MEDITIMI I DITËS – BEKOJ TË TJERËT

Written by on December 30, 2017

Nr 6, 22-27 BEKOJ TË TJERËT

1 Janar Nr 6, 22-27

 

Kërkoj hirin: që të di t’i bekoj të tjerët dhe t’ia dorëzoj Hyjit!

 

22 Zoti foli me Moisiun e tha: 23 “Thuaju Aronit dhe bijve të tij: Kështu bekoni bijtë e Izraelit e thoni: 24 Zoti të të bekoftë e të të ruajtë! 25 Të të ndriçoftë Zoti me fytyrën e vet e pastë mëshirë për ty!

Jemi në fillimin e vitit të ri. Kemi shumë pyetje: si do të jetë ky vit? Do të jetë vit i lutur apo jo? Do të jetë i gëzuar apo plot hidhërim? Do të jetë vit i suksesshëm ose i pasuksesshëm? Vit i bekuar ose i mallkuar? Ne dëshirojmë që në këtë vit çdo gjë të jetë mirë, pozitive dhe e bekuar. Dëshirojmë të jetë vit i paqes. Prandaj ditën e sotme lutemi për paqe. Të kremten e Marisë Hyjlindëse papa e caktoi si ditë të lutjes për paqe. Për këtë arsye është zgjedhur ky tekst i jashtëzakonshëm i bekimit, kjo lutje tepër e bukur e bekimit. Hyji do që njerëzit ta bekojnë njëri-tjetrin.

Fatkeqësisht, koha jonë e kohë e mallkimeve të shumta. Prindërit mallkojnë fëmijët, e fëmijët prindërit. Komshitë i mallkojnë komshitë e vet dhe anasjelltas. Mitë e ngatërruar mallkojnë njeri-tjetrin, popujt i mallkojnë popujt tjerë dhe në këtë mënyrë sillemi në rrethin magjik të mallkimeve. Mirëpo ne jemi të krijuar për bekim siç thonë këto fjalë të bekimit të sinqertë dhe të ngrohtë të cilin Hyji ia dërgon Izraelit përmes ndërmjetësuesve të vet. Në to shohim dashurinë e Hyjit ndaj njeriut, sidomos ndaj Marisë të cilën gjithashtu sot e nderojmë në mënyrë të veçantë. Atmosfera e tillë e bekimit ishte gjithmonë mes Jezusit dhe Marisë. Kjo atmosferë kërkohet të jetë gjithmonë mes secilës nënë dhe fëmijës së saj. Nëna që bekon fëmijët e vet i drejton drejt të mirës sepse ata rritën në atmosferën e hirit, bekimit dhe të çdo gjeje tjetër që është pozitive, fisnike dhe e mirë. Ajo ia lëshon Hyjit në duar. I vendos nën mbrojtjen e tij. Fëmijët që rritën me bekimin e nënës, rritën në siguri dhe në përputhje të brendshme të mrekullueshme psikologjike. Këta fëmijë iu nënshtrohen më pak streseve dhe të priturave tjera psikologjike. Udhëtojnë në jetë të vetëdijshëm se janë të pranuar dhe të dashur sepse ndjen se i përcjell dhe i ruan Dora e Hyjit që është mbi ta. Kjo është ndjenja e jashtëzakonshme e sigurisë për të cilën ka nevojë djalli dhe vajza derisa rritët.

26 E sjelltë Zoti fytyrën e vet drejt teje e ta dhëntë paqen! 27 Kështu ata le ta thërrasin emrin tim mbi bijtë e Izraelit e unë do t’i bekoj”.

Në këtë bekim, tre herë thirret emri i Hyjit. Kjo është shenjë e veçantë e pranisë së Hyjit që është mbrojtje dhe siguri. Çka mund t’i dëshirojmë tjetrit më mirë dhe më shumë se sa bekimin e tillë? Çka mund t’i dëshirojmë tjetrit më bukur, por edhe vetvetes se sa këto fjalë të bekimit? Çfarë mund të na uroj dikush më mirë dhe më të bukur në fillimin e vitit të ri se sa këtë bekim?

Ditën e parë të vitit të ri aq shumë dëshira dhe urime i kemi uruar njeri-tjetrit. Çfarë janë këto urime? Zakonisht sillën rreth shëndetit, suksesit dhe fatit. Shumë pak dëshira na drejtohen që të na përfshi Shpirti i Hyjit dhe të na përcjell bekimi i tij. Ky tekst nga Libri i Numrave është një urim i jashtëzakonshëm për secilin njeri që fillon vitin e ri. T’ia dëshirojmë në lutje secilit njeri.

O Zot, po të lutem që bekimi yt të jetë mbi mua dhe mbi të gjithë ata që i kam të afërm dhe të dashur. Më shndrit me dritën e fytyrës sate mua dhe të gjithë të afërmit e mi: familjen, bashkësinë, popullin, famullinë, dioqezën tim… por edhe mbarë botën. Ma dhuro paqen tënde që të di ti bekoj të tjerët. Je në këtë vit më shumë bekim!


Current track

Title

Artist

Send this to a friend