MEDITIMI I DITËS – DERA E JETËS

Written by on May 6, 2017

Gjn 10, 1-10 DERA E JETËS

 

Kërkoj hirin: që të besoj së Jezusi është Dera e jetës!

 

Jezus, shpesh më duket se ka shumë njerëz që në mesin tonë vijnë për të vjedhur dhe për të shpërndarë. Ka aq shumë njerëz që grabisin dhe vjedhin. Janë të shumtë ata që na kërcënojnë lirinë, që e kërkojnë kohën tonë për vete, që presin zërin tonë për vete, të cilët më të gjitha forcat e veta e kërkojnë përkatësinë tonë. Janë të shumtë ata që bëjnë çdo gjë për t’i marrë kursimet dhe të hollat tona, aftësitë dhe famën tonë, janë të shumtë njerëzit të cilët në çfarëdo mënyre kërkojnë që të grabisin gjithçka kemi dhe gjithçka jemi vetëm për vete.

Në mesin tonë janë të shumë ata, o Jezus, që grabisin dhe shpërndajnë. Ndoshta ndonjëherë edhe na ofrojnë ndonjë gjë tërheqëse por gjithmonë kanë për qellim të marrin prej nesh shumë më shumë, të marrin ato gjëra që zakonisht nuk jepen lehtë. Ndjej, o Jezus, se janë të shumtë ata që e rrezikojnë edhe nderin tonë, të cilët përpiqen që ta përlyen pastërtinë e shpirtit dhe të trupit tonë, ata që dëshirojnë të na shkëpusin nga besnikëria ndaj Teje dhe Ungjilli tënd, ata që dëshirojnë ta na zhysin në ujërat e veta.

Kështu, ti, o Jezus, na qorton se të gjithë këta janë grabitqar dhe keqbërës. Këta nuk kujdesen për delet, nuk e kërkojnë të mirën e të tjerëve, kërkojnë vetveten dhe dobinë personale.

Jezus, ti i thua secilit: “Unë jam dera e dhenve!” Gjeja më e mrekullueshme është që ta dimë dhe ta kuptojmë këtë gjë. Ti na lejon që përmes teje të hyjmë në jetë. Në ty dhe përmes teje gjejmë strehimin, kemi rrugën e sigurt dhe shtëpinë e ngrohtë, sigurinë dhe paqen. Ti në këtë mënyrë na ofron vetveten, sepse ti i mjafton vetvetes, je plotësia e jetës dhe ke çdo gjë. Ti je i vetmi që je i përsosur dhe nuk të nevojitet asgjë më shumë se sa je dhe se sa ke. Prandaj, vetëm ti, o Jezus, na thërret pa asnjë interes, sepse na dhurohesh dhe na zbulohesh si dera e dhenve.

Ti Jezus, lejon që në ty të ndjejmë dinjitetin njerëzor dhe dëshiron që të jemi të lumtur dhe të pranuar, dëshiron që ta kuptojmë se vetëm pranë teje kemi tërësinë e qenies sonë, pranë teje asgjë nuk na merret. Vetëm ti, je Dera e dhenve, dera nëpër të cilën ne mund të kalojmë që të gjejmë kullota. Të falënderoj, që në këtë mënyrë kujdesesh për ne, të falënderoj për krejt dashurinë që na dhurove.

Na fal, që shumë shpesh kemi humbur, që shkuam pas të tjerëve duke të të lënë Ty. Na fal që shumë shpesh në mënyrë të qartë dhe shpejt nuk të kemi pranuar Ty dhe nuk patëm besim në zërin tënd.

Ti, o Jezus, je Dera e dhenve, Dera në të cilën hyjmë ne. Kjo derë gjithmonë është e hapur që në të hyjmë dhe të dalim. Na fal, pra që shpesh dyert e zemrave tona janë të mbyllura për Ty, për dashurinë dhe mirësinë tënde. Na fal, që të lemë shpesh të presësh gjatë në dyert e zemrave tona, por që tani dëshirojmë, o Jezus, që dyert e zemrave tona të mbeten gjithmonë të hapura për ty që të dhurojmë me gatishmëri besim dhe dashuri.

 


Current track

Title

Artist