MEDITIMI I DITËS – BASHKËPUNOJ ME HYJIN
Written by Radio Maria on November 26, 2016
Is 4, 2-6 BASHKËPUNOJ ME HYJIN
Kërkoj hirin: që në Kohën e ardhjes të hapem për bashkëpunim me Hyjin dhe në këtë mënyrë të përgatitem për Kërshëndella.
2 Në atë ditë pinjolli i Zotit do të jetë nder edhe lavdi, fryti i tokës do të jetë mburrje e galdim për të shpëtuarit e Izraelit. 3 Dhe do të ngjajë: kush do të mbetet gjallë në Sion, kush të shpëtojë në Jerusalem, do të quhen të gjithë »shenjtër«, e do të regjistrohen se në Jerusalem rrojnë (Is 4, 2-3).
Në leximin e parë gjatë Kohës së ardhjes më së shpeshti do të lexojmë shkrimet që shkroi Isaia, profet i madh që mbarështimin e vet e kreu gjatë dyzetë viteve. Gjatë gjithë kohës vepron në mënyrë aktive në ngjarjet që ndodhin në vendin e tij dhe në këtë mënyrë bëhet hero i popullit të vet. Isaia është poet, mbi të gjitha njeri i përvojës së papërsëritshme të Hyjit. Prandaj pati mundësi të flas për Hyjin nga ajo që kishte shijuar në takimin personal më Të. Stilin e ka të shkëlqyeshëm dhe zë vend të rëndësishëm në mesin e klasikëve të Biblës.
Po e fillojmë Kohën e ardhjes. Kjo është koha e pritjes dhe e përgatitjes për të kremten e madhe të Kërshëndellave. Për të satën herë e kremtoj Kohën e ardhjes në jetën time? Si kaluan kohërat tjera? Në çfarë e kam përqendruar vëmendjen time gjatë Kohës ardhjes? Të përpiqemi të dëgjojmë çfarë na thotë një nga profetët më të mëdhenj për pritjen e Mesisë. A dëshirojmë vërtetë të përgatitemi për të kremten e madhe të Kërshëndellave? Isaia ka mundësi të na ndihmojë dhe së bashku më të do të përgatitemi më së miri. Më të do të meditojmë dhe do të lutemi gjatë këtyre ditëve. Ai nuk na paraqet vetëm diçka të mjegulluar dhe të paqartë që ndjente, diçka që fliste me hamendje. Përkundrazi, ai besoj qartë dhe thellësisht se do të vij Shëlbuesi. Shpirti i Hyjit e drejtonte dhe e frymëzonte, ndërsa Isaia ishte i hapur përpara frymëzimeve të tij duke lejuar që Ai ta udhëhiqte.
Që në fjalën e parë në mënyrë të mrekullueshme flet për diçka që do të ndodh. Jeton në kohëra të vështira dhe nuk e ka aspak të lehtë që të flasë me urti dhe të veprojë në mënyrë të matur. Mbretëria e veriut tashmë u shpërnda dhe u shkatërrua. Kjo gjë ndodhi pothuajse para syve të tij. I njëjti kërcënim është para mbretërisë Jugore të Izraelit. Isaia, pranë të gjithave, shikon frytin, d.m.th. Mesinë, që do të vij dhe do të jetë për lavdi dhe për mburrje. Të gjitha do të fillojnë që nga fillimi. Asgjë nuk është aq e shkatërruar sa Hyji mos të ketë mundësi përsëri për ta rindërtuar dhe për t’ia dhënë jetën e re.
Ai fletë për Mesinë si për një fryt. Ky është fillimi i jetës dhe i rritës. Në të është fuqia e jetës. Sikurse Jezusi më vonë do të flasë për farën e vogël që rritet në pemë të madhe. Jezusi është fryti. Në të janë jeta dhe fuqia që vinë tek ne. Ky mendim në fillimin e Kohës së Ardhjes na drejton tek lutja. Sido që të jem, me Jezusin mund të filloj përsëri. Kudo që të jem, në të mund të llogarisë. Çfarë optimizmi për këto ditë të Kohës së ardhjes!
Jezusi është «fryti i tokës». Nuk është një person i panjohur që do të vinte nga gjithësia dhe nuk do të ketë asgjë të përbashkët më ne. Përkundrazi, është person i pritur me afsh. Një popull i tërë e pret. Ai do të lind në mesin e tij. Populli jeton në pritje, ndërsa Isaia profet e mbështet fenë e popullit që pret por që gjithmonë është në rrezik që të bie në gjumë ose të pranojë diçka tjetër dhe të largohet nga Hyji. Duhet mbetur në «tepricën», të jemi në mesin e «shenjtërve». Kjo gjë kërkon besnikëri dhe përpjekje. E njëjta gjë vlen për jetën e krishterë. Nuk vjen vetvetiu në duar të asnjë njeriu. Nuk kemi mundësi të mbijetojmë duarkryq. Krishterimi jetohet duke e përvetësuar në vazhdimësi dhe duke u përpjekur për të.
O Zot, po e filloi Kohën e ardhjes. Nuk dëshiroi të më kalojë si kohë e bërë tykë, pa interes dhe pa asnjë dëshirë. Dëshiroi të zgjohem që më shpirt dhe zemër të hapur të përgatitëm për ardhjen Tënde. Më ndihmo që të hapem përpara jetës së re dhe të gëzueshme. Mos lejo që të mbyllem në vetvete dhe të mendoj vetëm për vetën time. Vendose në mua freskinë e ardhjes. Më përfshi më porosinë e pritjes së gëzueshme.
4 E kur Zoti ta ketë larë ndyrësinë e bijave të Sionit, edhe gjakun ta ketë larë që u derdh
në Jerusalem me fuqi të frymës e me forcë të zjarrit, 5 Zoti i lum do të krijojë përmbi mbarë malin Sion e mbi mbarë tubimet e tij një re tymi ditën, kurse natën flakë zjarri të ndezur. Sepse, mburojë mbi të gjitha do të jetë Lavdia 6 tendë që mbron nga vapa e ditës, strehë shpëtimi nga stuhia e shiu.
Hyji e ka nismën. Ai pret bashkëpunimin pa kusht. Ai është pengu dhe themeli i përtëritjes së vërtetë. Ardhja e Mesisë dhe të mirave mesianike do të ndodh pas pastrimit dhe provave. Ai do që praninë e vet në popull ta përtërij siç bëri gjatë kohës së daljes nga robëria e Egjiptit. Shtylla e Resë dhe zjarrit është shenjë e pagabueshme dhe e sigurt për të drejtuar izraelitet në rrugën e tyre.
Hyji është me mua në udhën time! Ai është afër meje gjatë këtyre ditëve të Kohës së ardhjes! A shkoj pas Tij duke ecur shenjave të cilat mi ve në rrugë dhe a i njohë gjurmët e Tij? O Zot, unë llogarisë vetëm në vetën time dhe në fuqitë e mia. Nuk di të dorëzohem Ty dhe nuk di të bashkëpunoj. Gjithmonë jam në skajshmëri: ose dua që Ti të kryesh të gjitha në vend timin ose mbështetem vetëm në fuqitë e mia. Ti gjithmonë ma ofron dorën e bashkëpunimit. Më thua: «Të punojmë së bashku!» Unë kam frikë. Më ndihmo që të dorëzohem. Të falënderoj që më mbron nga djegia e diellit dhe të ftohtit e shtrëngatës.