MEDITIMI I DITËS – ARSYETOJ BESIMIN TIM
Written by Radio Maria on August 30, 2017
Mt 24, 42-51 ARSYETOJ BESIMIN TIM
Kërkoj hirin: që të jem shërbëtor i urtë që arsyeton besimin dhe i kryen detyrat.
Në atë kohë Jezusi u tha nxënësve të vet: 42 “rrini zgjuar, sepse nuk dini se në ç’ditë do të vijë Zotëria juaj! 43 E mos harroni: po ta dinte i zoti i shtëpisë se në ç’orë të natës i vjen vjedhësi, do të rrinte zgjuar e nuk do të lejonte t’i thyhej shtëpia. 44 Prandaj: rrini gati, sepse Biri i njeriut do të vijë në atë orë kur ju s’e pritni.”
Përpara i kemi faqet e reja të Ungjillit të cilat jemi duke i medituar. Në këto faqe Shën Mateu i ka shkruar fjalët e Jezusit me të cilat na fton të rrimë zgjuar që të gatshëm t’i dalim në takim. Na duhet të rrimë zgjuar! Nuk guxojmë të flemë! Nuk e dimë kur mund të vije Zotëria. Sa rëndësi të madhe ka kjo gjë, Jezusi përpiqet këtë ta ndriçojë me shëmbëlltyrën e shkurtër të vjedhësit. Njerëzit e kohës sonë e dinë shumë mirë se çfarë janë vjedhjet dhe sa janë të pranishëm vjedhësit në shoqërinë tonë në të cilën jetojmë. Pranë të gjitha sigurimeve të fuqishme dhe rojtarëve, alarmit dhe policisë, kamerave të fshehta, në gazeta çdo ditë lexojmë për vjedhjet, thyerjen e shtëpi e dhe të bankave. Njerëzit jetojnë vazhdimisht në frikë. Po ta dinim se kur do të vinte vjedhësi, atëherë do të përgatiteshim. Do t’i bënin kurthin, do ta pengonin dhe do ta kapnin. Jezusi dëshiron të na thotë se duhet të jemi të tillë në lidhje me pritjen e ardhjes së Tij. Duhet të rrimë zgjuar dhe të dëgjojmë si të prisnim vjedhësin që u nis për të vjedh. Paraqitja nuk është e zakonshme dhe ka domethënie të madhe.
Është e rëndësishme, o Zot, të rrijë zgjuar, që të besoj më mirë, që të shpresoj më shumë, që të dua më tepër. Më ndihmo që të rrijë zgjuar dhe të të pres ty! Bëj që mos të më befasoj ardhja jote.
45 Vallë, cili është ai shërbëtor besnik e i mençur, që zotëria e vuri përmbi shërbëtorët e vet për t’u dhënë ushqimin në kohën e duhur? 46 I lumi ai shërbëtor, që, kur të vijë zotëria, e gjen duke vepruar kështu! 47 Për të vërtetë po ju them: do t’ia besojë mbarë pasurinë e vet!
Jezusi dëshiron që të theksoj se si në jetën tonë gjithmonë janë të pranishme detyrat që duhet plotësuar. Nuk jemi në tokë që të rrimë pa punë dhe të mos bëjmë asgjë. Gatishmëria jonë dhe besnikëria në kryerjen e detyrave tregojnë më së miri sa rrimë zgjuar dhe si të jetojmë jetën tonë. Secili mori në besim diçka për të plotësuar gjatë jetës së tij. Shumë njerëz përpiqen që të jenë të suksesshëm në këtë gjë. Kështu takojmë njerëzit e shumtë që i kanë zbuluar talentet e veta, i kanë zbuluar aftësitë dhe me zell të madh punojnë në tokë. Mirëpo të gjitha nuk i kemi të qarta dhe të afrueshme prandaj ka shumë njerëz që bashkëpunojnë me gjërat që ju besuan, megjithëse këtë gjë ne as nuk e shohim as nuk e dimë. Nuk është e nevojshme çdo gjë të botohet në gazetë, të shpërndahet përmes radios ose ta incizojnë kanalet televizive. Zotëria i di të gjitha, ai i njeh të gjithë ata që vepruan si shërbëtor të ulët dhe e realizuan jetën e tyre. Askush nuk e përshkroi jetën e tyre, askush nuk e bëri ndonjë reportazh për ta ndërsa Zotëria i bëri zotërues të pasurisë së vet.
O Zot, bëj që të jem si shërbëtori i urtë dhe besnik që i kryen detyrat që iu besuan. Bëj që të jem besnik në familjen time. Që në meshtarinë time të nënshtrohem ty, që në rregulltarin time të jem i qëndrueshëm.
48 Por në qoftë se shërbëtori i keq thotë në zemrën e vet: ‘zotëria im vonon të vijë’ 49 e fillon t’i rrahë shokët e vet e të hajë e të pijë me pijaneca; 50 zotëria i këtij shërbëtori do të vijë shi atë ditë, kur ky s’e pret, shi në atë orë, kur ky s’e di; 51 do ta ndëshkojë rëndë dhe do t’ia caktojë vendin me shtiracakët, ku do të jetë vaj dhe kërcëllim dhëmbësh.”
Shërbëtori nuk ka mundësi të paraqitet ndryshe, ka mundësi që mos t’i kryej detyrat që iu përcaktuan. Ka mundësi të jetë i pakujdesshëm dhe t’i bëj qejfet e veta. Gjithashtu ka mundësi që të jetë i dhunshëm me të tjerët. Me këtë gjë ai tregon se e ka keqpërdorur detyrën. Më këtë gjë u mbyll në botën e vet prej të cilës hoq çdo gjë që kishte mundësi ta kujtonte se Zotëria një ditë do të kthehej. Ky iu dorëzua epsheve të veta dhe bërë çfarë deshi. Për këtë gjë populli thotë: “mund të bësh çfarë të duash, por nuk mund të bësh sa të duash” në përfundimin e të gjithave ndodhi dëshpërimi i madh, përfundimi i tmerrshëm.
O Zot, më ndihmo po të lutem që ta marr seriozisht jetën time. Ndjej shumë shpesh se si më përfshinë entuziazmi i brendshëm dhe më largon prej detyrave që mu besuan. Lufta ndonjëherë është e fuqishme dhe e rëndë. Mos lejo që tu nënshtrohem, bëj që të jem i qëndrueshëm gjatë mundimeve dhe përpjekjeve që më mbajnë të zgjuar duke pritur ardhjen tënde.