MEDITIMI I DITËS – DJALLI KA PËSUAR HUMBJE?
Written by Radio Maria on February 17, 2018
E diela e parë e Kreshmëve
Mk 1, 12-15 DJALLI KA PËSUAR HUMBJE?
Kërkoj hirin: që Jezusi të korrë fitore në zemrat tona.
Pjesa e Ungjillin na udhëheq në thelbin e kuptimit të kohës së kreshmëve, kohës së përgatitjes për Pashkët tua, o Zot. Na drejton në fushën e luftës që është në zemrën tonë në të cilën ti, njëherë e përgjithmonë fitove mbi të keqin i cili, përderisa jem të tutë, nuk ka më kurrfarë pushteti mbi ne.
Në fillimin e kreshmëve, o Jezus, ti lajmërohesh si shembulli i të krishterit të vërtetë. Ti e kreve veprën e shëlbimit tënd. Tani e kemi radhën ne që të prekur, të nxitur dhe të shndritur prej shembullit tënd, të fitojmë mbi të keqen në jetën tonë personale. Prandaj edhe na dhurove shembullin tënd që të kemi mundësi të bëjmë siç bëre ti. Prandaj lejove që djalli, prania e të keqes, të afrohet dhe të tundojë, që të na zbulosh armët me të cilat kemi mundësi edhe ne të fitojmë kundër tij: na dhurove dhuratën e Shpirti Shenjt, dhuratën e Shpirtit që ty të çoj në shkretëtirë sepse ndjeje në vete forcën e madhe, o Jezus, kur u ballafaqove me të keqin.
Shkretëtira është vendi i betejës me fuqitë e të keqit. Ajo është vendi i tmerrit për të gjithë ata që nuk shpresojnë në ty, o Jezus. Por nuk është e tmerrshme për ata që dëshirojnë të jenë larg nga zhurma dhe pështjellimi njerëzor, që kërkojnë ta gjënë planin e Hyjit dhe të gjëjnë mbrojtjen e Hyjit për jetën e tyre, shkretëtira është vendi i privilegjuar i takimit me ty.
Na mëso, o Jezus, që ta zbulojmë pasurinë e shkretëtirës, që të shtegtojmë në hapësirat e zemrës sonë që në heshtjen e saj të zbulojmë dhe të dëgjojmë përgjigjen tënde.
Largo prej nesh, o Jezus, secilën frikë. Ti korre fitore dhe engjëjt tu afruan dhe të shërbyen. Dërgoi edhe tek ne engjëjt e tu që të na shërbejnë, që të na ruajnë në hamendjet tonë të përditshme jetësore.
Sikurse ty, o Jezus, të shoqëronin kafshët, na mëso që edhe ne si ti t’i dorëzohemi plotësisht mbrojtjes së Atit, që mos të kemi frikë nga natyra jonë e dobët, por ta nënshtrojmë për lavdinë e emrit tënd, për lavdinë tënde, që nga fillim i përket plotësisht Atit dhe e pajis me paqe mbarë botën: njeriun, kafshët dhe natyrën.
Për ty, o Jezus, tundimi ishte kohë e përcaktimit të fuqishëm për verën e madhe të mesianike që rrinte para teje. Ne jemi të krishterë përderisa me sakramentin e pagëzimit jemi shartuar në ty, në dërgimin tënd. Përderisa sikurse ti jetojmë nën drejtimin e fuqishëm të Shpirtit i cili gjithmonë na nxit të bëjmë mirë, na nxit që ta njohim planin e Hyjit në ne. Na ndihmo që ketë plan të Hyjit duke u mbështetur në të ta realizojmë në jetë edhe pranë forcës së kundërshtimeve të forta.
Ti, o Jezus erdhe të na shpëtosh prej njeriut të vjetër, nga robëria e mëkatit dhe të na udhëheqësh në Mbretërinë e Hyjit. Tani është koha që të të besojmë, që të hapemi para teje.
Na ndihmo, o Jezus, që të besojmë, që të nisemi. Na ndihmo që të kthehemi dhe të të pranojmë si Mësues të jetës dhe si dritë të botës. Na ndihmo, o Jezus, që të përcaktohemi plotësisht për ty që Mbretëria e Hyjit të vendoset plotësisht në ne.
Përmes Ungjillit, o Jezus, na udhëheq në fshehtësitë e thella të qenies së Hyjit, or në të njëjtën kohë na zbulon edhe veten tonë se jemi të ftuar që të jetojmë me Hyjin që edhe ai të jtojw në ne.
Kreshmët janë koha që në të të zbulojmë shenjat përmes të cilave Hyji sot na zbulohet, që shenja jonë me të cilën i dorëzohemi Hyjit të jetë shenjë e vërtetë e braktisje sonë të plotë në Hyjin. Na ndihmo, o Jezus që të të lejojmë që ti në ne të jesh fitimtari i plotë.