk 1, 39-56 E NGRITUR NË QIELL

 

Kërkoj hirin: që në shpirt dhe në zemër të bashkohem me Marinë e ngritur në qiell.

 

39 Ndër ato ditë Maria u nis me nxitim për krahinën malore në një qytet të Judës. 40 Ajo hyri në shtëpinë e Zakarisë dhe e përshëndeti Elizabetën. 41 Tashti, Elizabetës, posa e dëgjoi përshëndetjen e Marisë, i kërceu foshnja në kraharor. Elizabeta u mbush me Shpirtin Shenjt 42 dhe brohoriti me zë të lartë: “Je më e bekuar se të gjitha gratë dhe i bekuar është fryti i kraharorit tënd! 43 Dhe, nga e pata fatin të vijë tek unë Nëna e Zotit tim?! 44 Ja, që, posa zëri i përshëndetjes sate arriti në veshët e mi, foshnja prej hareje kërceu në kraharorin tim. 45 E lumja ti që besove se do të plotësohet çka të qe thënë prej Zotit!”          

46 Atëherë Maria tha: “Shpirti im e madhëron Zotin!  47 shpirti im me hare i brohorit Hyjit, Shëlbuesit tim… 56 Maria ndenji me Elizabetën rreth tre muaj e atëherë u kthye në shtëpinë e vet.

            Zoja e Madhe gjithmonë lëviz shumë besimtarë në shtegtim në shenjtëroret e saja, luten dhe kryejnë kushtet e veta. Gjithashtu, për këtë të kremte besimtarët rrëfehen me gëzim, sidomos në shenjtëroret e saja.

            Prandaj është mirë që në këtë të kremte, dhe gjatë ditëve që përgatitemi për të, të meditojmë për ditët e fundit të Zojës sonë dhe ta sodisim në ditët e fundit të udhëtimit tokësor se si shikon drejt amshimit. Gjatë jetës kaloi si grua e fesë së vërtetë. Jeta kërkoi prej saj përgjigje në fe. Tani është në përfundimin e udhëtimit të saj e zhytur në plotësinë e thirrjes së saj që Hyji ia drejtoi. Mediton për të dhe shikimin e saj e drejton drejt përjetësisë.

Në këtë gjë, Maria është veçanërisht shembull i jetës sonë. Nëpër të kuptojmë jetën tonë të zakonshme që është ujitur në historinë njerëzore mbi tokë, por prapëseprapë është drejtuar drejt realitetit të amshuar. Këtu dëshirojmë ta soditim Marinë e cila në fundin e jetës së saj, para mbarimit të shtegtimit të saj në fe, në vjeshtën e jetës është e gatshme për të kaluar në amshim. Pas plotësimit të misterit të Pashkëve të Krishtit, të mundimeve, vdekjes, ngjalljes dhe ngjitjes në qiell si edhe të ardhjes së Shpirtit Shenjt, Maria u ngrit në pikën më të lartë prej të cilës prapa shikon të kaluarën dhe përpara të ardhmen e historisë së shëlbimit.

Gjatë gjithë jetës, Zoja ka medituar për çdo gjë që përjetoi me Jezusin. Ndërsa tani pak para përfundimit depërton në ato gjëra më të rëndësishme që duhet t’i dorëzojë Kishës që mori detyrën e madhe dhe me përgjegjësi të shpalljes së Lajmit të gëzueshëm dhe të predikimet të Krishtit. Si apostujt, por edhe më shumë, Maria në dritën e Rrëshajëve, kujton misterin e plotë të Krishtit dhe të mbretërisë së tij. Sa i panjohur ishte fillimi në Nazaret! Edhe tani në heshtje dhe plotësi të fesë mediton mbi çdo gjë dhe e falënderon Hyjin.

Zoja është në shtëpinë atërore ishte e shndritur me fenë profetike të popullit të saj. E interesonte shumë çdo gjë që i përkiste ardhjes së Mesisë. Gëzohej dhe klithte në hare sa herë që mendonte në ardhjen e tij. “Shpirti im e madhëron Zotin! shpirti im me hare i brohorit Hyjit, Shëlbuesit tim”, ishte mendimi drejtues i jetës së saj që nga rinia. Dëshironte të jetë plotësisht e tija, që ta priste me zemër të denjë, sepse ai së shpejti duhet të vijë. Dhe kështu i kushtohej Hyjit që të jetë shërbëtorja e tij virgjër. Nuk mendoj atëherë se Hyji po e përgatiste zemrën e bijës së Sionit si djep të gjallë për Birin e vet që do të mishërohej.

Maria është plot me gëzim dhe hirplote. Por kjo gjë nuk e bën të pakujdesshme. Përkundrazi, përpara saj është dilema e madhe dhe pyetja themelore: të gjitha këto si do të ecin përpara. Kujt ka mundësi t’ia besojë. Kujt t’ia thotë këtë fshehtësi? Më kë të flasë për të gjitha këto? A do ta kuptojë? Çfarë do të mendojnë kur të zbulojë se çfarë i ndodhi? A ka dike në Nazaret që t’i besojë çdo gjë, që ta shpreh para tij shpirtin? Maria dëshiron të bashkëndajë me dikë të gjitha ato gjëra që ishin grumbulluar në të. Ajo dëshiron të flasë me dike dhe ta zbuloj shpirtin e vet. Por, në Nazaret nuk ishte askush që të gjitha këto deri në fund kishte mundësi t’ia besonte dhe me të të fliste. Këtu na bëhet e qartë nevoja dhe rëndësia e miqësisë së vërtetë në të cilën thuhet çdo gjë që është e nevojshme për rritën tonë në fe dhe në shpirt. Për këtë arsye vendos të niset te Elizabeta. Lajmi i gëzueshëm e filloi rrugën e vet përmes shpirtrave të zgjedhur. Në një frymë të veçantë që i parapriu takimit të vërtetë miqësor pati mundësi të formohet lutja e Marisë, Shpirti im e madhëron Zotin, që tha. Kjo në të vërtetë është kënga e shpirtit të saj që nuk do të ndërpritet kurrë. Shpirti im e madhëron Zotin, është fryma e përjetshme e Marisë në të cilën ajo do të jetojë më vonë.

Maria nga historia jonë e mundimshme kaloi në mbihistorinë qiellore të lavdisë si krejtësisht e shëlbuar dhe krejtësisht e shpëtuar. Shkoj para nesh, që ne, bijve të saj të na tregojë rrugën deri të lavdia e amshuar. Për këtë arsye e kremtja e Të ngriturit të saj në qiell është e kremtja e lavdisë për të, por në të njëjtën kohë e kremte e gëzimit dhe e shpresës për ne. Kështu, shërbëtorja e përvuajtur u bë Mbretëresha e qiellit, përkrah Krishtit Mbret të gjithësisë.

Në këtë lumturi, o Nënë qiellore, Mari, ne e njohim se gëzimi i jetës së pasosur ju jepet njerëzve në atë masë në të cilën e kanë dashur Hyjin gjatë jetës së tyre. Jashtë kësaj dashurie asgjë nuk ka vlerë. Çdo gjë që nuk është në përputhje me dashurinë ndaj Hyjit zhduket në vdekje. Vlen vetëm masa me të cilën kemi dashur. Lumturia e Ngritjes sate le të na nxisë që gjithnjë e më shumë ta duam Zotin dhe vetëm ai le të jetë kuptimi dhe qëllimi i jetës sonë! Së bashku me Shëlbuesin tonë ti na përgatit vendin. Nëna është krejtësisht e lumtur vetëm atëherë kur gëzimin e saj e ndan me fëmijët e vet. Na sjell të gjithëve në këtë gëzim. O ti, që me jetën tënde e lavdërove Hyjin që të ngriti me trup dhe shpirt në lumturinë e amshuar, kujtoj fëmijët e tu të shkretë në tokë dhe ndihmoi të vijnë ne të njëjtin gëzim.


Current track

Title

Artist

Send this to a friend