MEDITIMI I DITËS – DERA E HAPUR
Written by Radio Maria on November 30, 2016
Is 26, 1-6 DERA E HAPUR
Kërkoj hirin: që në Kohën e Ardhjes me gatishmëri para Zotit t’i hap dyert e zemrës sime.
1 E atë ditë do të këndohet kjo këngë në tokën e Judës: “Qytezën e kemi të fortë, na e ndërtoi Ai për shpëtim, ndërtoi mure e paramure.
Isaia profet, një pjesë të jetës së vet e kaloj në Jerusalem. Në tempull e përjetoj thirrjen si profet. E donte Jerusalemin, në mënyrë të veçantë e donte tempullin në të cilin Hyji ishte i pranishëm. Tempulli dhe Jerusalemi ishin shenja mbrojtëse e secilit Izraelit, kështjella që u siguronte lidhjen më Hyjin. Në këtë pjesë të librit, Isaia i këndon shkëlqimit, rëndësisë dhe madhërisë së qytetit. Fatkeqësisht, nuk do të jetë gjithmonë kështu. Do t’i duhet që t’i flas ato gjëra që bashkëkohësit e tij nuk donin t’i dëgjonin. Ai do të falsë për shkatërrimin e Mbretërisë së Judës dhe për shkatërrimin e Jerusalemit. Ky do të jetë një mision i vështirë dhe i dhimbshëm, por Isaia do ta kryej në plotësi, në përkim të plot me frymëzimin e Hyjit që e thirri në mesin e profetëve.
Jerusalemi u bë simbol i cili më domethënien e vet tejkaloj përshkrimin gjeografik të vendit në të cilin ishte qyteti. Ai është simboli i pranisë së Hyjit, qyteti i «bashkësisë shpirtërore», Kishës. Jerusalemi është përball Babilonit, qytetit të fryrë dhe mendjemadh, në armiqësi me Hyjin. Kështu do të mbetet armiqësia e vazhdueshme mes këtyre dy qyteteve. Jo më në kuptimin material, por në kuptimin shpirtëror. Lufta e të mirës dhe të keqes do të vazhdojë deri në përfundimin e jetës së njeriut mbi tokë. Për këtë gjë shkruan Shën Augustini në veprën e vet «De civitate Dei». Për këtë luftë Shën Injaci i Lojolës mediton në meditimin e jashtëzakonshëm për «Dy flamujt». Ai na fton që të përgjigjemi me bujari në Thirrjen e Krishtit dhe të vendosëmi nën mbrojtjen e tij. «Flamuri i shenjtë na drejton tek Krishti fitimtar…»
Kisha është themeluar në shpirtin e Jerusalemit të ri. Ajo është pengu i fesë sonë dhe i sigurisë së udhëtimit. Kjo Kishë është një, e shenjtë, katolike. Kisha e kritikuar dhe e mohuar, e gjykuar dhe e dënuar, e përndjekur dhe e burgosur. Mirëpo kjo është Kisha të cilën e mbartë feja në Krishtin të cilën e mbështet forca e Shpirtit të Hyjit. Kisha që gjithmonë mbetet fitimtare siç këndon Isaia profet në mënyrë vizionare në Këngën e fitores. Atë që Hyji e rrethoi me mure dhe paramure, në fund të fundit, askush nuk ka mundësi ta dëmtojë. Thua pikërisht kjo gjë nuk e ruajti popullin tonë si popull dhe nuk na ndihmoj që qoftë edhe si një grusht i vogël njerëzish t’i mbesim besnik fesë katolike dhe botës së krishterë! Prandaj na konsideruan «Mburojë të krishterimit».
O Zot, ji kështjella ime. Kështjellë e familjes sime, fëmijëve, bashkësisë sime, të gjithë atyre që i dua, që m’i besove që të kujdesëm për ta.
2 Hapni dyert: le të hyjë populli i drejtë që e mban besën. 3 Shpirti i të cilit s’ka luhatje; ruaja paqen, sepse në ty e ka vënë shpresën.
T’i hapësh derën Zotërisë. T’i hapësh dikujt derën do të thotë ta pranosh, ta marrësh në shtëpi. Kjo do të thotë të mos kesh frikë nga vizita që ta bënë sepse vjen si mik, si person që e dëshirojmë. Ungjilli na flet në vazhdimësi për këtë hapje. Ungjilli është thirrje që të rimë më dyer të hapura para çdo gjëje që është e mirë, fisnike dhe që me mbush më të mirat e Shpirtit të Hyjit.
O Zot, dëshiroj ta hap derën time që të hysh në brendinë time. Kam frikë për tu mbyllur në vetvete dhe të mendoj vetëm për vetën time. Ti me hap para vetes sate dhe para të gjithë atyre që kanë nevojë për mua. Gjatë kësaj Ardhjeje dyert e mia le të mbetën të hapura që të kem mundësi të tjerët në mënyrë materiale dhe shpirtërore t’i pranoj. Më hap para Teje dhe botës, përpara dashurisë sate.
4 Kini shpresë në Zotin gjithherë, sepse Zoti është Qeta e amshueshme; 5 sepse i shkatërroi banorët e lartësisë, e rrënoi qytezën e paafrueshme, e rrafshoi me tokë, e copëtoi e bëri pluhur. 6 E shqelmon këmba, e shkelin këmbët e skamnorëve, e rrahin gjurmët e të vobektëve.”
Në kohërat e vjetra, qytete të sigurta ishin ato që kishin ndërtuar mure të forta dhe ishin të vendosura në majë të shkëmbinjve prej të cilëve mbroheshin lehtë. Pikërisht për këtë gjë, Jerusalemi dukej qytet i pamposhtur. Mirëpo, profeti nuk do ta thotë vetëm këtë gjë. Përsëri shkon më larg se sa kuptimi sipërfaqësor material. Siguria e vërtetë e qytetit nuk është vetëm në artin e atyre që e mbrojnë, nuk është në kullat e tij as në pozitën gjeografike. Siguria e vërtetë vjen nga Hyji. Hyji është shkëmbi i përjetshëm. Në të duhet shpresuar, thotë profeti.
Ta ndërtosh shtëpinë në shkëmb. Këtë gjë e kërkon Jezusi. Ai edhe Kishën e vet do ta ndërtojë në shkëmb, në Pjetrin. Të ndërtosh me Hyjin, do të thotë të ndërtosh në siguri. Jezusi na thërret edhe në këtë gjë: «Nëse Zoti nuk e ndërton shtëpinë, kot mundohen ndërtuesit…»
A e vendos në Zotin shpresën time? Motivi i Shërbëtorëve të Hyjit ishte: «O Zot, vetëm në ty shpresoj!» Prandaj ishin të sigurt dhe të pamposhtur. U bënë shkëmb, në të cilin kishin mundësi të mbështetshin të tjerët. Aq shumë njerëz besuan në besimin e tyre, i mbarti shpresa e tyre.
O Zot, e di se më ty mund të filloi. Dëshiroj të të dorëzohem plotësisht. Ti je themeli i jetës sime. Ti je mbrojtja dhe strehimi im. Më ty dua të ndërtoi. Më ty dua të udhëtoj gjatë jetës sime.