MEDITIMI I DITËS – E MOHOJ DJALLIN

Written by on March 3, 2017

Mt 4, 1 -11 E MOHOJ DJALLIN

E diela e I Kreshmëve

 

Kërkoj hirin: që t’i besoj Hyjit që më ruan në tundime.

 

Jezus, Shumë shpesh jemi në tundim që të të lutemi:

“Shndërroj këta gurë në bukë…

Ma zgjidh ketë problem dhe ketë situatë…

Me ndihmo ta kryej provimin…

Bëj që t’i marrë letrat…

Më ndihmo ta fitoj gjyqin…

Me liro nga dhimbja e tmerrshme e kokës…

Ma gjej një vend të mirë pune…

… sepse ti mund t’i bësh të gjitha këto, ti je i gjithpushteshëm, ti je Biri i Hyjit. Kjo gjë për ty nuk është aspak e rëndë, e për mua kjo që po të kërkoj është punë, shumë, shumë më rëndësi!”

Ndërsa ti përgjigjesh:

Nuk jeton njeriu vetëm prej buke!

Kërkojeni së pari Mbretërinë e Hyjit!

Kush do ta ruaj jetën e vet do ta humbasë!

Na ndihmo, o Zot Jezus, që të të kuptojmë ty deri sa ti ia drejton secilit prej nesh fjalën tënde!

 

O Jezus, shumë herë jemi të tunduar që:

Të hyjmë në rreziqe të mëdha jetësore duke menduar se ty të duhet patjetër të na mbrosh prej çdo rreziku.

Sillemi në mënyrë aq të pakujdesshme me trupin dhe me shëndetin tonë duke menduar se ti do të na ruash nga çdo e keqe.

Presim që t’i të kujdesesh për ato gjëra të cilat na i besove ne.

Shumë herë mendojmë se ti je njëfarë “roboti” i cili i plotëson dëshirat tona dhe i realizon të gjitha sipërmarrjet tona.

E ti përgjigjesh:

Mos e tundo Zotin, Hyjin tënd!

Jini të urtë si gjarpërinjtë e thjeshtë si pëllumbat!

Mbaj urdhërimet e do të jetosh!

 

Na ndihmo, o Zot Jezus, që ta kuptojmë dhe ta pranojmë Fjalën tënde!

Jezus, shumë herë jemi të tunduar që të presim prej teje që:

Në çdo mënyrë të përparojmë duke marrë një pozitë të rëndësishme në shoqëri.

Që të kemi të siguruar cilësinë e jetës materiale pa marrë parasysh mjetet dhe mënyrat si e bëjmë këtë gjë.

Shpesh ja lejojmë vetvetes të bëjmë çdo gjë që e bëjnë edhe të tjerët!

E ti përgjigjesh:

Nuk mund tu shërbeni dy zotërinjve: Hyjit dhe pasurisë!

Kush do të jetë i pari, le të jetë i sprasmi, shërbëtori i vëllezërve të vet!

Duani njeri-tjetrin, sikurse unë ju kam dashur ju!

Jezus na ndihmo që të të kuptojmë.

 


Current track

Title

Artist