MEDITIMI I DITËS – DASHURIA E KRYQËZUAR

Written by on June 21, 2017

Gjn 6, 51-58 DASHURIA E KRYQËZUAR

 

Kërkoj hirin: që të besoj, se Jezusi më do me dashuri që u plagos për mua.

 

Jezus, ti je dashuria që u dhurove deri në fund, u dhurove në vdekje në kryq. Ti je dashuria që more mbi vete të gjitha plagët e urrejtjeve tona, e cila bëri që zemra jote të shporohet dhe kështu ta plagoste për vdekje mëkatin e rrjedhshëm.

Më ndihmo që sot të të njoh si dashurinë e kryqëzuar për mua, që ta zgjedh si themel të jetës dhe të ekzistencës sime, që edhe unë i plagosur nga thellësia e dhurimit të dashurisë tënde të filloj të dua ashtu si na deshe ti, me dashuri të mëshirshme.

Ti më mëson se mëshira nuk është asgjë tjetër përveçse dashuri që merr mbi vete varfërinë e tjetrit së bashku me varfërinë personale. Ne jemi të mëshirshëm kur bashkëndajmë plagën tënde, o Hyji, që e shkaktoj e keqja, kur nuk e pranojmë të keqen përse na ka goditur ose pse e kemi detyrë që ta pranojmë, por sepse dashuria na shtynë që ta bashkëndajmë fatin e e atyre që vuajnë rreth nesh. Kjo dashuri nuk frikësohet nga humbja as nuk i gëzohet fitores. Ajo thjesht dhurohet në pafundësi.

Jezus, derisa kërkojmë një botë në të cilën frytet e punës dhe drejtësisë sonë nuk do të prishën nga mëkati ose nga gabimet e të tjerëve, derisa në jemi të ngurtësuar në vete, sepse të tjerët janë mëkatarë dhe fajtorë, derisa neve nuk na neveriten sukseset tona, të së kaluarës dhe të dobësisë – ende nuk kemi dalë nga nxitja dhe nuk kemi hyrë në dashuri.

Ti, na propozon diçka tjetër. Mirëpo ne jemi të aftë të refuzojmë mëshirën, sepse kemi frikë prej saj. Kemi frikë, sepse pastaj nuk do të kemi guxim që gjërat ti quajmë me emra që kanë, se për shkak të kuptimit ndaj të tjerëve do ta humbim ndjenjën e drejtësisë, se do të bëhemi të vakët dhe frikacakë. Kështu tregojmë se kemi harruar se mëshira nënkupton urrejtjen për të keqen që është shumë herë më të madhe se ajo me të cilën na frymëzon drejtësia. Kjo urrejtje ndaj të keqes nuk na nxit në ikje, as në ngushëllim të lehtë, por në luftë kundër pengesës së madhe që është në ne – vullnetit tonë i cili na pengon që ta pranojmë “zemrën e re” që është si Zemra jote, o Jezus.

Jezus, në secilin ekziston çasti kur duhet lejuar që të plagosemi. Secilën herë kur e refuzojmë këtë gjë, të refuzojmë ty, o Krisht. Para kësaj nuk mund të shmangemi sepse ti thua: “Jini të mëshirshëm siç është i mëshirshëm Ati”. Ndërsa kur flet për gjyqin e fundit (Mt 25) na tregon se vet Hyji me fatin, historinë dhe fytyrën e vet u shndërrua në njërin prej nesh për shkak të mëshirës më konkrete të mundshme: “Isha i uritur, i etur, i burgosur… Çfarë ju bëtë këtyre të vegjëlve më bëtë mua.” Na befason kjo zbulesë e jotja hyjnore dhe zbulojmë se ky vend pa fund, vendimtar dhe i përjetshëm i mëshirës sate për ne është i panjohur. Ne na përket që nga tani, pasi që tani e kuptuam, gjithmonë ta zgjedhim mëshirën, e jo drejtësinë.

Shën Tereza e vogël në bisedë me motrën që mbronte drejtësinë e Hyjit, tha: “Motër, ju e doni drejtësinë e Hyjit dhe do ta merrni. Secili merr nga Hyji pikërisht aq sa pret prej tij.” Sa fjalë të tmerrshme! Do të kemi nga Hyji çfarë e kemi dëshiruar, çfarë kemi zgjedh secilin çast me qëndrimin tonë ndaj vuajtjes dhe të keqes: ja vendi i dramës dhe i shëlbimit tonë.

Çfarë është pra ajo, që ti, o Jezus na ofron kur lejon që heshta të hapë kraharorin tënd? Kjo është plaga jote që shikon të keqen, çmenduria e dashurisë në kundërshtim me te keqen dhe mëkatin, kryengritjen dhe urrejtjen, kjo është dashuri që pati guxim të ngjitet në kryq. Dashuria plot besim, të cilën asgjë nuk mund ta ndalojë, sepse është më e fortë se vdekja, takohet me të keqen me atë butësi më të cilën e do të mirën. Të gjitha religjionet takohen me të keqen, të gjitha bashkëndjejnë më ata që vuajnë, por të gjithë distancohen nga ata që bëjnë të keqen. Ti, Jezus, gjatë mundimeve ruan privilegjin e vetëm dhe i shikon ata që të kryqëzojnë me dashuri e cila depërton në thellësitë e fshehta të zemrave të tyre në pikën më të lartë të mëkatit dhe urrejtjes së tyre. Vetëm ky privilegj ka mundësi të çarmatos vrasësin.

Sa më shumë që Kisha është besnike ndaj mëshirës, aq më e pafuqishme është para së keqes. Mirëpo, në qoftë se Kisha është vërtetë Trupi yt mistik, o Krishtit, atëherë dhimbja para së keqes është e vemja flakë që duhet të ndizet në të. Asaj nuk i duhet të mos jetë e pafuqishme, sepse ti, propozon që të jemi të lënduar dhe të dobët – me dashurinë që ti e vë në zemrat tona. Dashuria që vjen prej Zemrës sate, nuk na bën menjëherë të fortë, por të dobët, por kjo dobësi është me e fortë se cilido pushtet. Plaga e dashurisë, kur vjen tek Hyji na hap para pafundësisë. Pushteti i saj është i amshueshëm ashtu siç je i amshueshëm ti, o Krisht.

 


Current track

Title

Artist