MEDITIMI I DITËS – DËGJOJ JEZUSIN

Written by on October 9, 2017

Lk 10, 38-42 DËGJOJ JEZUSIN

 

Kërkoj hirin: që të di të ndalem gjatë punës për ta dëgjuar Jezusin.

 

Në atë kohë, 38 gjatë udhëtimit, Jezusi hyri në një fshat dhe një grua, me emër Martë, e priti në shtëpi. 39 Ajo kishte një motër që quhej Mari.

Ja, Jezusin në mesin e njerëzve të dashur, në mesin e miqve të sinqertë. Janë dy motra dhe vëllai i tyre Lazri, edhe pse këtu ai nuk përmendet. Jezusi kthej me kënaqësi dhe shpesh tek ata. Ndjente se e donin dhe e pranonin me kënaqësi. Edhe ai i donte. Ishin miqtë dhe nxënësit e Jezusit, edhe pse rrinin në shtëpi dhe nuk shkonin pas tij në udhëtimet që bënte. Sa bekim i madh është për njerëzit miqësia e vërtetë. Kemi nevojë për miqësi. Kështu ishte mes Jezusit dhe kësaj familjeje. Gjatë këtij takimi Jezusi u tërheq vërejtjen miqve të vet për gjërat e rëndësishme në jetë. Me këtë gjë tregon se miku i vërtetë na tregon kur kemi gabuar dhe na tërheq vërejtjen për shkak të dobësive tona dhe lëshimeve. Mirëpo edhe pranë kësaj ai na do dhe ne jemi të dashur për të. A jam mikë i sinqertë dhe a kam miq të vërtetë? Jezusi edhe kësaj here paraqitet si Mësues që i mëson miqtë e vet. Në çka? Si?

Kjo iu ul Zotërisë te këmbët dhe dëgjonte fjalën e tij. 40 Marta, e zënë krejtësisht me punët e shërbimit të pritjes…

Dy motra në dy vende të ndryshme, dy afërsi të kundërta me Jezusin, njëra afër tjetrës, tregojnë qëndrimin e dallueshëm ndaj Jezusit. Maria ulët tek këmbët e Jezusit dhe e dëgjon. Pamje e jashtëzakonshme. Ikon që duhet soditur gjatë në lutjen tonë. Ky është qëndrimi i vërtetë i nxënësit. Të ulësh te këmbët e Mësuesit dhe ta dëgjosh. Në këtë mënyrë do ta dëgjojmë dhe do ta pranojmë më së miri Jezusin. Maria e bëri këtë gjë. Çfarë i tha Jezusi? Nuk e dimë, nuk është shkruar. Ndoshta diçka nga ajo që tha në Fjalimin e malit? Ndoshta njërën prej shëmbëlltyrave të veta? Maria e dëgjon me zemër dhe thithte çdo fjalë që e thotë Jezusi.

Marta fluturon. Ec shpejt këndej andej nëpër shtëpi. Ajo është e shqetësuar dhe e ka në krye vetëm një mendim: si ta pranojë më mirë Jezusin dhe nxënësit e tij. Ajo ka përgjegjësi për miqtë që vijnë në shtëpi. Nuk duhet tu mungojë asgjë. Marta është e jashtëzakonshme në përpjekjet e veta. Shumë lehtë mund të kuptojmë përshpejtimin dhe vrapimin e saj. Jezusi më siguri po e shikonte edhe Martën me bisht të syrit dhe qeshte me vete për shkak të këtij shqetësimi. Marta pikërisht për shkak të këtij shqetësimi dhe përpjekjes, ishte e hidhëruar në zemër me motrën e saj që nuk po i ndihmonte. Maria pa asnjë kujdes rrinte tek këmbët e Jezusit dhe nuk interesohej për asgjë përveç për fjalën e Jezusit. Për shkak të dëshirës së madhe që kishte për të kënaqur mysafirët duke i pranuar më së miri, Marta arriti në situatë paksa të çuditshme. Ajo hidhërohet dhe e kundërshton mysafirin e saj të dashur, Jezusin:

…iu afrua e i tha: »Zotëri, a nuk po të duket rëndë që motra ime më la  krejt vetëm të shërbej? Thuaj, pra, të më ndihmojë!«

Marta ishte e angazhuar me punë të rëndësishme. Kujdesi, që miqtë e dashur t’i kishin të gjitha që nevojiteshin, nuk ishte i vogël. Na duhet të mendojmë këtu dhe të lutemi për të gjithë ata që vazhdimisht kujdesën për mysafirët, për ata që punojnë në hotele. Të lutemi për ta që vërtetë të jenë të durueshëm dhe në shërbim të plotë. Të lutemi edhe për të gjithë ata, zakonisht janë nënat tona, që vazhdimisht kujdesën në familjet tona që në shtëpi të funksionojë çdo gjë, që të ketë ushqim, që çdo gjë të jetë e pastër. Të lutemi edhe për ata që në bashkësitë rregulltare kujdesën që çdo gjë ta kemi të pastër, e gatuar dhe e pastër. Kjo është përgjegjësi e madhe.

Për një çast Marta nuk u durua më dhe kërkoi nga Jezusi që të ndërhyj. Marta më të drejt kërkon prej motrës së saj më të re që t’i ndihmojë. Miqve duhet tu shërbejmë. Mirëpo, këtu Marta e kishte tepruar? Jezusi pranon vërejtjen e Martës. Ky është çasti i volitshëm që ta mësojë për gjërat e rëndësishme. Këtë gjë e bënë në mënyrë të qartë dhe haptas.

41 »Martë, Martë – i përgjigji Zotëria – ti po brengosesh dhe po shqetësohesh për shumë gjëra, e pra 42 e nevojshme është vetëm një. Vërtet Maria zgjodh pjesën më të mirën që nuk do t’i merret.«

Jezusi nuk e qorton por ia tërheq vërejtjen Martës. Dy herë e shqipton emrin e saj. Dëshiron që ajo ta dëgjojë. Dëshiron të ndalet në vrapin e saj nëpër shtëpi. I thotë: nuk është e nevojshme gostia. Mjafton vetëm pak për të ngrënë. Nuk guxon të harrosh atë gjë që është më e rëndësishme. Nuk erdha këtu për shkak të ushqimit të mirë, por erdha ta sjell porosinë. Unë jam Mësues, dhe më së miri me pranon ai që me dëgjon kur unë flas. Për ketë arsye Maria e zgjodhi pjesën më të mirë.

O Zot, dëshiroj të ulëm tek këmbët e tua dhe të të dëgjoj. Fatkeqësisht, shumë herë i përngjaj Martës. Vrapoj, shpejtoj. Aq shumë gjëra duhet bërë. Arsyetohem se nuk kam kohë. Kështu më kalojnë ditët. Dëshiroj të jem pranë teje. Qetësojë paqetësitë e mia. Bëj më të ngadalshëm hapat e mi të shpejt. Më ndihmo që punën e Martës ta bëj në përputhje më atë që bënë Maria, që është më e mira. Më të mirën mos ma merr askurrë.

 

 


Current track

Title

Artist